Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kuvendi në seancë maratonë, Rama shkon pas mesnate për votimin! Socialistët miratojnë aktin normativ për uljen e akcizës
Aktualitet

Kuvendi në seancë maratonë, Rama shkon pas mesnate për votimin! Socialistët miratojnë aktin normativ për uljen e akcizës

• 8 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Edhe pse opozita e kërkoi gjithë ditën për interpelancat, kryeministri Rama erdhi vetëm pas mesnate për procesin e votimit në seancën maratonë të Kuvendit.

Akti normativ për akcizën e naftës u miratua me 85 vota pro dhe 25 kundër. Votat e socialistëve rrëzuan propozimet e demokratëve për uljen e çmimit të naftës.

PD kërkonte përmes projektligjeve reduktimin e taksës së qarkullimit, uljen e akcizës mbi naftën si dhe zerimin e akcizës së gazit për industrinë prodhuese “Made in Albania”.

Rama iku pa e votuar projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”, që u miratua me 84 vota pro, 24 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligjet e miratuara:

-Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”.

Read more:‘Mediat e kapura’/ Rama sërish replikë me ‘Reporterët Pa Kufij’: PD mori 60.12% të kohës televizive në mars! Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se ai i qeverisë

85 pro vota, 25 kundër

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.

108 vota pro, 0 kundër

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.

Read more:LIVE TV- Kuvend, opozita interpelancë me Ramën dhe Karakaçin! PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Debat edhe për raportin e PE! Mbahet 1 minutë heshtje për Servet Pëllumbin

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

85 vota kundër, 25 pro

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

85 vota kundër, 25 pro

Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.

84 vota kundër, 25 pro

– Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”- Sekretar e mekanizmit kombëtar për parandalimin e torturës zgjodhi Ahmet Prençin me 84 vota pro e 22 kundër.

Read more:Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023

– Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit” – Sekretar për mbrojtjen dhe promvimin e të drejtave të fëmijëve”, ku u zgjodh Alma Faskaj me 82 vota pro, 26 kundër, 1 abstenim

– Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” miratoi përzgjedhjen e Genta Tafës me 83 vota pro, 25 kundër, 0 abstenim

– Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë” ku u zgjodh Merita Bejtja me 84 vota pro, 23 kundër, 1 abstenim

– Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë” ku u zgjodh Matilda Shehu me 104 vota kundër, 1 pro, 2 abstenim

Read more:I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)

– Projektvendimi “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit” ku u zgjodhën Edlira Buzani dhe Rajmonda Reveli me 105 vota pro, 0 kundër.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 00:35.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 07:16

Ulsi Manja ngatërron qarkun, ‘vetemërohet’ deputet në Fier! Kolegët shpërthejnë në të qeshura

Orët e gjata të punimeve të Kuvendit bënë efektin e tyre te Ulsi Manja. Ndërsa mori fjalën për procedurë pak pasi trokiti mesnata, një ngatërresë bëri që Manja ‘të zhvendosej’ për disa sekonda si deputet në qarkun e Fierit.

“Meqenëse data 8 na kapi në parlament, si deputet i qarkut Fier… ndjesë, si deputet i qarkut Lezhë…”, tha Manja ndërsa shpërthyen të qeshurat.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua

Aktualitet

“Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora

Tags: #akciza e naftes #akti normativ #çmimi i naftes #Edi Rama #Fier #Kuvend 7 maj 2026 #Lezhe #Mali #mali i zi #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua
  • “Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora
  • E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës
  • Shpërthimi me tritol në Kinostudio, lokali në pronësi të babait të vëllezërve Lika që plagosën policin Anxhelo Kumaraku. Dyshohet për hakmarrje
  • I drejtoi armën policisë, djali i ish-deputetit të PD-së lihet në burg, njihet me masën e sigurisë nga Trauma
Nga të njëjtat tag-e
  • Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, Rama: Përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi
  • Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim
  • Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim
  • Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë
  • Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale 3 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të… 3 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një 7 vjeçar humbi jetën. Sipas…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora

Punonjësja e Bashkia Dibër, e cila u bë virale në rrjetet sociale pas deklaratës gjatë dëgjesës publike për…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës

Dy persona i kane dhënë fund jetës sot në Durrës duke u vetëvarur. Ngjarjet e rënda ndodhën përkatësisht…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by