Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nuk është vetëm paraburgimi, reforma ka fikur procesin e drejtë gjyqësor
Aktualitet

Nuk është vetëm paraburgimi, reforma ka fikur procesin e drejtë gjyqësor

• 5 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Siç pritej kolegjet e bashkuara e votuan unanimisht iniciativën e lavdërueshme të kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi për të unifikuar vendimet gjyqësore që lidhen me masat e paraburgimit. Një hap i vonuar por tejet i domosdoshëm, duke parë situatën skandaloze të mbingarkimit të burgjeve tona me persona të padënuar.

Një hap gjithashtu i cili evokon nevojat urgjente të ndryshimit dhe korigjimit me të cilat përballet sot drejtësia në Shqipëri. Një vend ku reforma e një dekade më parë ka nxjerrë në pah tashmë të gjitha avantazhet dhe defektet e saj të mëdha e të vogla, ku vetingu rezulton se paska filtruar edhe persona të cilët nuk duhet kurrsesi të kishin marrë në dorë skeptrin e drejtësisë së re dhe ku mali i dosjeve të pagjykuara bëhet gjithnjë e më i lartë ndërkohë që ishte premtuar e kundërta. Është gjithashtu momenti kur shoqëria shqiptare po i drejtohet hyrjes së Bashkimit Evropian dhe ku drejtësia, e jo ndëshkimi, është parimi themelor i një demokracie moderne.

Read more:Të paktën 10 të plagosur me armë zjarri në një aktivitet plot me të rinj në Oklahoma

Në këtë mes drejtësia speciale është më e vrojtuara, më e përfolura dhe e diskutuara. Jo sepse drejtësia që del jashtë këtij kuadrati nuk meriton vëmendje, por sepse drejtësia e re duhej të ishte ai ambjent i imunizuar nga fenomenet negative të sistemit shumëvjeçar ku drejtësia blihej me para dhe ku asnjë politikan e njeri i fuqishëm nuk goditej apo nga ana tjetër nuk trajtohej me standarte dhe të drejta.

Unifikimi i vendimeve që lidhen me masat e paraburgimit është një aspekt pozitiv korigjues mbi drejtësinë e sotme shqiptare. Por ky hap i parë kërkon që të shihet me seriozitet dhe vendosmëri e gjithë panorama e krijuar pas hyrjes në funksion të reformës në drejtësi. Një panoramë në të cilën, mes të gjitha aspekteve të tjera, bie në sy si një mal i lartë figura e prokurorit të plotfuqishëm dhe të armatosur deri në dhëmbë me fuqi dhe kompetenca të paapelueshme. Eshtë sherifi i ri në qytet që po tregon se nuk ka asnjë kujdes për të drejtat e liritë, aq më tepër kur reforma ja lejon ta bëjë diçka të tillë.

Read more:Kërkimet në Google gjatë krizave botërore ofrojnë njohuri të jashtëzakonshme mbi njerëzoren tonë

Reforma në drejtësi ka vënë karron para kuajve kur i ka vënë një kobure të madhe në brez prokurorisë speciale, me të cilën ajo ka të gjithë mundësinë e kësaj bote të terrorizojë cilëndo gjykatë duke e hetuar dhe futur nën përgjim, sapo krijon edhe dyshimin më të vogël që kjo e fundit nuk po jep vendimin që dëshëron në proceset në vijim ku është palë. I kanë dhënë armën pa i dhënë manualin e duhur të përdorimit, por duke i thënë thjeshtë qëllo mbi këdo të të mbushet mendja. Jo më kot edhe ish-kreu i SPAK pati atë moment frojdian para disa kohësh kur tha para një mikrofoni se afërmendsh gjykatat vendosin atë që duam ne!

Kjo prishje skandaloze ekuilibrash e kompetencash brenda një procesi penal ka shbërë vetë procesin penal. Sot NUK KA proces të drejtë dhe të paanshëm gjykimi në drejtësinë speciale, sot ka një proces frike dhe nënshtrimi të GJKKO ndaj SPAK dhe kjo frikë duket se po shtrihet në çdo pore të sistemit të ri të drejtësisë.

Read more:"Duhet të nënshkruajmë me Xhakën, na duhet një lider" – legjendat e Man Utd debatojnë për kapitenin e Sunderlandit

Duket si një paradoks por nuk është i tillë fakti që në syrin e ciklonit përfundojnë proceset e nisura ndaj zyrtarëve të lartë të vendit, ish-presidentë, krerë bashkiakë apo ministra e deputetë. Përtej aludimeve se kjo bëhet për t’i mbrojtur ata nga hetimet, e vërteta e madhe të cilën s’e hedh dot poshtë askush është e ndarë në dy shtresëzime: e para, cilido meriton proces të drejtë hetimi e gjykimi dhe e dyta, nëse këta persona me shumë fuqi e pushtet trajtohen kësisoj, çfarë ndodh me shqiptarin e thjeshtë që nuk ka nga pas as parti, as para e as media që ta mbrojnë dhe që përdoret si mish për top për statistikat e gjyqtarëve e prokurorëve të cilët dalin e rrahin gjoksin “e shihni sa kemi futur në burgje??!

Kjo varësi dhe frikë ekstreme e gjyqtarit special ndaj prokurorit special ka krijuar situata që as në drejtësinë e komunizmit nuk ishin të zakonta. Fjala vjen gjyqtari (e jo prokurori) formulon dhe kërkon hetime shtesë ndaj Ilir Beqajt dhe plot të tjera që vetë Beqaj e avokatët e tjerë i komunikojnë rregullisht në media, Ilir Meta ankohet për shkelje skandaloze në të drejtat e tij si i akuzuar dhe si person i izoluar. Sa për Erion Veliajn, ai gjendet rregullisht përballë denoncuesish anonimë, pa fytyrë, adresë dhe me emra të stisur, duke u mbajtur në paraburgim bashkë me ish-presidentin e ish-ministrin, megjithëse hetimet e tyre kanë përfunduar e dosjet kanë shkuar në gjykatë.

Read more:‘Kafazi është si hotel me 5 yje’/ Ndreca komenton deklaratën e Dados: Shprehje cinike dhe e papërshtatshme për një prokuror (VIDEO)

Aq e rëndë e paradoksale duket kjo situatë, sa në demarshin e fundit të avokatëve të kryebashkiakut në shkurt për të ndryshuar masën e sigurisë, prokurorët thanë që Veliaj duhet të qëndrojë në burg sepse ka marrë avokatë të huaj dhe mund të influencojë për lirimin e tij! Kinezërira të tilla nuk duhet të jenë në repertorin e një drejtësie që i thotë vetes “e re”!

Paraburgimi është një problem i madh i drejtësisë së sotme shqiptare. Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë tenton të vendosë rregull në një mbretëri ndëshkimi që ka mbytur nocionin e drejtësisë së baraslarguar nga palët.

Read more:Starmer në krizë pas sondazheve/ Laburistët drejt humbjes, por kryeministri britanik synon të mbijetojë në krye

Por masa e sigurisë është vetëm paradhoma e procesit të bërjes drejtësi. Fuqizimi shproporcional që reforma ka bërë në favor të prokurorisë speciale vite më parë, me vetëdijen dhe qëllimin e mirë të thyrjes së mitit të pandëshkueshmërisë, sot ka krijuar një “Frankenshtajn” që po shbën vetë thelbin e sistemit, zemrekun e të gjithë procesit: salla e gjyqit duhet të jetë e gjyqtarit, jo e prokurorit. Këtu është dështimi i madh i reformës që duhet korigjuar një orë e më parë. Pa bërë këtë s’kemi bërë asgjë!/JavaNews

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua

Aktualitet

“Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora

Tags: #GJKKO #gjykata e larte #Ilir Meta #jetë #Mali #media #Meta #paraburgim #reforma ne drejtesi #Skënder Minxhozi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua
  • “Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora
  • E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës
  • Shpërthimi me tritol në Kinostudio, lokali në pronësi të babait të vëllezërve Lika që plagosën policin Anxhelo Kumaraku. Dyshohet për hakmarrje
  • I drejtoi armën policisë, djali i ish-deputetit të PD-së lihet në burg, njihet me masën e sigurisë nga Trauma
Nga të njëjtat tag-e
  • I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person që po merrte pjesë në një garë vrapimi në Paris, 10 garues të tjerë përfundojnë në spital
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
  • Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken
  • Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
  • Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale 3 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të… 3 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një 7 vjeçar humbi jetën. Sipas…

• 22 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora

Punonjësja e Bashkia Dibër, e cila u bë virale në rrjetet sociale pas deklaratës gjatë dëgjesës publike për…

• 22 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës

Dy persona i kane dhënë fund jetës sot në Durrës duke u vetëvarur. Ngjarjet e rënda ndodhën përkatësisht…

• 22 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by