Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shkodra e ‘parë’ nga Kalaja, turistët mahniten me legjendën e Rozafës
Sociale

Shkodra e ‘parë’ nga Kalaja, turistët mahniten me legjendën e Rozafës

• 2 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kalaja e Shkodrës vijon të presë çdo ditë qindra turistë nga e gjithë bota. Për të huajt ngjitja drejt monumentit më të rëndësishëm historik të qytetit shoqërohet me mistër teksa brenda mureve të saj zbulojnë historinë shekullore, por dhe panoramën unike mbi Shkodren, liqenin dhe lumenjtë.

“Është shumë bukur, vërtet shumë bukur. Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Gjithçka është e këndshme dhe e bukur. Më pëlqen shumë. Pamja është e mrekullueshme” tha një turiste

“Sigurisht që na pëlqen. Pamja është fantastike dhe prej këtu mund të shohësh të gjithë qytetin. Nuk dimë shumë për historinë, vetëm disa gjëra, pasi unë kam origjinë shqiptare. Babai im është nga Shkodra” shtoi një tjetër.

Read more:“Dora e armikut”/ Protestat masive për dorëheqjen e Ramës, Jonila Godole “sfidon” teoritë konspirative: Jo çdo lëvizje ka një dirigjent të fshehur

“Kam qenë këtu kur isha e vogël, rreth katër ose gjashtë vjeçe. Aktualisht jetoj në Greqi, nuk jetoj këtu. Kjo është hera jonë e parë që vij tashmë si e rritur. Na pëlqen vërtet shumë, e duam këtë vend” tha një turiste tjetër.

“Pamja është e bukur dhe kalaja është shumë e madhe e madhështore. Është vërtet shumë bukur. Më pëlqen Shqipëria” tha një turist nga Belgjika.

Read more:Shkodër/ Humbi jetën bashkë me 2 fëmijët e mitur nga shpërthimi i bombolës me gaz, Report Tv siguron foton e 24-vjeçares Bleona Çobaj! Sot përcillet në banesën e fundit

“Këtu ka shumë gjëra të ndryshme për të parë. Ka histori, por edhe qytet dhe shumëçka tjetër. Është e jashtëzakonshme. Kalaja është ruajtur shumë mirë dhe ka një shtrirje tepër të madhe. Ne vijmë nga Katalonja dhe na pëlqejnë shumë kështjellat dhe vende të tilla. Kjo është një nga kalatë më të ruajtura dhe më të bukura që kemi parë ndonjëherë. Pamja është e pabesueshme, është mahnitëse. Kjo është dita jonë e katërt në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Është e mrekullueshme të shohësh të gjitha malet, lumenjtë, rrugët e vjetra që nuk përdoren më dhe rrugët e reja” ” shtoi një turist spanjoll nga Katalonja.

Kalaja e Shkodrës vazhdon të jetë një nga destinacionet turistike më të vizituara në Shqipëri, duke tërhequr çdo ditë vizitorë nga e gjithë bota. Përmes historisë, legjendës dhe panoramës së saj unike, ajo mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe krenaria e qytetit të Shkodrës.

Read more:Temperaturat e larta, meteorologia: Në fundjavë termometri do të shënojë 40 gradë, do të jenë ditët më të nxehta

Në gjashtë mujorin e parë të vitit, sitet kulturore në gjithë vendin njohën gati 618 mijë vizitorë të huaj e vendas.

Lexo edhe
Sociale

Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës (VIDEO)

Sociale

Emanuel Pjetri, i riu që po i jep turizmit malor në Pukë, e nisi nga pasioni, sot e ka punë me të cilën jeton

Tags: #Babai #Belgjika #bota #greqi #jetë #kalaja e rozafes #Shkoder #Shkodra #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës (VIDEO)
  • Emanuel Pjetri, i riu që po i jep turizmit malor në Pukë, e nisi nga pasioni, sot e ka punë me të cilën jeton
  • Më pak foshnje në Fier, përgjysmohen lindjet në 5 vite! Drejtori i Maternitetit: Shkak emigracioni dhe lëvizjet demografike (VIDEO)
  • 40-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas fertilizimit in vitro, mjekët e ‘Koço Gliozhenit’ i korrigjojnë edhe komplikacionin e rrallë në bark (VIDEO)
  • ‘Në Spaç na mbante gjallë Zoti”, të mbijetuarit rrëfejnë besimin që nuk ua theu dot regjimi komunist dhe vitet me Dom Ernest Simon Troshanin
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!
  • Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës (VIDEO)
  • Lamallari: Aksidentet në trend rënës gjatë 10 viteve të fundit, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi
  • Emanuel Pjetri, i riu që po i jep turizmit malor në Pukë, e nisi nga pasioni, sot e ka punë me të cilën jeton
  • Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 9 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 9 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 8 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës (VIDEO)

Një tjetër shifër rekord e lëvizjeve gjatë sezonit turistik veror është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës,…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Emanuel Pjetri, i riu që po i jep turizmit malor në Pukë, e nisi nga pasioni, sot e ka punë me të cilën jeton

Mes dilemës nëse do të qëndronte apo do të ikte, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, Emanuel Pjetri,…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Më pak foshnje në Fier, përgjysmohen lindjet në 5 vite! Drejtori i Maternitetit: Shkak emigracioni dhe lëvizjet demografike (VIDEO)

Vetëm në 5 vitet e fundit numri i lindjeve në qytetin e Fierit ka rënë më shumë se…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by