Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. PSG në finale, Kvaratskhelia: Ndeshja më e madhe e jetës sonë, do të japim gjithçka
Aktualitet

PSG në finale, Kvaratskhelia: Ndeshja më e madhe e jetës sonë, do të japim gjithçka

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Paris Saint-Germain ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Bayern Munichun në gjysmëfinale. Pas ndeshjes, Khvicha Kvaratskhelia e vlerësoi maksimalisht suksesin e ekipit dhe e pranoi se përballja me kampionët gjermanë ishte prova më e vështirë e sezonit.

“Jemi shumë të lumtur që jemi në finale. E dimë që do të jetë e vështirë ndaj Arsenalit. Bayern është një nga skuadrat më të mira për momentin, ishte shumë e vështirë, sfida më e fortë e sezonit. Ne treguam se mund të luajmë kundër skuadrave të tilla”, deklaroi ai.

Sulmuesi gjeorgjian theksoi edhe krenarinë e grupit për një tjetër arritje madhore dhe e cilësoi finalen si ndeshjen më të rëndësishme të karrierës për të gjithë lojtarët.

Read more:Shpjegohet arsyeja se pse Bayern Munich nuk mori penallti pas “prekjes me dorë” të Joao Neves në zonën e PSG-së

“Jemi shumë krenarë që ia dolëm sërish. Duhet të jemi gati për finale, është ndeshja më e madhe e jetës sonë dhe do të japim gjithçka për këtë klub”, u shpreh Kvaratskhelia.

Ai foli gjithashtu për aksionin e golit të PSG-së, duke nënvizuar se goli i hershëm e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe i dha skuadrës qetësinë e nevojshme.

Read more:Desire Doue tregon se si e mposhtën Bayern Munichun

“Mendoj se ishte shumë e rëndësishme që goli u shënua shumë shpejt. Pashë që Dembele ishte i vetëm dhe thjesht duhej t’ia jepja topin. Ai realizoi një përfundim shumë të mirë. Jemi krenarë për të dhe për gjithë skuadrën, sepse luftuam sonte dhe fryma e ekipit ishte e jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Kvaratskhelia shkruan histori në Ligën e Kampionëve: Statistika që i mungojnë edhe Messit e Ronaldos

Në finalen e Ligës së Kampionëve, PSG do të përballet me Arsenalin, një tjetër kundërshtar nga Liga Premier, e pesta skuadër angleze që parizienët e kanë pasur përballë këtë sezon.

Read more:Kvaratskhelia shkruan histori në Ligën e Kampionëve: Statistika që i mungojnë edhe Messit e Ronaldos

“Ne i respektojmë të gjitha skuadrat. Për ne është e rëndësishme të luajmë lojën tonë. Nuk mendojmë shumë se kush do të jetë kundërshtari, thjesht përgatitim lojën tonë dhe japim gjithçka në fushë”.

“Do të jetë e vështirë, është finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne thjesht duhet të shkojmë ta shijojmë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bayern munich #jetë #Khvicha kvaratskhelia #Liga e kampionëve #Paris #Psg

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO)
  • Katastrofa klimatike që fshihet pas ‘Odisesë’
  • Ministri Ferit Hoxha: Alpet shqiptare, një potencial i madh për turizmin dhe ekonominë lokale! Paketa e Maleve synon të kthejë pasuritë natyrore në mundësi zhvillimi
  • “Në shtator, sheshi edhe më plot”/ Edison Lika paralajmëron aksione: Rama dhe qeveria nuk i ikin dot mllefit të shqiptarëve, vetëm nëse dërgojnë Kuvendin në Surrel
  • “Agjenci për hetimin e parave të fshehura të qeveritarëve”/ Berisha: Pasuria e Ramës, është një kafe në krahasim me 300 apartamentet e “Lubisë”! AKSHI…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 73 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur” 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë S’është selia e PS dhe as Pallati i Brigadave/ Frikë nga vezët e protestuesve? Rama ndryshon vendin, ja ku po mbahet mbledhja e socialistëve (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by