Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Rritet sërish çmimi për kurban në Kosovë
Aktualitet

​Rritet sërish çmimi për kurban në Kosovë

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit, duke arritur në 200 euro, krahasuar me 180 euro sa ishte më 2025.

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar fushatën “Kurbani 2026”, ku ka bërë të ditur se çmimi për një kurban është caktuar 200 euro. Në materialin promovues të publikuar nga Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë theksohet se mjetet do të dedikohen për familjet në nevojë, me moton: “Bëhu pjesë e sakrificës! Mirësia jote, shpresë për ta”.

Nga ana tjetër, edhe organizata “Islamic Relief Kosova”, që po ashtu organizon therjen e kurbanit sipas standardeve dhe kushteve më të larta higjienike, duke pretenduar se këtë e bën duke respektuar të gjitha dispozitat fetare, ka njoftuar për të njëjtin cmim.

Sipas njoftimit të organizatës, çmimi për një hise në lopë është po ashtu 200 euro, ndërsa thuhet se mishi i kurbanit do t’u shpërndahet jetimëve dhe familjeve në kushte të vështira jetësore.

“Ndërkohë një hise të mishit mund ta merrni dhe ta shijoni edhe ju me të afërmit tuaj”, thuhet në njoftimin e “Islamic Relief Kosova”.

Read more:Konjufca në Irlandë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

BIK ka bërë me dije se pagesat për kurbanët mund të realizohen në këshillat e Bashkësisë Islame nëpër komuna, si dhe përmes llogarive bankare të publikuara nga organizatorët.

Rritja e çmimit prej 20 eurosh vjen në kohën kur tregu i bagëtive dhe kostot e produkteve ushqimore kanë shënuar ngritje krahasuar me vitet e kaluara.

Feja islame rekomandon fuqishëm therjen e Kurbanit, gati deri në statusin e obligimit, për të gjithë ata që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë. Përndryshe, Kurbani, sipas literaturës fetare, konsiderohet një vepër bamirësie dhe afërsie shpirtërore me Zotin, ndërsa theks i veçantë i kushtohet ndihmës ndaj të varfërve dhe shpërndarjes së mishit për ata që kanë më pak mundësi për ta blerë e konsumuar atë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Islamic relief kosova #Kosova #kosove #Kurban bajrami #Kurbani 2026 #prishtine

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 4 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin