Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Lufta/ SHBA dhe Irani pranë dakordësisë për një marrëveshje! Raketa godet një automjet në bazën italiane të UNIFIL! Trump bisedë telefonike me Netanyahun
Aktualitet

Lufta/ SHBA dhe Irani pranë dakordësisë për një marrëveshje! Raketa godet një automjet në bazën italiane të UNIFIL! Trump bisedë telefonike me Netanyahun

• 7 Maj, 2026 • 12 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasditen e sotme një raketë, origjina e së cilës është ende duke u përcaktuar, ra brenda bazës Shama, ku ndodhet kontingjenti italian i UNIFIL Sector West, në Liban. UNIFIL njoftoi lajmin, duke specifikuar se “nuk u raportuan të lënduar midis personelit italian, vetëm dëme të vogla në një automjet ushtarak”. Hetimet janë duke u zhvilluar aktualisht për të përcaktuar me saktësi origjinën e raketës, si dhe rrethanat e incidentit.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump pas takimit të Këshillit të Sigurisë Politike, raportoi Ynet.

Presidenti i Iranit tha se ka zhvilluar një takim dy orë e gjysmë me Mojtaba Khamenein, sipas mediave lokale, duke shënuar takimin e parë të raportuar mes një zyrtari të lartë iranian dhe udhëheqësit të ri suprem të vendit.

Sipas mediave amerikane, Irani do t’i përgjigjet sot draftit të marrëveshjes amerikane që përmban 14 pika për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një kuadër për negociata më të detajuara.

Plani parashikon angazhimin e Teheranit për një moratorium mbi programin bërthamor, miratimin nga SHBA për heqjen e sanksioneve dhe zhbllokimin e fondeve të ngrira, si edhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Disa klauzola të draftit amerikan konsiderohen “të papranueshme” nga regjimi islamik, raportoi CNN duke cituar burime të informuara.

Sakaq edhe mediat në Lindjen e Mesme duket se disponojnë të njëjtin informacion. Televizioni saudit Al Arabiya tha duke cituar një burim pakistanez se Iran pritet t’i përgjigjet këtë të enjte propozimit amerikan për një marrëveshje bërthamore, duke konfirmuar lajmin e mëparshëm të CNN.

Në anën tjetër SHBA dhe Irani kanë arritur marrëveshjet e para për heqjen graduale të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit. Këtë e raporton media arabe al Hadath. “Negociatat po bëjnë përparime”, thuhet në raport, “Irani do ta rihapë gradualisht Hormuzin dhe Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë bllokadën detare të porteve iraniane”.

Sipas portalit, “një zgjidhje për nisjen e anijeve të bllokuara mund të vijë brenda orëve të ardhshme”. Pavarësisht optimizmit të kujdesshëm për mundësinë e një marrëveshjeje, Pakistani ka sqaruar se aktualisht nuk është planifikuar një takim i drejtpërdrejtë mes SHBA dhe Iran. “Nuk ka marrëveshje për ndonjë takim të drejtpërdrejtë” tha një burim pakistanez për Al Arabiya.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërkuar nga Teherani një përgjigje të shpejtë ndaj propozimit të tij me 14 pika. Në të njëjtën kohë ai ka lënë të hapur edhe mundësinë e rikthimit të sulmeve kur të mërkurën tha se Irani duhet të pranojë memorandumin ose SHBA do të rikthehet në luftë me sulme edhe më të ashpra se më parë.

Read more:Obama: Netanyahu përdori të njëjtat argumente me Donald Trumpin si me mua për Iranin

Sa i takon programit bërthamor burimet amerikane të këtyre dy mediave thanë se Irani mund të shkojë drejt një moratoriumi nuklear deri në 15 vite ndërsa SHBA kanë kërkuar 20.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:16

Wall Street Journal: SHBA-të po shqyrtojnë rifillimin e Operacionit ‘Projekti Liria’ për nxjerrjen e anijeve tregtare të bllokuara jashtë Ngushticës së Hormuzit

1777961675_ngushticaehormuzit.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë rifillimin e Operacionit ‘Projekti Liria’ për të drejtuar anijet tregtare jashtë Ngushticës së Hormuzit, ndoshta që këtë javë, raporton Wall Street Journal.

Operacioni u pezullua pak pasi nisi, pa dhënë arsye bindëse për këtë veprim. Ndërkohë negociatat mes palëve janë duke vijuar me ndërmjetësimin e Pakistanit, për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund konfliktit mes Iranit dhe SHBA-së.

Ora 19:55

‘Radarë të fikur’, Reuters: Si Emiratet e Bashkuara Arabe kalojnë anijet me naftë në Hormuz

Me gjurmuesit e vendndodhjes të fikur për të shmangur sulmet iraniane, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe blerësit në kohët e fundit kanë kaluar disa cisterna të ngarkuara me naftë të papërpunuar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Kjo është një përpjekje për të lëvizur naftën e mbetur në Gjirin Persik nga konflikti i Lindjes së Mesme, sipas burimeve të industrisë dhe të dhënave të transportit detar, shkruan Reuters.

Vëllimet janë një pjesë e vogël e eksporteve tipike të Emirateve të Bashkuara Arabe para luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, por ato tregojnë rreziqet që prodhuesi dhe blerësit janë të gatshëm të marrin përsipër për të çliruar shitjet e naftës.

Prodhuesit e tjerë të Gjirit, Iraku, Kuvajti dhe Katari ose i kanë ndaluar shitjet, ose kanë ulur ndjeshëm çmimet për të tërhequr blerësit e painteresuar, ose po transportojnë vetëm përmes Detit të Kuq në rastin e Arabisë Saudite.

Ora 18:57

Meloni: Italia e përkushtuar për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, dënojmë sulmet e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

1776438783_69e24471a6408.jpeg

Kryeministrja Giorgia Meloni është shprehur se Italia është e përkushtuar për të ndihmuar për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Komentet Meloni i bëri pas takimit në Romë me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Read more:Sekretari amerikan i Shtetit mbi dy orë e gjysmë në Vatikan, ballë për ballë Papa Leones pas tensioneve mes Donald Trumpit dhe Selisë së Shenjtë

“Gjithashtu patëm një shkëmbim të gjerë pikëpamjesh mbi çështjet kryesore aktuale ndërkombëtare, duke filluar me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe pasojat e tyre për Evropën. Italia dhe Polonia janë të dyja të përkushtuara për të nxitur uljen e tensioneve në rajon, për të kufizuar ndikimin ekonomik të krizës në familjet dhe bizneset tona”, tha mes të tjerash Meloni.

“Ne jemi gjithashtu veçanërisht të vëmendshëm ndaj nevojave të partnerëve tanë në Gjirin Persik”, shtoi kryeministrja. Meloni tha se dëshironte të “shfrytëzonte këtë mundësi për të treguar afërsinë dhe solidaritetin e Italisë me Emiratet e Bashkuara Arabe pas sulmeve të pajustifikueshme që kanë pësuar nga Irani, përfshirë edhe orët e fundit”.

Ora 18:56

Washington Post: Teherani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për 3-4 muaj

1777889661_ngushticaehormuzit.jpg

Një analizë e CIA-s, arrin në përfundimin se Irani mund t’i rezistojë bllokadës detare amerikane për të paktën tre deri në katër muaj përpara se të përballet me vështirësi më të rënda ekonomike, thanë për Washington Post katër persona të njohur me dokumentin.

Analiza, e përgatitur nga komuniteti i inteligjencës amerikane, zbuloi gjithashtu se Teherani ruan aftësi të konsiderueshme raketash balistike, pavarësisht javëve të bombardimeve intensive nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Sipas një zyrtari amerikan, Teherani ruan afërsisht 75 përqind të rezervave të tij të paraluftës të lançuesve celularë dhe afërsisht 70 përqind të rezervave të tij të raketave para luftës.

Zyrtari shtoi se ka prova se regjimi ka arritur të rikuperojë dhe rihapë pothuajse të gjitha objektet e tij të magazinimit nëntokësor, të riparojë disa raketa të dëmtuara dhe madje të montojë raketa të reja që ishin pothuajse të përfunduara në fillim të konfliktit.

Ora 17:44

Islamabadi zyrtar: Presim një marrëveshje SHBA-Iran së shpejti për t’i dhënë fund konfliktit

1777978908_islamabad.jpg

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tahir Andrabi, ka deklaruar se së shpejti pritet një marrëveshje mes Iranit dhe SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.

“Ne presim një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tahir Andrabi, duke folur për negociatat.

Read more:Agjentët federalë bastisin zyrën e senatores Louise Lucas në Virxhinia mes hetimit për korrupsion, akuza për përplasje politike në SHBA

“Shpresojmë që palët të arrijnë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme që do të kontribuojë jo vetëm në paqen në rajonin tonë, por edhe në paqen ndërkombëtare”, shtoi ai.

Zëdhënësi, megjithatë, nuk pranoi të jepte detaje specifike mbi një afat kohor, duke theksuar se Pakistani nuk do të zbulonte detaje mbi përpjekjet diplomatike në vazhdim.

“Ajo që mund t’ju them, dhe kjo është ajo që kam thënë më parë, është se ne mbetemi pozitivë, mbetemi optimistë dhe shpresojmë që një marrëveshje të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Ora 17:33

Liban-Izrael do të zhvillojnë bisedime të reja në Uashington javën e ardhshme

1775655874_liban.webp

Libani dhe Izraeli do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme në Uashington më 14 dhe 15 maj.

Lajmin e raportoi France Press, duke cituar një zyrtar amerikan.

“Do të ketë bisedime midis Libanit dhe Izraelit të enjten dhe të premten e javës së ardhshme në Uashington”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit në kushte anonimiteti.

Ora 16:54

Izraeli vret një Komandant të Hezbollahut, Netanyahu: Armiqtë e Izraelit nuk kanë ‘imunitet’

1776334856_benjaminnetanyahu.jpg

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nuk ka “imunitet” për armiqtë e Izraelit, pasi një komandant i Hezbollahut u raportua se u vra në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Sipas mediave të huaja, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se vranë Ahmed Ali Balout, komandantin e Njësisë së Forcës Radwan të grupit militant të mbështetur nga Irani, në një sulm në periferitë jugore të Bejrutit dje.

Sulmi ishte i pari i Izraelit në kryeqytetin libanez që nga armëpushimi i shpallur muajin e kaluar.

Read more:Shpresat për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit rrisin aksionet, pasi nafta mbetet mbi 100 dollarë

Benjamin Netanyahu tha se komandanti i Hezbollahut “mendonte se mund të vazhdonte të drejtonte sulme kundër forcave tona dhe komuniteteve tona nga selia e tij sekrete terroriste në Bejrut”.

Ai shtoi: “U them armiqve tanë në mënyrën më të qartë të mundshme: Asnjë terrorist nuk ka imunitet.”

Hezbollahu, i cili kontrollon periferitë jugore të Bejrutit, ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë mbi sulmin apo statusin e komandantit.

Ora 15:42

IDF: Hezbollahu lëshoi ​​disa raketa dhe dronë drejt trupave tanë

1776527941_ushtareizraelite.jpg

Në orët e fundit, Hezbollahu ka lëshuar disa raketa dhe dronë të mbushur me eksploziv drejt trupave izraelite të stacionuara në Libanin jugor.

Lajmin e bëri me dije ushtria izraelite duke shtuar se raketat dhe disa dronë u rrëzuan, ndërsa disa dronë shpërthyen në afërsi të forcave izraelite.

Sipas IDF-së, asnjë nga sulmet nuk shkaktoi lëndime.

Ora 15:40

S’është parë asnjëherë publikisht, presidenti i Iranit: Jam takuar personalisht me Mojtaba Khamenein

Presidenti i Iranit tha se ka zhvilluar një takim dy orë e gjysmë me Mojtaba Khamenein, sipas mediave lokale, duke shënuar takimin e parë të raportuar mes një zyrtari të lartë iranian dhe udhëheqësit të ri suprem të vendit.

Masoud Pezeshkian iu referua nevojës për të “forcuar unitetin, besimin dhe solidaritetin brenda strukturës udhëheqëse të vendit.”

Read more:Microsoft, Google dhe xAI do ta lejojnë qeverinë të testojë modelet e tyre të inteligjencës artificiale para lansimit

Khamenei nuk është parë publikisht që nga emërimi i tij në mars, pas sulmeve amerikano-izraelite që vranë babanë dhe paraardhësin e tij, Ajatollahun e ndjerë Ali Khamenei, gjë që ka nxitur spekulime mbi shëndetin dhe vendndodhjen e tij.

Të gjitha deklaratat publike që i atribuohen udhëheqësit të ri suprem janë lexuar nga prezantues në televizionin shtetëror, dhe kjo është hera e parë që raportohet se një zyrtar i lartë qeveritar është takuar me të personalisht.

Koha e këtij takimi është gjithashtu domethënëse, pasi vjen mes optimizmit në rritje mes zyrtarëve se Uashingtoni dhe Teherani janë pranë arritjes së një mirëkuptimi.

Pezeshkian tha se Khamenei kishte marrë pjesë në takim “me një frymë të bazuar në thjeshtësi, përulësi, sinqeritet dhe respekt të ndërsjellë, çka e bëri atmosferën plotësisht të drejtpërdrejtë, të hapur dhe të shoqëruar me një ndjenjë afërsie dhe besimi”.

“Kur zyrtari më i lartë i vendit ndërvepron me njerëzit dhe zyrtarët me një etikë të tillë, përulësi dhe frymë të orientuar nga populli, kjo sjellje mund të bëhet natyrshëm një model edhe për sistemin administrativ dhe drejtues të vendit”, citohet të ketë thënë presidenti iranian.

Ora 15:27

Pakistani: Për momentin nuk parashikohet një takim SHBA-Iran

Pavarësisht optimizmit të kujdesshëm për mundësinë e një marrëveshjeje, Pakistani ka sqaruar se për momentin nuk është planifikuar një bisedim i drejtpërdrejtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

“Nuk ka marrëveshje për takime të mundshme të drejtpërdrejta mes iranianëve dhe amerikanëve”, tha një burim pakistanez për Al Arabiya.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Teheranit një përgjigje të shpejtë ndaj propozimit të tij me 14 pika. Kundëroferta mund të vijë madje edhe sot. Por për momentin diskutimet mbi Ngushticën e Hormuzit janë ende në vazhdim.

Lexo edhe
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Tags: #Ali khamenei #Analiza #Anijet #Benjamin netanyahu #Bizneset #Cnn #Donald Trump #iran #Lufta në iran #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet
  • Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti
  • Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime
  • Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h
  • Ura “e harruar” në Fier/ Lidh dy skaje të qytetit, por është tërësisht e amortizuar dhe rrezikon qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Irani forcon aleancën me Kinën, kryetari i parlamentit Ghalibaf emërohet i dërguar special i Teheranit në Pekin
  • “Qetësia para stuhisë”, rriten dyshimet për sulme ndaj Iranit, Netanyahu pritet të flasë me Trump
  • Tensione të reja në kufi, Izraeli urdhëron evakuimin e katër zonave në Libanin jugor
  • Vizita në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Brazilit zbulon detaje nga takimi me Trump: I dhashë marrëveshjen bërthamore për Iranin
  • Islamabadi nuk i ndalon përpjekjet për paqe, ministri i Brendshëm i Pakistanit mbërrin në Teheran për negociatat SHBA-Iran
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Britani e Madhe/ 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe rrezikojnë sjellje të dëmshme 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lufta/ Mediat në Teheran: Bisedime me vendet e BE-së për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit! Pezeshkian letër Papës: Izraeli dhe SHBA kryenë krime lufte në Iran 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Maliq, dyshohet se ndërroi jetë tre ditë më parë 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Takimi Maqedoni e Veriut-Shqipëri/ Zhupa: Trashëgimia natyrore, përgjegjësi e përbashkët për brezat e ardhshëm 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë “Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë” 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Një efektiv policie jashtë shërbimit është plagosur në orët e para të të hënës në Shkozë. Sipas Policisë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Familja e të moshuarës Sheko Ademi, e cila pretendon se është dhunuar nga policia teksa mbron pronën e…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime

Autoritetet nga 15 vende punuan së bashku për të shkatërruar një grup të rrezikshëm kriminal përgjegjës për mashtrimin…

• 7 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by