Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A po përgatitet "operacioni pasardhësi" në Kremlin?
Aktualitet

A po përgatitet "operacioni pasardhësi" në Kremlin?

• 6 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dhjetë vite nga sot, një president i ri i Rusisë do të bëjë betimin para kombit, përpara elitës politike, fetare dhe ushtarake të vendit. Vetëm për herë të dytë në këtë shekull, vëmendja e tyre do të jetë e drejtuar ndaj dikujt tjetër dhe jo ndaj Vladimir Putinit.

Të paktën kështu është në teori, pasi sipas kushtetutës ruse, kufizimi i mandateve presidenciale të Putinit përfundon në vitin 2036, ndërsa inaugurimet tradicionalisht mbahen më 7 maj, shkruan The Times.

Megjithatë, shumë gjëra mbeten të pasigurta. A do të jetë Putini, i cili në vitin 2036 do të jetë 83 vjeç, i gatshëm t’ia dorëzojë pushtetin një pasardhësi, apo do të përpiqet, si carët e së kaluarës, të sundojë deri në fund të jetës?

Duke pasur parasysh se lufta në Ukrainë po krijon gjithnjë e më shumë probleme ekonomike dhe shoqërore në Rusi, shtrohet pyetja nëse ai do ta arrijë fare momentin për të marrë një vendim të tillë.

Read more:Ylli i Liverpoolit i gatshëm të pranojë ulje page për t’u larguar nga klubi në verë

Frika nga një grusht shteti në Kremlin

Kur Putini nisi luftën në vitin 2022, ai besonte se kjo do t’i siguronte një vend ndër liderët më të mëdhenj rusë në histori. Në vend të kësaj, pushtimi i pasuksesshëm e ka lënë atë ndoshta në pozicionin më të dobët gjatë 26 viteve të sundimit të tij.

Në vend të paradave fitimtare në Kiev, Putini gjithnjë e më shumë po përballet me frikën nga një komplot i mundshëm nga anëtarë të elitës politike ruse, të cilët mund të përpiqen ta rrëzojnë apo madje ta vrasin me dronë, sipas një vlerësimi të një agjencie evropiane të inteligjencës, emri i së cilës nuk është bërë publik dhe që ka rrjedhur në media.

Në raportin e dorëzuar mediave perëndimore thuhet se Kremlini ka forcuar masat e sigurisë rreth Putinit, përfshirë ndalimin e përdorimit të telefonave me qasje në internet për zyrtarët që punojnë me të. Ai dhe familja e tij thuhet se kanë ndalur vizitat në rezidencat e tyre luksoze, ndërsa Putini kalon javë të tëra në bunkerë, përfshirë edhe ata në rajonin e Krasnodarit në jug të Rusisë.

Read more:Shkurtimi i numrit të trupave gjermane i dërgon sinjal të gabuar Rusisë, thonë dy republikanë të lartë amerikanë

Pas vrasjes së liderit suprem iranian, ajatollahut Ali Khamenei, në një sulm ajror amerikano-izraelit në shkurt, Rusia ka filluar të kufizojë internetin mobil në Moskë. Këto kufizime kanë prekur më së shumti qendrën e qytetit.

Ndërprerja e internetit

Besohet se ky veprim është nxitur nga raportimet sipas të cilave Izraeli ka arritur të gjurmojë lëvizjet e Ali Khameneit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë iranianë duke hakuar kamerat e mbikëqyrjes në rrugë.

Në Moskë ka rreth 250 mijë kamera të tilla, dhe Kremlini është shqetësuar se Putini mund të bëhej objektiv në të njëjtën mënyrë nga Ukraina ose kundërshtarë të tjerë, sipas figurave opozitare dhe mediave ruse, transmeton Telegrafi.

Nga Kremlini është thënë se ndërprerja e internetit, e cila ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Moskë, ishte e domosdoshme për të parandaluar sulmet ukrainase, pa përmendur shqetësimet për sigurinë e Putinit.

Read more:Tjetër sulm me dron nga Ukraina/ Goditet ndërtesa e lartë në Moskë, nuk raportohet për viktima

Megjithatë, portali ultranacionalist moskovit “Cargrad” ka raportuar se ndalimi i paprecedentë i internetit mobil është me shumë gjasë pasojë e drejtpërdrejtë e “ndjekjes së pamëshirshme” të Izraelit dhe aleatit të tij amerikan ndaj liderëve iranianë.

“Janë shfaqur teknologji të reja – inteligjenca artificiale, sistemet e mbikëqyrjes dhe kamerat që mundësojnë gjurmimin e lëvizjeve të njerëzve”, ka thënë për televizionin ukrainas, Dmitrij Gudkov, ish-deputet rus që jeton në mërgim. “Mendoj se Putini para së gjithash e sheh këtë situatë dhe mendon për sigurinë e tij personale. Ai tashmë ka një nivel të jashtëzakonshëm mbrojtjeje, por ngjarje të tilla sigurisht që mund t’i shtojnë frikërat e tij”, shtoi ai.

Operacioni “Pasardhësi”

Raporti evropian pretendon se Sergei Shoigu, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, “lidhet me rrezikun e një grushti shteti, pasi vazhdon të ketë ndikim të konsiderueshëm brenda elitës ushtarake”.

Read more:Gafë virale: Babai i Gigi Hadid publikon foto të bërë me AI duke menduar se është vajza e tij në 'Met Gala 2026'

Shojgu dikur konsiderohej shumë i afërt me Putinin, madje nga disa shihej edhe si një pasardhës i mundshëm. Megjithatë, arrestimi në mars i ish-zëvendësministrit të tij dhe bashkëpunëtorit të ngushtë, Ruslan Calikov, nën akuza për korrupsion, sipas raportit mund të jetë një paralajmërim për Shojgun.

Raporti nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, dhe publikimi i tij ka nxitur dyshime se mund të jetë një përpjekje e shërbimeve perëndimore të inteligjencës për të shkaktuar përçarje në Moskë. Edhe politikanët opozitarë në mërgim shprehin dyshime se Shojgu ka potencial apo vullnet për t’u përballur me Putinin.

“Putini nuk bën plane afatgjata”

Andrej Pivovarov, politikan opozitar i liruar nga burgu rus gjatë një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2024, tha për Shoigun se “ai është bërë objekt talljeje. Është e vështirë të besohet se mund të mbështetet seriozisht në besnikërinë e njerëzve, sidomos të atyre nga aparati i sigurisë”.

Read more:“SHBA nuk mbron dot bazat e saj”, Mojtaba Khamenei: Ata janë një ‘tigër letre’

Abas Galiamov, analist politik në mërgim dhe ish-shkrues i fjalimeve të Putinit, vlerëson se Putini nuk bën plane afatgjata.

“Putini jeton nga dita në ditë. Prandaj, aktualisht nuk përjashton asnjë mundësi, madje as atë që mund të largohet nga pushteti. Ai po shqyrton pasardhës të ndryshëm dhe përpiqet të kuptojë se kush prej tyre është më i përshtatshëm për role të caktuara”, tha ai.

Putini në vitin 2025 deklaroi se “gjithmonë mendon” për atë se kush mund ta udhëheqë Rusinë pas tij, por nuk përmendi asnjë emër. Megjithatë, analistët kanë përmendur disa pasardhës të mundshëm, ndër të cilët veçohen Alexey Djumini, ish-truproja e tij dhe bashkëpunëtor i afërt, kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin, si dhe zëvendëskryeministri Dmitrij Patrushev. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Tags: #Ali khamenei #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #Internet #Izraeli #jetë #Kremlini #Rusia #Vladimir putin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet
  • Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti
  • Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime
  • Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h
  • Ura “e harruar” në Fier/ Lidh dy skaje të qytetit, por është tërësisht e amortizuar dhe rrezikon qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Irani forcon aleancën me Kinën, kryetari i parlamentit Ghalibaf emërohet i dërguar special i Teheranit në Pekin
  • “Qetësia para stuhisë”, rriten dyshimet për sulme ndaj Iranit, Netanyahu pritet të flasë me Trump
  • Tensione të reja në kufi, Izraeli urdhëron evakuimin e katër zonave në Libanin jugor
  • Teknologjia në luftë/ Ukraina prezanton super dronin, ka aftësi të godasë objektiva deri në 1 mijë kilometra larg
  • “Sukses pavarësisht fushatave të shpifjes”/ Përplasje mes Izraelit dhe Spanjës gjatë Eurovisionit, Pedro Sanchez: Që lufta të mos jetë indiferente…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Britani e Madhe/ 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe rrezikojnë sjellje të dëmshme 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lufta/ Mediat në Teheran: Bisedime me vendet e BE-së për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit! Pezeshkian letër Papës: Izraeli dhe SHBA kryenë krime lufte në Iran 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Maliq, dyshohet se ndërroi jetë tre ditë më parë 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Takimi Maqedoni e Veriut-Shqipëri/ Zhupa: Trashëgimia natyrore, përgjegjësi e përbashkët për brezat e ardhshëm 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë “Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë” 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Një efektiv policie jashtë shërbimit është plagosur në orët e para të të hënës në Shkozë. Sipas Policisë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Familja e të moshuarës Sheko Ademi, e cila pretendon se është dhunuar nga policia teksa mbron pronën e…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime

Autoritetet nga 15 vende punuan së bashku për të shkatërruar një grup të rrezikshëm kriminal përgjegjës për mashtrimin…

• 7 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by