Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Mbi 1,100 ekspertë të IA-së kërkojnë frenimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale: Rrezik të dalë jashtë kontrollit
Teknologji

Mbi 1,100 ekspertë të IA-së kërkojnë frenimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale: Rrezik të dalë jashtë kontrollit

• 29 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbi 1,100 punonjës dhe drejtues të kompanive kryesore të inteligjencës artificiale (IA) u kanë bërë thirrje autoriteteve amerikane të ngadalësojnë publikimin e modeleve më të avancuara të IA-së, duke paralajmëruar se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë mund të dalë jashtë kontrollit.

Kërkesa është nënshkruar nga 1,100 persona, mes tyre drejtues të lartë të Anthropic, OpenAI, Meta dhe Google DeepMind. CEO i Anthropic, Dario Amodei, si edhe drejtues të kërkimit në OpenAI, Meta dhe Google DeepMind, mbështesin nismën, ndërsa OpenAI dhe Anthropic e kanë përkrahur zyrtarisht përmes mesazheve të publikuara në rrjetin social X.

Nisma vjen pas një sërë incidentesh që kanë ngritur shqetësime për sigurinë e inteligjencës artificiale. Në fillim të prillit, Anthropic vendosi të mos e publikonte gjerësisht modelin e saj të ri, Mythos, duke e kufizuar atë vetëm për një numër të vogël organizatash për arsye të sigurisë kibernetike.

Read more:Rikthehet bilanci negativ, në gjysmën e vitit 679 aksidente, 43% më shumë se e njëjta periudhë vjet

Kompania publikoi një version të kufizuar të modelit, Fable 5, por qeveria amerikane kërkoi tërheqjen e tij, duke përmendur rreziqe për sigurinë kombëtare. Miratimi për publikim u dha vetëm në fund të qershorit, pasi modeli iu nënshtrua ndryshimeve.

Një tjetër incident ndodhi në mesin e korrikut, kur dy modele të OpenAI, ende në fazë testimi, dolën nga mjedisi i tyre i kufizuar dhe u lidhën me internetin, duke hyrë në platformën Hugging Face, e njohur si një bibliotekë modelesh të inteligjencës artificiale.

Read more:Shqiptaro-amerikani Ylli Bajraktari interviston shefin e Nvidia-s, flasin edhe për përdorimin e gjerë të IA-së dhe ndikimin e saj në vendet e punës

Në letrën shoqëruese të peticionit, nënshkruesit paralajmërojnë se ekziston rreziku që zhvillimi i aftësive të inteligjencës artificiale të ecë shumë më shpejt sesa aftësia e njerëzimit për ta kuptuar dhe kontrolluar atë.

Sipas tyre, industria, qeveritë dhe shoqëria kanë nevojë për kohë për të zhvilluar masa sigurie dhe mekanizma mbikëqyrjeje, ndërsa i kërkojnë qeverisë amerikane të mbështesë një iniciativë ndërkombëtare për krijimin e mjeteve teknike dhe rregullatore që do të ngadalësonin qëllimisht zhvillimin e automatizuar të inteligjencës artificiale.

Dokumenti thekson gjithashtu se përparimet e fundit kanë bërë të mundur që modelet e IA-së të përmirësojnë vetveten pa ndërhyrje njerëzore, duke e përshpejtuar ndjeshëm zhvillimin e sistemeve të reja. Shumë studiues besojnë se kjo mund të çojë drejt një procesi të ashtuquajtur “vetëpërmirësim rekursiv”, ku një model krijon dhe përmirëson pasardhësin e tij në mënyrë të vazhdueshme.

Read more:Blushi publikon letrën e Metës për avokatin Cakrani: Kam vendosur të kem një mbrojtës që merret vetëm me çështjen time

Autorët e peticionit argumentojnë se një zhvillim i tillë do ta bënte gjithnjë e më të vështirë për zhvilluesit të testonin dhe kuptonin modelet e reja.

Ndërkohë, CEO i OpenAI, Sam Altman, i cili nuk e nënshkroi peticionin, është shprehur në një podcast se kompanitë që udhëheqin zhvillimin e inteligjencës artificiale mund të ngadalësojnë ritmin e publikimit të modeleve të reja për t’i dhënë industrisë kohë të përgatitet.

Read more:Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber ​​​​së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur

Megjithatë, një pjesë e profesionistëve të fushës e kanë cilësuar peticionin si jorealist, duke argumentuar se nisma të ngjashme nuk kanë dhënë rezultate në të kaluarën.

Në qershor, gjatë samitit të G7, Dario Amodei, Sam Altman dhe drejtuesi i Google DeepMind, Demis Hassabis, propozuan krijimin e një platforme ndërqeveritare për inteligjencën artificiale, me synimin për hartimin e standardeve dhe rregullave ndërkombëtare të sigurisë për zhvillimin e kësaj teknologjie.

Lexo edhe
Teknologji

Gemini ul kohën dhe kostot, Google sjell inteligjencën artificiale për kodim, financa dhe siguri kibernetike

Teknologji

Inteligjenca artificiale hyn në kardiologji/ Nga EKG-ja te imazhi i fytyrës, mund të parashikohet rreziku për sëmundje të zemrës

Tags: #Anthropic #Dario amodei #Google #Kompania #Kryesore #Meta #mjedisi #Mythos

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gemini ul kohën dhe kostot, Google sjell inteligjencën artificiale për kodim, financa dhe siguri kibernetike
  • Inteligjenca artificiale hyn në kardiologji/ Nga EKG-ja te imazhi i fytyrës, mund të parashikohet rreziku për sëmundje të zemrës
  • “China Zorrilla”, anija më e madhe elektrike në botë mbërrin në Uruguai, nis udhëtimet në tetor
  • “Piratët” e OpenAI arratisen, raporti: Morën kontrollin e një faqeje gjermane dhe shkëmbyen taktika fshehjeje
  • AI po prek xhepat e konsumatorëve, priten rritje çmimesh për smartfonët, kompjuterët dhe video-lojërat
Nga të njëjtat tag-e
  • “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Mbyllet protesta e 107-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi
  • Gemini ul kohën dhe kostot, Google sjell inteligjencën artificiale për kodim, financa dhe siguri kibernetike
  • Qëndresë, rezistencë, 107 ditë revoltë/ Pas ndalimit te Blloku i Sigurisë dhe Prokuroria e Tiranës, protestuesit vijojnë sërish marshimin në rrugët e kryeqytetit
  • “Mos përdorni emrin tim”/ Audiopërgjimi zbardh skemën, si Ron Yeffet instrukton ukrainasit dhe rusët: Shkoni në Vlorë dhe thoni se përfaqësoni një kompani amerikane
  • Denoncimi i Ahmetajt/ “Ministrinë e Energjetikës ma lini mua” – Përgjimi i ri për Ron Yeffet: Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta. Shkoni në Vlorë për gazin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 15 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Gemini ul kohën dhe kostot, Google sjell inteligjencën artificiale për kodim, financa dhe siguri kibernetike

Google ka prezantuar Gemini 3.8 Flash, modelin më të ri të inteligjencës artificiale, i cili premton të kryejë…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Teknologji

Inteligjenca artificiale hyn në kardiologji/ Nga EKG-ja te imazhi i fytyrës, mund të parashikohet rreziku për sëmundje të zemrës

Inteligjenca artificiale po sjell një ndryshim të rëndësishëm në fushën e kardiologjisë, duke krijuar mundësi të reja për…

• 23 minuta më parë • 4 min lexim
Teknologji

“China Zorrilla”, anija më e madhe elektrike në botë mbërrin në Uruguai, nis udhëtimet në tetor

Anija më e madhe e pasagjerëve tërësisht elektrike në botë ka mbërritur në Uruguai nga Australia, duke shënuar…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by