Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mes artit dhe guximit: Irina Shayk e ktheu trupin në instalacion mode
Aktualitet

Mes artit dhe guximit: Irina Shayk e ktheu trupin në instalacion mode

• 5 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Modelja u shfaq në tapetin e kuq me një veshje të Alexander Wang, ku në qendër të vëmendjes ishte pjesa e sipërme e stolisur me diamante dhe disa orë luksoze dore

Ata që mendojnë se Heidi Klum u përpoq ta kthente Met Gala-n glamuroze në një lloj “Halloween-i” pranveror, besojnë se edhe kolegia e saj, Irina Shayk, “e humbi terrenin”.

Sipas tyre, shfaqja e “Victoria’s Secret” mbahet në një vend tjetër, i thanë ata modeles së famshme, pa e ditur se ky krijim i pazakontë ishte në fakt një vepër e veçantë e modës dhe e parimeve surrealiste, e lindur nga imagjinata e stilistit të njohur Alexander Wang.

Read more:Një transformim që nuk e prisnin në Met Gala – e njihni yllin e muzikës?

A guxoi vërtet Irina Shayk të paraqitej në Met Gala pothuajse e zhveshur, me pjesën e sipërme më të hollë të veshjes? Të gjithë ata që shtruan këtë pyetje, harruan trendin “naked”, i cili prej muajsh nuk po largohet nga tapetet e kuq. Dhe pse të mos e shfrytëzonte një rast të tillë edhe një nga gratë më tërheqëse dhe më të bukura të kohës sonë?

Modelja e famshme ka dëshmuar shumë herë se nuk ka frikë nga eksperimentet në modë. Në fakt, ajo as nuk ka arsye të frikësohet. Në këtë kreacion dy pjesësh të Alexander Wang, Irina dukej si një perëndeshë e botës antike, e cila për një çast ishte zgjuar për ta magjepsur edhe botën e sotme.

Figura e bukuroshes ruse, e cila së fundmi festoi ditëlindjen e 40-të, vazhdon të jetë e përsosur. Çdo muskul dhe çdo linjë trupore dukej në vendin e vet, gjë që u theksua nga pjesa e sipërme me rripa të artë, e stolisur me diamante, me një orë në pjesën qendrore dhe me dy detaje rrethore që mbulonin në mënyrë strategjike gjoksin.

Read more:Përse Dua Lipa dhe Callum Turner nuk ishin në Met Gala 2026

Krahët i kishte të zbukuruar me orë luksoze dore, ndërsa një tjetër orë shihej edhe rreth qafës, pak mbi gjerdan. Pjesë e këtij “instalacioni” ishte edhe një zinxhir me hallka të gjera, që zbriste deri te kërthiza.

Pjesa e poshtme e veshjes ishte shumë më e thjeshtë: një fund i ngushtë i zi, me bel të ulët dhe me një vel të gjatë.

Read more:Allegri lë jashtë Ardon Jasharin, Ricci favorit për sfidën në “San Siro”

“Ky ‘look’ është menduar si një arkiv i veshshëm, i mbështetur në parimet surrealiste, duke i rikontekstualizuar objektet funksionale si modë”, përcjell Vogue shpjegimin e shtëpisë Alexander Wang.

Art i kostumit në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe liri artistike. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Heidi klum #Imagjinata #Irina shayk #jetë #Met gala

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Delfinët ‘vallëzojnë’ në Gjirin e Vlorës, dhurojnë spektakël në ujërat e kristalta të qytetit bregdetar (VIDEO)
  • “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!
  • Shkodra e ‘parë’ nga Kalaja, turistët mahniten me legjendën e Rozafës
  • Lamallari: Aksidentet në trend rënës gjatë 10 viteve të fundit, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi
  • Emanuel Pjetri, i riu që po i jep turizmit malor në Pukë, e nisi nga pasioni, sot e ka punë me të cilën jeton
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 12 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 9 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by