Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Konjufca në Irlandë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE
Aktualitet

Konjufca në Irlandë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Irlandë, ku ka takuar përfaqësues të lartë shtetërorë dhe parlamentarë, me fokus forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe integrimin evropian të Kosovës.

Gjatë vizitës, ai u takua me Ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti, Helen McEntee, me të cilën diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Në vizitën time të parë bilaterale në Irlandë pata kënaqësinë të takohem me Ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti znj. Helen McEntee, me të cilën diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës, miqësinë mes popujve tanë dhe shumë vlera të përbashkëta që ndajmë,” ka deklaruar Konjufca.

Ai theksoi se ekziston një vullnet i përbashkët për të thelluar raportet mes dy shteteve. “Ishte vlerësim i përbashkët që raportet tona duhet të zgjerohen dhe intensifikohen në shumë drejtime dhe fusha”, u shpreh ai.

Read more:Detyra jote është e thjeshtë, por sfiduese – duhet të gjesh se cila vazo do të thyhet

Një ndër temat kryesore të takimit ishte integrimi evropian i Kosovës. Konjufca bëri të ditur se ka kërkuar mbështetjen e Irlandës për aplikimin e Kosovës në Bashkimi Evropian.

“Duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Evropian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”, tha ai.

Sipas tij, palët u pajtuan se Kosova duhet të jetë pjesë e proceseve integruese rajonale. “U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian,” shtoi Konjufca.

Read more:Kuvendi i Kosovës përkujton Rexhep Qosjen, vlerësohet lartë figura e tij

Gjatë qëndrimit në Irlandë, ai zhvilloi takime edhe me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e BE-së të parlamentit irlandez, si dhe me senatorin Pat Casey.

“Këto takime riafirmuan mbështetjen parlamentare të Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës”, përfundoi Konjufca. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi evropian #Detyrë #Glauk konjufca #Helen mcentee #Integrimi evropian #Irlanda #jetë #Kosova

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Spitalet janë skandal”/ Protestuesi: Rama të largohet dhe të na përfaqësojnë krerë të tjerë
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
  • Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
  • INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi
  • “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 24 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 23 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 17 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by