Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kërkimet në Google gjatë krizave botërore ofrojnë njohuri të jashtëzakonshme mbi njerëzoren tonë
Aktualitet

Kërkimet në Google gjatë krizave botërore ofrojnë njohuri të jashtëzakonshme mbi njerëzoren tonë

• 3 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Simon Rogers / New York Post
Përkthimi: Telegrafi.com

Përherë na thuhet se interneti na bëri më të izoluar, më të polarizuar dhe më egoistë. Por, si redaktor i të dhënave në Google, puna ime është të mbledh pikëpamje nga mali i të dhënave të kërkimit dhe mund t’ju them se databaza e qëllimeve tona reale dëshmon pikërisht të kundërtën.

Është ndoshta dataseti më i madh publik në ekzistencë dhe mund të pretendojë, në mënyrë të arsyeshme, se përfaqëson njerëzimin në mbarë botën. Kur ka fatkeqësitë, qeniet njerëzore ndjekin në mënyrë të besueshme një rrugë të qartë njohëse – së pari, kërkojmë të kuptojmë kërcënimin dhe, së dyti, ndërmarrim veprime për të ndihmuar të tjerët.

Read more (New york):Fituesi i çmimit Oscar thotë se trofeu mungon pasi u konfiskua në aeroport

Gjendja jonë bazike në një krizë është dhembshuria. Për ta parë këtë në veprim, mund të shohim thjesht se si njerëzit kërkojnë përgjigje për një fatkeqësi të madhe natyrore.

Gjatë fazave fillestare të një ngjarjeje, ka një evolucion të shpejtë në kërkime. Ndërsa një kërcënim afrohet, fillimisht shohim një rritje të kërkimeve informative – njerëzit përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe nivelin e rrezikut.

Read more (interneti):“Unë në Kopshtin Zoologjik”/ 21 vjet më parë, videoja që solli revolucionin e pamjeve online, si lindi Youtube

Por, ndërsa serioziteti i situatës bëhet i qartë, diçka ndryshon. Kërkojmë për “si” – duke kaluar nga mbledhja pasive e informacionit në reagim aktiv. Këtë e pamë gjatë Uraganit Harvi në vitin 2017, kur njerëzit që merrnin masa mbrojtëse dhe grumbullonin furnizime emergjente ndaluan për të kërkuar diçka personale, të kuptueshme dhe shumë njerëzore: “Si ta qetësosh një qen gjatë një stuhie”. Në thelb, kjo është shumë e thjeshtë: së pari – informacion; së dyti – veprim. Pasi angazhohemi, supozojmë se mund të bëjmë diçka dhe duam të dimë si. Kështu kalojnë trendët e kërkimit nga “çfarë është një uragan?” në “si ta qetësosh një qen gjatë një stuhie”.

Mund ta ndjekim saktësisht se si kjo shfaqet në aspektin gjeografik, duke krahasuar ata brenda zonës së fatkeqësisë me ata jashtë epiqendrës. Për ata në rrugën e shkatërrimit, kërkimet lidhen kuptueshëm me mbijetesën dhe mbrojtjen e më të pambrojturve. Në shtator 2024, kur Uragani Helena preku tokën, shtetet e goditura kishin rritje në kërkimet për sigurinë e kafshëve shtëpiake – p. sh. “strehimore për uragane që pranojnë kafshë pranë meje” në Floridë dhe “si të qetësosh një qenush” në Xhorxhia.

Por, jashtë epiqendrës, reagimi lidhet kryesisht me gjetjen e mënyrave për të ndihmuar. Gjëra të tmerrshme ndodhin dhe ne duam të bëjmë diçka për të ndihmuar – edhe kur ngjarjet janë të shkaktuara nga njeriu. Në ditën e sulmit në klubin e natës Pulse në Orlando, në vitin 2016, dhurimet e gjakut u rritën me plus 1 550 përqind në të gjithë ShBA-në. Kjo nuk ndodhi vetëm sepse njerëzit u rreshtuan për të dhënë gjak për viktimat, por gjithashtu pasqyroi një dëshirë të dëshpëruar të publikut të gjerë për të kontribuar në çfarëdo mënyre që mundnin.

Read more (Google):Liria e mediave në Kosovë lëvizë sipas disponimit të respodentëve

Kjo dëshirë për të ndërhyrë është tipar i përsëritur i mendjes sonë kolektive. Kërkimet për “Si të ndihmoj …” nuk kanë qenë kurrë më të larta sesa janë tani në botë në mes të viteve ’20 të shekullit XXI. Ajo që bie në sy nga të dhënat është se shpesh kërkimet nuk lidhen me ndihmën ndaj vetes apo edhe miqve tanë, por me ndihmën ndaj të tjerëve.

Kur ka fatkeqësi natyrore, kërkojmë si të ndihmojmë ose të dhurojmë për një kauzë. Në ditët pas zjarrit shkatërrues të vitit 2023 në ishullin Maui në Havai, kërkimi më i popullarizuar për donacione në Google ishte “donacion për zjarrin në Maui”. E shohim këtë model të përsëritet sa herë që ka një ngjarje të madhe globale – nga kërkimi kryesor për donacione për tërmetin Noto në Japoni më 2024, deri te rritja masive e kërkimeve për “Dhuro për Ukrainën” në vitin 2022.

Read more (Mali):Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias?

Kjo dëshirë për të ndihmuar njihet si ndihmë e ndërsjellë, dhe mendoj se e pasqyron një praktikë të hershme të mbështetjes së njëri-tjetrit. Të dhënat më tregojnë se ne duam të ndihmojmë – sepse mund të identifikohemi me dikë që po kalon në një situatë të vështirë. Kërkojmë detaje rreth një krize – sepse mund ta shohim veten duke vuajtur në të njëjtën mënyrë. Kjo është empati. Madje, e shohim këtë edhe në kërkimet tona të përditshme për njerëzit e dashur: si në ShBA ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, kërkimi më i shpeshtë në këtë kategori – për dekadën e fundit – ka qenë “Si të ndihmosh dikë me depresion”, ndjekur nga ankthi dhe sulmet e panikut.

Gjërat për të cilat kujdesemi, për çdo ditë, vazhdimisht ndryshojnë. Minutë pas minute, sekondë pas sekonde vëmendja jonë është njëkohësisht shumë jetëshkurtër dhe shumë e përqendruar. Por, kur ka rëndësi, atëherë kërkojmë për të ndihmuar.

Read more (Reagim):“Energoinvest”, VLEN: BDI mbron projekt që vetë kuadrot e saj kanë kërkuar të ndërpritet

Mund të dukemi më të polarizuar se kurrë më parë, megjithatë kjo temë e tentimit për të ndihmuar të tjerët shfaqet vazhdimisht në të dhëna.

Gjithnjë ndodhin gjëra të tmerrshme në botë. Por, kur ndodhin, reagimi ynë shpesh është më i thjeshti: duam të ndihmojmë, të rregullojmë gjërat dhe ta përmirësojmë botën rreth nesh. Të dhënat kundërshtojnë fuqishëm idenë se qeniet njerëzore janë të interesuara vetëm për veten. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donacion #Empatia #Google #interneti #Japoni #Mali #New york #Reagim #Simon rogers

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Revolucion!”/ Agron Shehaj: Protestat, përplasje historike mes kryeministrit dhe qytetarëve! Populli kërkon largimin e klasës politike!
  • Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve
  • “Shteti nuk zëvendësohet me spektakël”/ “Neomalsorja”: 4 milionë eurot e stadiumit njëpërdorimësh duhet të investoheshin në parandalimin e zjarreve
  • Shqipëria ndër vendet më të urbanizuara në rajon/ Migrimi drejt qyteteve ka ulur peshën e popullsisë rurale në Shqipëri
  • Google Maps përditëson Shqipërinë – Nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by