Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fibank zgjeron mundësitë e financimit, produkte të reja për ndërtuesit, blerësit dhe emigrantët
Aktualitet

Fibank zgjeron mundësitë e financimit, produkte të reja për ndërtuesit, blerësit dhe emigrantët

• 8 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rritja e kërkesës për kredi për prona dhe zgjerimi i tregut imobiliar në Shqipëri po i shtyjnë bankat të adoptojnë modele të reja financimi, më fleksibël dhe më të përshtatura me dinamikat aktuale të tregut. Në këtë kuadër, Fibank po orienton strategjinë e saj drejt zhvillimit dhe financimit të sektorit të pasurive të paluajtshme, duke sjellë produkte të reja që synojnë të mbështesin njëkohësisht ndërtuesit, investitorët dhe blerësit e banesave.

Fokusi i Fibank është përqendruar në dy drejtime kryesore: fleksibilitet më i madh në financim dhe zgjerim drejt klientëve ndërkombëtarë dhe emigrantëve.

Kredia me Kolateral Fleksibël – Një qasje ndryshe për financimin e pronave në ndërtim

Read more:Kreditë me probleme po ulen prej ‘pastrimit të regjistrave’, në 1 dekadë bankat kanë fshirë 940 milionë € kredi të papaguara

Një nga produktet kryesore të prezantuara nga Fibank ne konferncën “Vlera e Prones” është Kredia me Kolateral Fleksibël (Flexy Collateral Loan), një model i ri financimi që ndryshon qasjen tradicionale të kreditimit për blerjen e apartamenteve në ndërtim. Ndryshe nga praktikat klasike, ku kërkohet kolateral shtesë për garantimin e kredisë, ky produkt financon vlerën e ardhshme të pronës, duke u bazuar mbi kontratën e porosisë së apartamentit dhe jo mbi hipotekimin e një pasurie ekzistuese nga klienti.

Në këtë mënyrë, blerësit mund të financojnë apartamente ende në fazë ndërtimi pa qenë të detyruar të vendosin kolateral shtesë deri në momentin e pajisjes me certifikatën e pronësisë.

Read more:Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri nga krimet kibernetike në Prishtinë

Ky model konsiderohet si një instrument që synon të krijojë një cikël të ri financimi në tregun imobiliar, ku banka, klienti dhe ndërtuesi bëhen pjesë e të njëjtit proces krijimi vlere.

Për kompanitë e ndërtimit, avantazhet janë të shumta. Ndërtuesi nuk vendoset si garantor financiar për kredinë, por vetëm si hipotekues i projektit, duke shmangur rritjen e ekspozimit të tij në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë, projektet financohen në masë të madhe përmes fondeve të klientëve të kredituar nga banka, gjë që ndihmon në rritjen e likuiditetit dhe përshpejtimin e ciklit të shitjeve dhe ndërtimit.

Për klientët, produkti sjell mundësinë për të investuar në prona që rritin vlerën gjatë fazës së ndërtimit, duke shmangur njëkohësisht barrën e vendosjes së kolateralit shtesë. Ky model shihet si një alternativë më modern për financimin e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme, në një kohë kur kërkesa për apartamente vijon të mbetet e lartë.

Read more:Thashetheme dhe dyshime rreth “grushtit të shtetit” të Shoigut, njeriu i Putinit që mbetet në hije

Kredia per te huaj dhe emigrante – edhe jo rezidentet mund te marrin financim ne Fibank

Fibank ka krijuar gjithashtu edhe nje oferte specifike per emigrantët dhe shtetasit e huaj qe kane interes për të investuar në prona në Shqipëri. Përmes produktit Kredi Hipotekore për të Huaj dhe Emogrante (Mortgage Loan for Foreigners & Emigrants), banka ka krijuar një strukturë financimi të dedikuar për klientët jo-rezidentë.

Read more:Francë/ Sarkozy nuk do të mbajë më ‘byzylykun elektronik’, gjykata i zbut masën e dënimit ish-presidentit

Ky produkt u jep mundësi emigrantëve dhe të huajve të financojnë prona në Shqipëri me kushte të përshtatura për profilin e tyre financiar. Klientët mund të financojnë deri në 70-80% të vlerës së pronës, duke ulur ndjeshëm nevojën për kapital fillestar, ndërsa afati i kredisë mund të shkojë deri në 30 vite, duke e bërë këstin më të përballueshëm dhe investimin më afatgjatë. Një tjetër element që synon të rrisë atraktivitetin e produktit është fakti që kjo kredi nuk e ka te detyrushem sigurimin e jetes nga kredimarresi.

Qasja e re e Fibank vjen në një moment kur kreditimi për pasuritë e paluajtshme po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në tregun bankar, ndërsa sektori i ndërtimit dhe investimet në prona mbeten ndër motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vend.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #apartamente #Banka #bankat #Emigrantët #Fibank #Financim #Klienti #kredi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 2 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin