Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ministri Lamallari vizitë në Policinë e New York-ut: Shkëmbim eksperience dhe takim me efektivët shqiptarë
Aktualitet

Ministri Lamallari vizitë në Policinë e New York-ut: Shkëmbim eksperience dhe takim me efektivët shqiptarë

• 8 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë të veçantë në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, ku u njoh nga afër me kapacitetet operacionale, teknologjinë moderne dhe modelet e avancuara të monitorimit që përdor një nga strukturat policore më të mëdha në botë.

Gjatë vizitës në ambientet e policisë së New York-ut, ministri pati takime me drejtues të NYPD-së, me të cilët diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikat më të mira në zbatimin e ligjit.

Në fokus të vizitës ishte edhe njohja me sistemet inteligjente të monitorimit dhe njësitë operacionale të policisë amerikane, që përfaqësojnë modele moderne të menaxhimit të sigurisë publike dhe reagimit në kohë reale.

Read more:Ndërron jetë Ted Turner, manjati i medias dhe themeluesi i CNN

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ministri Lamallari shprehu vlerësimin edhe për efektivët me origjinë shqiptare që shërbejnë prej vitesh në radhët e policisë së New York-ut.

“Shumë krenar edhe për efektivët me origjinë shqiptare, të cilët prej vitesh shërbejnë me profesionalizëm e integritet në radhët e policisë së Nju Jorkut, duke nderuar komunitetin shqiptar dhe duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe vlerat tona përfaqësohen denjësisht kudo në botë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Read more:Agjentët federalë bastisin zyrën e senatores Louise Lucas në Virxhinia mes hetimit për korrupsion, akuza për përplasje politike në SHBA

Vizita në New York City Police Department u zhvillua në kuadër të qëndrimit të delegacionit shqiptar në New York City, ku ministri Lamallari ndodhet për një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Rishikimin e Migracionit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Besfort Lamallari #Moderne #New york #New york city #policia e shtetit #Rrjetet sociale #Shba #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dokumenti/ Berisha ftohet të vizitojë SHBA-të, kreu i PD merr ftesë për Konventën e Partisë Republikane
  • ‘Smart City’ në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi ‘Qemal Stafa’: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, më shumë siguri për nxënësit
  • “Arrestim i negociuar?”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit digjital: Taulant Balla e takoi të dielën në Elbasan! Me porosi të Ramës…
  • E-mail për bombë në disa institucione të vendit, policia kontrolle: Nuk u konstatua asgjë, po hetohet për identifikimin e autorit (MESAZHI +VIDEO)
  • E-mail për bombë në disa institucione të vendit, policia kontrolle: Nuk u konstatua asgjë, po hetohet për identifikimin e autorit (MESAZHI +VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 12 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 11 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by