Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tetë raste me fruth, bie numri i të vaksinuarve në Kosovë
Aktualitet

Tetë raste me fruth, bie numri i të vaksinuarve në Kosovë

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në gjendje të rënduar shëndetësore pas simptomave u hospitalizuan në repartin D.

Tetë pacientë me fruth u trajtuan në Klinikën Infektive përgjatë javëve të fundit.

Të pavaksinuar kundër këtij infeksioni, një nga ta qe në rrezik për jetën, andaj qëndroi në mjekimin intensiv.

Për rastet foli drejtoresha e klinikës, Vera Berisha-Ndrejaj.

Read more:​Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi

“Deri më tani janë të konfirmuara gjithsej 8 raste në klinikë, janë trajtuar që të gjithë natyrisht në fillim kanë mujt mos me ardh drejt këtu sepse fillimisht janë drejtuar në pediatri por tani janë hospitalizuar këtu”, ka thënë Berisha-Ndrejaj.

Tutje drejtoresha bëri të ditur se pacientët kanë qenë në gjendje të rëndë.

“Rastet të cilat i kemi pas të hospitalizuara kanë qenë forma të moderuara të rënda madje një prej tyre ka fituar komplikime shumë të rënda duke kërkuar ndihmë dhe trajtim në intensiv të gjitha rastet kanë qenë të pavaksinuara”, ka shtuar ajo.

Që ka rënë numri i fëmijëve që po vaksinohen kundër morbillës, siç njihet ndryshe fruthi, e tha edhe specialisti i mjekësisë familjare, Rushit Ismajli.

Read more:Policia në Pejë zhvillon tri aktivitete me komunitetin, nga vizita e fëmijëve te aksioni i gjelbërimit dhe edukimi për sigurinë në trafik

“Për fat të keq kemi pas një rënie të numrit të personave që i kanë vaksinuar fëmijët e tyre edhe ka pas raste që janë raportuar rastet e fruthit aktiv kjo për shkak të keqinformimit që ka ndodhur”, ka thënë Ismajli.

Ismajli tregoi se vazhdimisht po u bëjnë thirrje prindërve t’i imunizojnë të vegjlit kundër kësaj sëmundjeje.

“Unë bëj thirrje që ta marrin këtë vaksinë sepse edhe ajo lidhshmëria që është bërë që gjoja shkaktohet autizimi është vërtetuar që nuk ekziston dhe është mirë që të bazohen në fakte”, ka shtuar ai.

Read more:Real Madridi e kishte vendosur në shitje, ylli francez lëndohet dhe do të mungojë për një vit

E, nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin treguan numrin e fëmijëve që s’u vaksinuan kundër këtij infeksioni.

“Në vitin 2025, mbulueshmëria me vaksinën MMR (fruth, shytat dhe rubellë) është 82%, që konsiderohet më e ulët se niveli i rekomanduar (95%) për mbrojtje kolektive të popullatës. Doza e parë jepet në moshën 12 muajshe. Doza e dytë jepet sipas kalendarit rregullt të vaksinimit, para fillimit të shkollës (5-6 vjeç)”.

Ndërkohë, qendrat e vaksinimit po telefonojnë vazhdimisht prindërit që t’i sjellin fëmijët për imunizim kundër fruthit./Tv Dukagjini

– YouTube youtu.be

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Fëmijët #Fruthi #kosove #Para #Prindërit #Tv dukagjini #Vaksina mmr #Youtube

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqipëria kërkon revolucion!”, mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion!”, Bulevardi para Kryeministrisë oshëtin nga thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë!
  • Revolta qytetare! Thirrja e fortë e protestuesve nga Bulevardi: Arrestoni Ramën
  • Marshimi ndalet para Kuvendit, protestuesit: Parlament i krimit!
  • Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “‘Artistët’ u shitën për një pjatë supë!”, fjalimi i fortë i gazetares: Pas teatrit, qeveria u sul te zonat e mbrojtura, pyjet dhe hapësirat publike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 15 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by