Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar në Rinas 34-vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, i dyshuar si pjesë e grupit të Marklen Hakës.
Ai u kap duke lëvizur me automjet, ndërsa kishte me vete një armë zjarri pistoletë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër në momentin kur u ndalua për kontroll nga forcat “Shqiponja”.
Aurel Deliu është person me precedent penal dhe i skeduar më herët nga policia. Në vitin 2021, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me një tjetër person, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për kontroll.
Read more:Tirana në vëmendjen e CNN – Modeli i TIA-s që po tërheq vëmendjen ndërkombëtare
Lajm në përditësim…
——-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë


