Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. PSG eliminoi Bayernin dhe siguroi finalen e Championsit, Enrique: Një dhuratë për të gjithë tifozët! Kompany: Luajtëm si të barabartë, e provojmë sërish
Aktualitet

PSG eliminoi Bayernin dhe siguroi finalen e Championsit, Enrique: Një dhuratë për të gjithë tifozët! Kompany: Luajtëm si të barabartë, e provojmë sërish

• 7 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbrëmjen e të mërkurës Champions League dhuroi një ndeshje shumë të bukur në Munich. Bayern dhe PSG barazuan 1-1, por miqtë nga Franca morën biletën për në finale edhe pas fitores 5-4 në sfidën e parë gjysmëfinale në Paris. Tanimë PSG ka siguruar finalen e dytë radhazi të Champions League, duke qenë edhe kampion në fuqi i turneut. PSG dhe Arsenal do të diskutojnë finalen e Champions League më 30 maj në ‘Puskas Arena’ të Budapestit.

Pas ndeshjes për mediet folën dy trajnerët, Luis Enrique dhe Vincent Kompany.

Për Enriquen ekipi i tij e meritoi edhe pse përballë kishte një ekip në nivel të barabartë. Trajneri spanjoll u shpreh se trofeu do të jetë një dhuratë për tifozët, duke nisur sfidën me Artetan, kolegun bashkëkombas të Arsenalit.

“Janë kujtime të bukura. Mund ta mbyllnim ndeshjen me shumë intensitet. Mbrojtja ishte më e mirë se sulmi. Karakteri që treguam ndaj një skuadre si Bayern është shumë pozitiv. Jemi shumë të lumtur që arritëm një finale të dytë radhazi në Champions League”, tha fillimisht trajneri spanjoll.

Read more:A është Luis Diaz kandidat për “Topin e Artë”? “Blerja e sezonit” në Evropë që mund ta çojë Bayern Munichun drejt lavdisë

Ai theksoi gjithashtu natyrën e vështirë të ndeshjes, duke e përshkruar atë si një duel mes dy skuadrave me filozofi të ngjashme loje.

“Ishte shumë intensive, shumë e vështirë. Ata luajnë futboll në nivelin më të lartë. Të dy ekipet janë të ngjashme, na pëlqen të ushtrojmë presion lart. Jemi shumë të lumtur”, vijoi ai.

Në fund, trajneri spanjoll preku edhe një moment personal, duke e lidhur suksesin me një rast të veçantë.

Read more:“Është absurditet”, Kompany i tërbuar me gjykimin ndaj PSG-së

“Pas dy ditësh kam ditëlindjen. Jam shumë i lumtur. Jemi në fazën tjetër të kompeticionit, në finalen e Champions League. Duam t’ua japim trofeun si një dhuratë tifozëve tanë”, tregoi Luis Enrique.

Nga ana tjetër, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany nuk e fshehu zhgënjmin për eliminimin.

“Natyrisht është e vështirë ta pranosh, humbëm ngushtë. U përballëm si të barabartë me PSG-në dhe këto ndeshje vendosen nga detajet e vogla. Pjesa e parë ishte e mirë për ne, ndjeva se ishim skuadra më e mirë dhe shpesh arritëm në zonat ku jemi të rrezikshëm, por PSG mbrojti shumë mirë krosimet.

Edhe pse krijuam situata të rrezikshme, ata u siguruan që të mos arrinim goditjen finale. Baza është gjithmonë energjia dhe skuadra e tregoi sërish këtë. Fatkeqësisht nuk jemi në finale. Duhet të pranojmë se luajtëm kundër një kundërshtari të madh”, tha ai fillimisht.

Read more:Macron këndon këngën e Aznavour ndërsa kryeministri armen Pashinyan luan bateri në darkën zyrtare

Trajneri belg nuk dorëzohet, duke premtuar se në sezonin e ri ekipi i tij do të jetë mes pretendentëve.

“Champions League ka mbaruar për ne tani, por do të ketë momente dhe mundësi të tjera. Kjo përbën motivim të madh edhe për mua. Niveli i të dyja skuadrave ishte shumë, shumë i lartë. PSG ka kaq shumë cilësi, ndoshta ka qenë skuadra më e mirë në Evropë në dy vitet e fundit. Kemi luajtur 5 herë kundër tyre deri tani, kemi fituar dy herë, kemi humbur dy dhe kemi barazuar një. Provuan gjithçka, duhet ta them. Urime PSG-së, por ne do të provojmë sërish”, tha Kompany.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:47

Thierry Henry: Kvaratskhelia dhe Dembele janë një makth për çdo mbrojtje

1778150900_kvichakvaratskheliaousmanedembele.JPG

Kualifikimi i PSG-së në finalen e Champions League nxorri në pah cilësitë e padiskutueshme të dyshes Kvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembele. Gjeorgjiani asistoi për francezin dhe ‘Topi i Artë’ në fuqi nuk e pati të vështirë të mposhtte Neuer, me golin që ishte deçiziv për kalimin e të tijve në finale. Pas ndeshjes, një legjendë si Thierry Henry vlerësoi dyshen e PSG-së.

Read more:“Duam titullin e dytë”, Al-Khelaifi zbulon ëndrrën e PSG-së në Ligën e Kampionëve

“Kjo dyshe është një makth për çdo mbrojtje kur ke dy anësorë të aftë të të shkatërrojnë në mënyra të ndryshme”, deklaroi Henry për CBS Sports. Ish-sulmuesi i Arsenalit veçoi golin si shembullin perfekt të bashkëpunimit mes tyre.

Kvaratskhelia fitoi topin, sulmoi dhe dha një pasim perfekt për Dembele që të shënonte në minutën e tretë. Ai gol i hershëm praktikisht vendosi barazimin.

Njëri i shpërqendron mbrojtësit, ndërsa tjetri shfrytëzon hapësirën, është spektakël i pastër. Dembele është klinik para portës, ndërsa Kvaratskhelia krijon kaos me driblimet dhe vizionin e tij”, tha Henry.

Read more:Ylli i PSG-së poston një video të Gavit pas kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve

Ora 09:07

Nasser Al Khelaifi i emocionuar: Luis Enrique revolucionarizoi futbollin, është trajneri më i mirë në botë

1778137736_nasseralkhelaifi.jpg

PSG siguroi finalen e dytë radhazi në Champions League dhe një meritë kryesore për këtë sukses e ka trajneri Luis Enrique. Spanjolli mund të marrë trofeun më të rëndësishëm në Evropë sërish, teksa për pronarin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, ai ka ndryshuar futbollin botëror, duke qenë trajneri më i mirë.

“Ai (Enrique) revolucionarizoi futbollin, jo vetëm të Paris Saint Germain. Ai është vërtet trajneri më i mirë në botë. Ai është shumë, shumë i lumtur këtu në klub. Ka bërë diçka madhështore. Jemi shumë të lumtur me të. Unë jamë shumë krenar për të”, tha ai për CBS Sports, duke buzëqeshur.

Luis Enrique dhe PSG pritet që të zgjasin kontratën deri në vitin 2030, sigurisht me terma më të përmirësuar financiare.

Lexo edhe
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Tags: #Arsenal #Bayern Munchen #Bayern munich #champions league #Franca #gjermani #Harry kane #Luis enrique #Ousmane dembele #Psg #uefa #Vincent kompany

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market
  • Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para
Nga të njëjtat tag-e
  • Armë dhe drogë brenda apartamentit në Britani, ruheshin nga një shqiptar/ Justifikimi përpara drejtësisë: Kam borxhe të grumbulluara nga sëmundja e vajzës
  • NATO po shqyrton dërgimin e anijeve ushtarake në Hormuz, do të kujdesen që kalimi në ngushticë të jetë i sigurt
  • Bllokada e Hormuzit alarmon G7-ën, analiza nga DW: Kërcënim serioz për ekonominë botërore
  • Republika Islamike 3.0: Kush e ka pushtetin në Iran?
  • Ankesa për princin saudit, Franca nis hetime për vrasjen e gazetarit disident
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 4 lexime · 7 minuta më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7 vjeç…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 7 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Kinostudio këtë të hënë në maketin e në pronësi të personit me…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by