Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN
Botë

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Themeluesi i CNN, Ted Turner, një nga pionierët më të mëdhenj të lajmeve ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Sipas një njoftimi për shtyp Turner u nda nga jeta këtë të mërkurë. Ai ishte një figurë ikonike e medias, i njohur për revolucionarizimin e transmetimit të lajmeve me krijimin e CNN, rrjeti i parë 24-orësh i lajmeve në botë.

I lindur në Ohajo dhe i rritur në Atlanta, Turner ndërtoi një perandori të fuqishme mediatike. Përveç CNN, ai zhvilloi kanale të njohura televizive për filma dhe vizatime, si dhe zotëroi ekipe sportive profesionale, përfshirë Atlanta Braves.

Read more:Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit

Përtej biznesit, Turner ishte një figurë shumëdimensionale: jahtman i njohur ndërkombëtarisht, filantrop dhe aktivist. Ai themeloi Fondacionin e Kombeve të Bashkuara, mbështeti eliminimin global të armëve bërthamore dhe u angazhua fuqishëm për mbrojtjen e mjedisit.

Megjithatë, ishte vizioni i tij për transmetimin e lajmeve në kohë reale, 24 orë në ditë, që e bëri atë një figurë transformuese në gazetari. Në vitin 1991, revista ‘Time’ e shpalli “Njeriu i Vitit” për ndikimin e tij global në mënyrën si publiku përjeton ngjarjet.

Turner më vonë ia shiti rrjetet e tij kompanisë Time Warner dhe u tërhoq nga drejtimi aktiv i biznesit, por gjithmonë e konsideroi CNN si “arritjen më të madhe” të jetës së tij.

Read more:Jose Mourinho i vendos kushte Real Madridit gjatë telefonatës me Florentino Perezin

Në një reagim, drejtori ekzekutiv i CNN Worldwide, Mark Thompson, e përshkroi Turner si një lider të guximshëm dhe vizionar: “Ai ishte dhe do të mbetet shpirti udhëheqës i CNN. Ne qëndrojmë mbi supet e tij.”

Në vitin 2018, pak para se të mbushte 80 vjeç, Turner bëri publike se vuante nga Leëy body dementia, një sëmundje progresive e trurit. Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për një formë të lehtë të pneumonia, nga e cila u rikuperua përkohësisht në një qendër rehabilitimi.

Lexo edhe
Botë

Britania dërgon anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, Londra dhe Franca përgatiten për mbrojtjen e Hormuzit

Botë

Rusia feston Ditën e Fitores me ceremoni 46-minutëshe/ Putini mban fjalimin më të shkurtër në 5 vitet e fundit: Fati i vendit vendoset nga luftëtarët

Tags: #Cnn #Filma #jetë #Para #Reagim #Shpirti #spital

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Britania dërgon anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, Londra dhe Franca përgatiten për mbrojtjen e Hormuzit
  • Rusia feston Ditën e Fitores me ceremoni 46-minutëshe/ Putini mban fjalimin më të shkurtër në 5 vitet e fundit: Fati i vendit vendoset nga luftëtarët
  • Tronditëse në Britani, çifti i njohur homoseksual del në gjykatë për akuza të rënda për përdhunim dhe shfrytëzim seksual
  • Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja
  • Sulme të reja në Liban, të paktën 11 të vrarë në bastisjet izraelite në jug të vendit dhe pranë Bejrutit
Nga të njëjtat tag-e
  • Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës
  • Hungari/ Fundi i epokës Orban, Magyar betohet si kryeministër
  • Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja
  • Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli
  • Ismet Beqiri tërhiqet nga gara për deputet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Sarandë/ 10 persona shkuan të rrëmbenin të riun, pronari i karburantit vritet me plumb në kokë: S’e prekni në shtëpinë time! Hetohet pista e konfliktit për motive pronësie 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Harry ndjen mungesën e familjes mbretërore – pamjet e Charlotte i rikthyen një dhimbje të vjetër 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Në Zagreb është kapur një peshk i rrallë me peshë 45 kilogramë 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Tronditje te Milani: Max Allegri dhe Igli Tare drejt largimit? 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind 4 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Gashi: Vendi ynë përballet me plakje të popullsisë, rënie të natalitetit dhe migrim të të rinjve – sfidat demografike kërkojnë politika afatgjate 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Britania dërgon anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, Londra dhe Franca përgatiten për mbrojtjen e Hormuzit

Britania e Madhe ka njoftuar se do të dërgojë anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, në…

• 22 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

Rusia feston Ditën e Fitores me ceremoni 46-minutëshe/ Putini mban fjalimin më të shkurtër në 5 vitet e fundit: Fati i vendit vendoset nga luftëtarët

Në Sheshin e Kuq, lartësimi i fuqisë ushtarake ruse u shfaq kryesisht përmes ekraneve gjigante dhe materialeve të…

• 29 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

Tronditëse në Britani, çifti i njohur homoseksual del në gjykatë për akuza të rënda për përdhunim dhe shfrytëzim seksual

Një çift homoseksual në Britani është paraqitur sot në gjykatë i akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe trafikim…

• 60 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by