Vetëm në 5 vitet e fundit numri i lindjeve në qytetin e Fierit ka rënë më shumë se dy herë. Drejtori i Maternitetit të Fierit, Robert Luto rendit emigracionin si arsyen kryesore.
“Nga 2 mijë deri në 2 mijë e 500 lindje që regjistroheshin para 5 viteve, tashmë numri ka zbritur në rreth 1 mijë lindje në vit. Lëvizjet demografike të familjeve shqiptare emigracioni. një pjesë zgjedhin spitalet private por edhe orientimi i një pjese të nënave drejt materniteteve në Tiranë”,- thotë Luto.
Një tjetër tendencë që është parë gjatë viteve të fundit është rritja e lindjeve me operacion cezarian. Sipas shefit të maternitetit, ato janë më të shumta se lindjet natyrale.
Read more:Mot i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme
“Nuk është një trend që ka prekur vetëm fierin por edhe te gjithë Shqipërinë, edhe jo vetëm gjithë botën. nënat janë të prirura që të zgjedhin lindjet natyrale”,- shprehet drejtori i Maternitetit të Fierit.
Në rënie paraqitet edhe numri i aborteve.
Read more:Një vatër zjarri shpërthen në Mallakastër, flakët favorizohen nga era, zjarrfikësit në terren
“Nëse gjatë gjashtëmujorëve të parë të 2025 u regjistruan rreth 300 raste, në 6- mujorin e parë të vitit 2026 ky numër ka arritur në rreth 100. Pjesa më e madhe e rasteve i përket vajzave dhe grave nga zonat rurale”,- deklaron Luto.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 në Fier janë regjistruar rreth 400 lindje.




