Rafineria masive Kirishin e Rusisë ka pezulluar punën për shkak se sulmet me dronë ukrainas dëmtuan njësitë e rafinerisë dhe shkaktuan një zjarr të madh.
Burimet, që folën për “Reuters” në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së situatës, thanë se tre nga katër njësitë e rafinerisë u dëmtuan nga sulmi me dron.
Read more:Pse grinden Ukraina dhe Izraeli për grurin dhe çfarë fshihet pas konfliktit për drithërat
Është e vështirë të vlerësohet sesa kohë do të duhet për të riparuar dëmet në njësi, thanë burimet, duke shtuar se janë dëmtuar edhe disa njësi dytësore.
Guvernatori i Rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, tha herët të hënën se një zjarr kishte shpërthyer në zonën ku ndodhet Kirishi. Rafineria Kirishi është goditur nga disa sulme me dronë këtë vit, më i madhi në maj.
Read more:Tjetër sulm me dron nga Ukraina/ Goditet ndërtesa e lartë në Moskë, nuk raportohet për viktima
Kapaciteti i rafinerisë është 20 milionë ton metrikë në ditë, ose rreth 400 mijë fuçi në ditë. Rafineria ka përpunuar rreth 18 milionë ton në vit në vitet e fundit, duke përfaqësuar rreth 7% të vëllimit të përgjithshëm të rafinimit të naftës në Rusi.
