Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Limaj i dërgon letër Hamzës, kërkon që Nisma të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Aktualitet

Limaj i dërgon letër Hamzës, kërkon që Nisma të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, me kërkesën që subjekti i tij të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në shkresën e dërguar sot, Limaj ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe “bashkim politik”, duke e arsyetuar këtë si përpjekje për krijimin e një alternative më të fuqishme opozitare.

“NISMA Socialdemokrate dhe unë, si kryetar i saj, kemi shprehur vazhdimisht, si para këtyre zgjedhjeve ashtu edhe në vazhdimësi, gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik në funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Limajt.

Read more:Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së në zgjedhje

Në të njëjtën letër, Limaj thekson se një bashkim i tillë, sipas tij, nuk do të duhej të shihej vetëm si marrëveshje politike apo elektorale, por edhe si frymë bashkëpunimi ndërmjet strukturave që, siç shprehet ai, kanë ndarë “ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët” ndër vite.

PDK-ja në Malishevë kundër listës me Limajn? Mazreku: Na ka dëmtuar në nivel të përgjithshëm

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, vijon më tej shkresa.

Limaj thekson se angazhimi i Nismës, sipas tij, nuk udhëhiqet nga kërkesa të veçanta politike apo organizative, por nga bindja se koordinimi i potencialit opozitar është në interes të vendit.

Read more:Hamza: Krizat politike rënduan mbi qytetarët, qeverisja solli stagnim dhe përkeqësim

“Në këtë frymë, dëshirojmë të theksojmë se angazhimi ynë nuk udhëhiqet nga kërkesa të veçanta politike apo organizative, por nga bindja se bashkimi dhe koordinimi i potencialit opozitar është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në letër.

Në shkresë shprehet gjithashtu gatishmëria për të dhënë “kontributin e plotë politik, organizativ dhe elektoral” në kuadër të këtij procesi, ndërsa në fund Limaj thotë se mbetet i gatshëm për koordinime dhe hapa të mëtejmë.

Read more:Victoria Beckham: Unë dhe David-i nuk u bëjmë presion fëmijëve

“Njëkohësisht, shprehim gatishmërinë tonë për të dhënë kontributin e plotë politik, organizativ dhe elektoral në kuadër të këtij procesi të përbashkët… Duke besuar në mirëkuptimin, respektin reciprok dhe vullnetin për bashkëpunim, mbetemi të gatshëm për koordinimet dhe hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces”, përfundon shkresa.

Telegrafi do të tentojë të marrë qëndrim zyrtar edhe nga PDK dhe Nisma Socialdemokrate lidhur me këtë zhvillim. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bedri hamza #Fatmir limaj #jetë #Nisma #Nisma socialdemokrate #Para #Pdk #Zgjedhjet 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Protesta e 40-të, listohen sërish kërkesat e revoltës: Dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës, qeveri teknike dhe…
  • Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë
  • LIVE- Revolta kundër Ramës, 40 ditët që sfidojnë pushtetin/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
  • Protesta e 40 kundër qeverisë/ “Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar”, revolta e qytetares: Të dalim të gjithë në shesh derisa ta rrëzojmë: Rama, Belinda në burg
  • LIVE- Revolta kundër Ramës, 40 ditët që sfidojnë pushtetin/ Protestuesit nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 15 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 11 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë 7 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by