Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Në spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses një ndërhyrje komplekse për heqjen e një tumori të madh
Aktualitet

Në spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses një ndërhyrje komplekse për heqjen e një tumori të madh

• 7 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se ka realizuar me sukses një intervenim kompleks kirurgjik te një pacient me një masë tumorale me përmasa të konsiderueshme.

Sipas njoftimit të spitalit, operacioni është kryer te pacienti me inicialet R.D., i lindur më 1957 dhe nga Mitrovica, ndërsa ndërhyrja është realizuar nga mjekët e Repartit të Kirurgjisë në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë.

Spitali ka bërë të ditur se pacienti është diagnostikuar me “Liposarcoma permagna regio thoraco-abdominalis (pars lumbalis) l.sin”, që sipas sqarimit në njoftim, bëhet fjalë për tumor malinj të indit dhjamor me përmasa shumë të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut, konkretisht në pjesën e mesit, në anën e majtë.

Read more:Skandal i madh në Spitalin Universitar të Cyrihut – nën udhëheqjen e një kirurgu italian vdiqën mbi 70 pacientë

Në njoftim thuhet se tumori kishte shtrirje invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë deri në pjesën e sipërme të kockës së legenit në anën e majtë.

“Tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior)”, thuhet në njoftim.

Spitali ka theksuar se operacionet e tumoreve të këtyre përmasave kërkojnë saktësi të lartë kirurgjike, për shkak të afërsisë me organet vitale dhe strukturat vaskulare.

Read more:Vidhet pjesa e brendshme e dy trafove në objektin e Trepçës, në vlerë 60-80 mijë euro

Ndërhyrja, sipas spitalit, është kryer nga ekipi i mjekëve kirurgë: Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari, ndërsa nga ana e anesteziologjisë: Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj. Në ekip kanë qenë të përfshira edhe instrumentaret Medina Pllana dhe Fidane Brahimi Sejdiu, si dhe tekniku i anesteziologjisë Petrit Boja.

Pas përfundimit të procedurës dhe monitorimit për disa ditë, spitali ka njoftuar se pacienti është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Mitrovica #Mitrovica lokale #Mitrovicë #Njoftim #Spitali #Spitali i mitrovicës #tumor

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Një vezë nuk paralelizohet me një shkop gome”/ Aktivistja: Duhet të nisin hetimet. Aktivistët u dhunuan, solucioni u hodh pa paralajmërim
  • “Sali Berisha ishte kumbari im, por ai lundonte në paratë e shqiptarëve e unë u detyrova të emigroj”/ E reja kujton vuajtjet e shqiptarëve: O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu?
  • Aksident në Kukës-Bicaj, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e një shtëpie! Plgosen shoferi dhe dy pasagjeret
  • Pësoi probleme shëndetësore, humb jetën i burgosuri në Shkodër! 62-vjeçari ndodhej në qeli me djalin
  • Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 9 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by