Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Alarm për inteligjencën artificiale/ Altman dhe Amodei paralajmërojnë OKB-në: Duhet më shumë kontroll dhe bashkëpunim
Teknologji

Alarm për inteligjencën artificiale/ Altman dhe Amodei paralajmërojnë OKB-në: Duhet më shumë kontroll dhe bashkëpunim

• 27 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjencës artificiale paralajmëruan për nevojën e një vigjilence më të madhe ndaj zhvillimit të teknologjisë, gjatë një seance të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të zhvilluar të mërkurën në Nju Jork.

Në qendër të diskutimeve ishte ritmi i shpejtë i përparimit të sistemeve të inteligjencës artificiale dhe rreziku që ato të bëhen gjithnjë e më autonome, duke tejkaluar aftësinë e institucioneve për t’i kontrolluar. Seanca u iniciua nga Franca, në një kohë kur shqetësimet ndërkombëtare për sigurinë e IA-së janë rritur.

CEO i OpenAI, Sam Altman, tha se momenti aktual kërkon “kujdes të madh”, duke paralajmëruar se ndërsa procesi i zhvillimit të IA-së bëhet më i automatizuar, ritmi i përmirësimit të teknologjisë mund të përshpejtohet ndjeshëm.

Read more:Revolta masive kundër Ramës! Emigranti nga Italia: PD-PS janë të korruptuara, mafioze dhe komuniste!

Altman u shpreh se ekziston rreziku që njerëzimi të humbasë kontrollin mbi të ardhmen e inteligjencës artificiale, por paralajmëroi gjithashtu kundër një qasjeje që e sheh teknologjinë vetëm përmes skenarëve katastrofikë.

“Ne nuk duam të biem në kurthin e optimizmit të verbër, por gjithashtu nuk mund t’i dorëzohemi fundit të botës”, tha ai, duke bërë thirrje për gjetjen e një rruge të mesme dhe për bashkëpunim ndërkombëtar.

Read more:Google lidh marrëveshje me Pentagonin për AI të klasifikuar, debate dhe kundërshti brenda kompanisë

Sipas Altman, vendimet më të rëndësishme për IA-në nuk duhet të merren vetëm nga kompanitë teknologjike, por duhet të përcaktohen përmes proceseve demokratike dhe nga qeveritë që janë përgjegjëse ndaj qytetarëve.

Në të njëjtën seancë, CEO i Anthropic, Dario Amodei, i cili mori pjesë përmes videokonferencës, u zotua se kompania do të ngadalësojë ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale aq sa të jetë e nevojshme për të garantuar sigurinë e modeleve të reja.

“Do të ngadalësojmë sa të jetë e nevojshme” për të siguruar që çdo model i ri “të jetë vërtet i sigurt”, deklaroi Amodei. Ky është një angazhim i njëanshëm i Anthropic për ngadalësimin e zhvillimit, pasi thirrjet e mëparshme për një ngadalësim të koordinuar mes kompanive të mëdha të IA-së nuk kishin prodhuar ende një marrëveshje të përbashkët.

Read more:Mbi 1,100 ekspertë të IA-së kërkojnë frenimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale: Rrezik të dalë jashtë kontrollit

Amodei paralajmëroi gjithashtu se, nëse menaxhohet keq, inteligjenca artificiale mund të përbëjë rrezik për njerëzimin dhe kërkoi marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë standarde të përbashkëta për testimin e modeleve të reja dhe kufizime për përdorimin e IA-së në zhvillimin e armëve biologjike.

Në takim mori pjesë edhe drejtuesi i Hugging Face, Clément Delangue, ndërsa diskutimet u përqendruan te nevoja për standarde ndërkombëtare dhe mbikëqyrje të teknologjisë.

Read more:“Fokusi te Belinda!”/ Shehaj akuza Ramës: E ka mendjen si të shesë Shqipërinë dhe të “zbojë” News24 për interesa të Kayo-s

Shqetësimet janë shtuar pas një serie incidentesh të raportuara gjatë muajve të fundit, ku modele të avancuara të IA-së janë sjellë në mënyra të paparashikuara nga krijuesit e tyre. Një prej rasteve të përmendura lidhet me agjentë të OpenAI-së, të cilët u përfshinë në një incident hakerimi ndaj platformës Hugging Face.

Debati në OKB vjen në një periudhë kur kompanitë e teknologjisë, qeveritë dhe ekspertët po diskutojnë mënyrën se si mund të vendosen rregulla të përbashkëta për një teknologji që po zhvillohet me ritëm shumë të shpejtë. Altman dhe Amodei kërkuan që zhvillimi i IA-së të shoqërohet me mekanizma sigurie dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Lexo edhe
Teknologji

Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla

Teknologji

Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira

Tags: #Anthropic #Dario amodei #Franca #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #jetë #Kompania #Model i ri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!
  • ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla

Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur keqardhje për shumat e mëdha që shpenzoi për të mbështetur kandidatët republikanë…

• 12 orë më parë • 4 min lexim
Teknologji

Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira

Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Teknologji

E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes

Një krijesë e vogël detare, pothuajse transparente, po tërheq vëmendjen e shkencëtarëve në mbarë botën për një aftësi…

• 3 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin