Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit të qeverisë”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik!
Politikë

“Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit të qeverisë”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik!

• 1 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka publikuar diskutimin e Stephan Doempke drejtuesi i World Heritage Watch, gjatë sesionit të 48-të të UNESCO-s, duke deklaruar se organizata ndërkombëtare “rrëzoi propagandën e qeverisë” për gjendjen e Liqenit të Ohrit.

Zhupa theksoi se kërkesa për përfshirjen e liqenit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik konfirmon denoncimet e vazhdueshme për dëmtimin e vlerave të tij universale nga betonizimi dhe projektet e zhvillimit. Ajo akuzoi qeverinë se po e trajton trashëgiminë kulturore dhe natyrore si interes ndërtimi e biznesi, duke përmendur Ligjin 21/2024, projektin Drilon–Tushemisht, ndërtimin pesëkatësh në Tushemisht dhe projektin e marinës në Pogradec si shembuj të politikave që, sipas saj, rrezikojnë një pasuri që i përket gjithë njerëzimit.

Read more:Ina Zhupa: Taulant Balla gënjen, Berisha e planifikoi aeroportin e Vlorës në zonën e Levanit, jo në Nartë. Rama e çoi në zonë të mbrojtur!

Statusi i Ina Zhupës:
UNESCO rrëzon propagandën e qeverisë duke kërkuar futjen e liqenit të Ohrit në listën e pasurive në rrezik. Në sesionin e 48-të të UNESCO-s, drejtuesi i World Heritage Watch, Stephan Doempke, tha atë që qeveria shqiptare është përpjekur ta fshehë prej vitesh për liqenin: “Vlera e tij e jashtëzakonshme universale është në rrezik dhe ndikimet e grumbulluara vazhdojnë ta shtyjnë këtë sit unik të Trashëgimisë Botërore drejt dëmtimeve të pakthyeshme”. Kjo është akuza më e rëndë ndërkombëtare ndaj politikës së betonizimit që Edi Rama ka shtrirë mbi trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë.

Qeveria nuk e sheh trashëgiminë si identitet kombëtar. E sheh si parcelë ndërtimi, si biznes dhe si mundësi për klientët e saj. Kjo është filozofia që solli Ligjin 21/2024, që po shkatërron zonat e mbrojtura, dhe e njëjta filozofi po zbatohet edhe në Liqenin e Ohrit. Projekti Drilon–Tushemisht, i zhvilluar nga AADF, nuk është model i mbrojtjes së trashëgimisë, por model i komercializimit të saj. Në vend të konservimit kemi beton, në vend të autenticitetit kemi projekte spektakli, në vend të ekspertizës së trashëgimisë kemi një qasje që e trajton këtë pasuri si mall tregtar.

Read more:“Protesta e së shtunës, më e madhja deri tani”/ Televizioni publik austriak jehonë revoltës së shqiptarëve: Rama akuzohet nga qytetarët për korrupsion! Kërkohet dorëheqja e tij

Nuk është rastësi që në UNESCO u përmendën pikërisht Drilon–Tushemishti, ndërtimin pesëkatësh në Tushemisht dhe projektin e marinës me ndërtime deri në 27 kate në Pogradec si kërcënime serioze për vlerat universale të Liqenit të Ohrit. Kam denoncuar prej kohësh se kjo qeveri nuk ka as vizion dhe as respekt për trashëgiminë. Nuk mund të flasësh për zhvillim, ndërsa shkatërron pasuritë që i përkasin gjithë njerëzimit. Nuk mund të mburresh me turizmin ndërsa betonizon pasuritë e veçanta që bëjne që turistët të zgjedhin të vijnë në Shqipëri.

Read more:Lezha vendos tarifë në varreza, 25 mijë lekë për një vendvarrim dhe rregulla të reja! Ndreu: S’tolerojmë më abuzimet

Lexo edhe
Politikë

“Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi

Politikë

“Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Aktakuzë #Biznes #Biznesi #Edi Rama #Ina zhupa #Liqeni i ohrit #ndërtimi #Organizata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi
  • “Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit
  • LIVE- “Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja!
  • “Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, mbyllet protesta e 62: Nesër për Shqipërinë, jo për partinë!
  • Protesta e të rinjve para SPAK/ Qytetari: U arrestova me urdhër të Belinda Ballukut
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit
  • “Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, mbyllet protesta e 62: Nesër për Shqipërinë, jo për partinë!
  • Asgjë s’e ndal revoltën! Protesta antiqeveritare në ditën e 62-të, qytetarët: Shqipëria e rinisë!
  • LIVE- Revolta qytetare kërkesë të panegociuar dorëheqjen e Ramës! Nis marshimi i qytetarëve në bulevard: Ju erdhi fundi
  • “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë te shkolla e Baletit, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 14 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 10 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar në “Këndin e Fundjavës” tri krizat që, sipas saj, po…

• 53 minuta më parë • 8 min lexim
Politikë

“Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë mban sot protestën kombëtare, ku…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

LIVE- “Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja!

Pas disa orësh protestë para godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në tubimin qytetar kanë vijuar marshimin drejt shkollës “1…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by