Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Gjuetarët e Sarajeva Safari” që paguanin për të qëlluar civilë, 'garonin për të vrarë gratë më të bukura'
Aktualitet

“Gjuetarët e Sarajeva Safari” që paguanin për të qëlluar civilë, 'garonin për të vrarë gratë më të bukura'

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Entuziastët e armëve që udhëtuan mijëra kilometra për të qëlluar civilë të pafajshëm për qejf gjatë rrethimit të Sarajevës garuan për të parë se kush mund të vriste gratë më të bukura, pohon një libër.

Turistë të pasur nga Rusia, Kanadaja dhe SHBA-ja bënë udhëtime fundjave në qytetin me shumicë myslimane dhe paguan luftëtarë serbë për t’u bashkuar me të ashtuquajturin Safari i Sarajevës, midis viteve 1992 dhe 1995, transmeton Telegrafi.

Pretendimet e pakëndshme nga konflikti i përgjakshëm – i cili la më shumë se 11,500 civilë të vdekur – u trajtuan në një dokumentar të vitit 2022 që sugjeroi se turistët perëndimorë, përfshirë britanikët, gjermanët, spanjollët dhe italianët, si dhe snajperistët nga Rusia, SHBA-ja dhe Kanadaja, paguanin shuma më të larta për të qëlluar fëmijë.

Tani, një libër i quajtur “paguaj dhe qëllo” nga gazetari kroat Domagoj Margetic ka botuar një mori dokumentesh që i janë dhënë autorit nga një oficer i inteligjencës boshnjake para se të vritej në vitin 1996.

Read more:I ftuar në Samitin e Komunitetit Politik Europian, Rama mbërrin në Armeni, pritet nga kryeministri Pashinyan (VIDEO)

Nedzad Uglen mblodhi prova të “safarit”, duke përfshirë dosje që tregojnë se turistët u paguanin trajnerëve të tyre serbë 80,000 marka në atë kohë – për të qëlluar burra dhe gra të moshës së mesme, raportoi The Times.

Por gratë e reja do të kërkonin një çmim më të lartë prej 95,000 markash, ndërsa “shënjestrat” më të shtrenjta ishin gratë shtatzëna, me çmim 110,000 marka.

Margetic tha: “Uglen shkroi gjithashtu se të huajt garonin për të parë se kush mund të qëllonte gratë më të bukura”.

Read more:20-vjetori i themelimit të Klubit Vespa Shqipëri, motoristë nga gjithë Europa ‘zbarkojnë’ në Durrës, shumë prej tyre italianë

Agjenti zbuloi se kishte folur me anëtarë të milicisë serbe të Bosnjës e Hercegovinës që pritën snajperistët e huaj – me “shumë” që pretendonin se një mbretëror evropian ishte midis atyre që morën pjesë.

“Ai do të mbërrinte me helikopter, do të qëndronte në Vogosca pranë Sarajevës dhe donte të qëllonte fëmijë”, pretendoi ai.

Libri zbulon gjithashtu se si ideja për ‘safarin’ lindi në Kroaci, jo në Serbi, dhe përfshinte një kroat që më parë punonte për inteligjencën jugosllave.

Read more:Ndalimi i telefonave në shkollat amerikane nuk solli përmirësim në rezultate

Libri i Margeticit mbështet pretendimet e mëparshme se gjakderdhja pa dallim e parë gjatë atyre viteve mund të mos jetë kryer vetëm nga milicitë serbo-boshnjake, por edhe nga civilë të zakonshëm të etur për emocione.

Të huajt e pasur donin të merrnin pjesë në këtë veprim – dhe paguanin shumë për të jetuar fantazitë e tyre duke udhëtuar në Sarajevë në fundjavë për të marrë pjesë në një ‘safari njerëzor’. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bosnje e hercegovinë #italianët #jetë #Kanadaja #Kroaci #Libri #Para #Safari i snajperëve #Sarajeva

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin