Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ferat Shala tërhiqet nga gara për deputet: PDK-së i duhet një frymë e re
Aktualitet

Ferat Shala tërhiqet nga gara për deputet: PDK-së i duhet një frymë e re

• 6 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se vendimi i tij është i “parevokueshëm” dhe se vjen pas një reflektimi për nevojën e një “frymëmarrjeje të re” brenda PDK-së.

Në një postim në Facebook, Shala ka njoftuar se pas katër mandatesh si deputet në Kuvendin e Kosovës ka vendosur të mos kandidojë sërish.

“Pas një angazhimi të gjatë politik, përkatësisht katër mandate si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Shala ka theksuar se vendimi është i pakthyeshëm dhe nuk lidhet me shmangie nga përgjegjësia politike apo nga idealet e partisë.

Read more:Marrëveshja me Ramën, PDK do të marrë drejtimin e 7 drejtorive në kryeqytet

“Ky është një vendim i parevokueshëm… Ky vendim nuk është aspak shmangie nga përgjegjësia politike, as nga idealet liribërëse dhe shtetndërtuese të PDK-së”, ka theksuar ai.

Sipas Shalës, arsyeja kryesore është krijimi i hapësirës për një brez të ri kuadrosh politikë, me energji dhe ide reformuese.

“Këtë vendim e marr… [për] krijimit të hapësirës për një brez të ri kuadrosh politikë, me energji të re, me ide reformatore”, ka shkruar ai.

Read more:PDK kritikon Qeverinë: 6 vite dështim në sektorin e energjisë, Kosova e varur nga importi

Në të njëjtën deklaratë, Shala ka vlerësuar se PDK ka nevojë për “rilindje të brendshme” dhe rifreskim politik, duke insistuar se duhet të ruhet trashëgimia dhe fryma autentike e saj.

“Mendoj se në PDK duhet të krijohet hapësirë për një frymëmarrje të re politike… Një frymëmarrje që duke e ruajtur trashëgiminë dhe frymën autentike politike, të arrijë t’u përgjigjet me guxim dhe vizion sfidave të kohëve që po vijnë”, ka shkruar Shala.

Ai ka bërë vlerësime edhe për situatën politike në vend pas zhvillimeve të vitit 2020, duke përmendur dorëheqjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe dorëzimin e tij në Hagë, si dhe dorëzimin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Read more:Arjola Demiri dhe Fifi pajtohen pas katër vitesh

“Ngjarjet që pasuan pas dorëheqjes së Presidentit… z. Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, z. Kadri Veseli, dhe dorëzimit të tyre në Hagë, më 5 nëntor të vitit 2020, prodhuan një realitet të ri…”, ka shkruar Shala, duke shtuar se beson se kjo është “vetëm një krizë kalimtare”.

Shala ka theksuar se vendimi për moskandidim nuk nënkupton largim nga PDK-ja dhe se do të vazhdojë të jetë pjesë e strukturave udhëheqëse të partisë.

“Vendimi im për mos kandidim… nuk do të thotë aspak largim nga PDK-ja. Përkundrazi, unë do të vazhdoj të jem pjesë e strukturave të PDK-së, në Kryesi dhe Këshill Drejtues”, ka shtuar ai.

Read more:Hungari/ Peter Magyar akuzon Orbanin për ‘plaçkitje të arkës së shtetit’ para largimit nga pushteti

Në fund, Shala ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij, duke shprehur mirënjohje të veçantë për figurat e PDK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

“Dua të shpreh mirënjohjen time… ndaj… Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit…”, ka shkruar Shala. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Facebook #Ferat shala #Hagë #Hashim thaçi #jetë #Kadri veseli #Pdk #Zgjedhjet 2026 #Zgjedhjet e jashtëzakonshme

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 1 lexime · 10 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by