Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Minnessota dhe New York Knicks marrin fitoret e para në gjysmëfinale
Aktualitet

Minnessota dhe New York Knicks marrin fitoret e para në gjysmëfinale

• 5 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Minnesota Timberwolves dhe New York Knicks kanë nisur me fitore gjysmëfinalet e konferencave në NBA, duke marrë epërsinë 1-0 në seritë respektive.

Minnesota Timberwolves triumfuan me rezultatin e ngushtë 104-102 ndaj San Antonio Spurs në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore, e zhvilluar në San Antonio. Rikthimi i Anthony Edwards rezultoi vendimtar për mysafirët, teksa ai kontribuoi me 18 pikë, pavarësisht se ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.

Lider për Timberwolves ishte Julius Randle me 21 pikë dhe 10 ribaunde. Në anën tjetër, për Spurs u dalluan Dylan Harper me 18 pikë, si dhe Julian Champagnie dhe Stephon Castle me nga 17 pikë secili.

– YouTube www.youtube.com

Vendasit u afruan në fund të ndeshjes në 104-102 pas një vjedhjeje nga Devin Vassell dhe një realizimi nga Harper, 31 sekonda para përfundimit. Megjithatë, një tentativë për tre pikë nga Champagnie në sekondat e fundit nuk pati sukses, duke i dhënë fitoren Minnesotës.

Read more:Oklahoma 'fshinë' Phoenixin, Orlando merr fitoren e tretë

Një paraqitje historike erdhi nga Victor Wembanyama, i cili regjistroi 11 pikë, 15 ribaunde dhe 12 bllokime, duke vendosur rekord në playoff-et e NBA-së me një triple-double të rrallë që përfshin bllokime.

Edwards, i cili pritej të mungonte të paktën dy ndeshje për shkak të një dëmtimi të pësuar më 25 prill ndaj Denver Nuggets, u rikthye më herët se parashikimet dhe luajti 25 minuta, duke realizuar 8 nga 13 gjuajtje.

Në Konferencën Lindore, New York Knicks dominuan bindshëm Philadelphia 76ers me rezultatin 137-98.

Read more:NBA/ Zhvillohen tre ndeshje në play-off, Cleveland fiton kundër Torontos dhe ka shpresë për gjysmëfinalen! New York e Denver zhgënjejnë në shtëpi

– YouTube www.youtube.com

Jalen Brunson ishte protagonisti kryesor me 35 pikë, ndërsa OG Anunoby shtoi 18 pikë. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Mikal Bridges dhe Karl-Anthony Towns, të cilët realizuan nga 17 pikë secili.

Knicks kështu marrin një epërsi të fortë në seri, duke dhënë sinjale të qarta për synimet e tyre në këtë fazë të Play-Off-it. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Denver nuggets #Minnesota timberwolves #Nba #New york #New york knicks #Para #Philadelphia 76ers #San antonio spurs

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
  • Protestë para Kryeministrisë, tifozët kuqezi drejt ‘Air Albania’! Dy atmosfera të ndryshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO)
  • Ndryshojnë rregullat për profesionistët e rinj të shëndetësisë, pas praktikës kalojnë direkt në Provimin e Shtetit, ja procedura që hiqet (VIDEO)
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Protestë para Kryeministrisë, tifozët kuqezi drejt ‘Air Albania’! Dy atmosfera të ndryshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Bien kreditë me probleme në banka/ Në 3.59%, pranë nivelit më të ulët në 19 vite, huadhënia rritet me 12.5% 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin! 1 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin