Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Thellohet skandali te Real Madridi: Yjet e skuadrës po e tallin Alvaro Arbeloan, i vendosin nofkë brutale
Aktualitet

Thellohet skandali te Real Madridi: Yjet e skuadrës po e tallin Alvaro Arbeloan, i vendosin nofkë brutale

• 8 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka qenë “java nga ferri” për Alvaro Arbeloan, pasi trajneri i Real Madridit po përballet me një skuadër në “luftë civile”.

Tensionet në stërvitje shpërthyen këtë javë, me Federico Valverden që përfundoi në spital pas një përplasjeje me bashkëlojtarin e mesfushës, Aurelien Tchouamenin.

Ndërkohë, Alvaro Carreras duket se i konfirmoi raportimet se ishte goditur me shuplakë nga Antonio Rudiger në një incident tjetër të ndarë.

Mospajtimet brenda dhomës së zhveshjes raportohet se kanë arritur nivele të reja, mes zërave për një ndarje në fraksione brenda ekipit.

Read more:Vinicius Junior po shkëlqen pas largimit të Xabi Alonsos

Sipas raportimeve, vetëm katër lojtarë thuhet se vazhdojnë ta mbështesin Arbeloan si trajner, ndërsa disa të tjerë dyshohet se nuk janë më as në komunikim me të.

Ish-mbrojtësi i djathtë pritet gjerësisht të largohet nga posti në fund të sezonit, por këto javë të fundit duhet të duken të pafundme për njeriun që u mendua se do ta stabilizonte situatën pas largimit të papritur të Xabi Alonsos në janar.

Makthi i radhës: El Clasico

Kulmi i kësaj jave të zezë për Arbeloan vjen të dielën, kur Real Madridi udhëton drejt Katalunisë për t’u përballur me Barcelonën në El Clasicon e fundit të sezonit.

Nëse vendasit shmangin humbjen, ata do të shpallen kampionë të La Ligës për herë të dytë radhazi, duke e lënë rivalin e madh pa një trofe të rëndësishëm edhe këtë sezon.

Read more:Gjyqtari francez rrëfehet për herë të parë për incidentin mes Prestiannit dhe Viniciusit

Mundësia për të qenë “pjesë” e kurorëzimit të Barcelonës pritet të jetë veçanërisht e vështirë për Arbeloan, i cili ka një histori të gjatë antagonizmi me klubin katalanas.

Gjatë karrierës si lojtar, Arbeloa – i njohur si mbrojtës i flaktë i Madridit brenda dhe jashtë fushës – shpesh hynte në përplasje me yjet e Barçës, duke bërë që me kalimin e viteve t’i ngjitej një nofkë që e ka ndjekur ende.

Arbeloa i njohur si “Koni”

Në vitin 2015, Arbeloa shkroi në Twitter për Gerard Pique: “Një ditë do ta shoh mikun tim Gerard në Comedy Club, duke folur patjetër për Real Madridin”.

Bienvenido y mucha suerte en tu nueva andadura profesional, Álvaro Arbeloa, coach cono. pic.twitter.com/eBkjCntuFv
— JuanitaBanana (@Alissonofabitch) January 12, 2026

Pique u përgjigj disa ditë më vonë, duke u thënë gazetarëve: “Nuk do ta quaja mik, më shumë një të njohur”.

Read more:Real Madridi i pamëshirshëm – ky dënim i rëndë e pret Valverden dhe Tchouamenin pas rrahjes

Fjala spanjisht për “të njohur” është conocido, ndërsa Pique e theksoi rrokjen e parë “cono” – që do të thotë “kon”. Kështu ai luajti me shakanë se Arbeloa, si lojtar, ishte po aq i dobishëm sa një kon stërvitjeje.

Nofka u “ngjit” dhe Arbeloa u quajt shpesh “cono” nga tifozët rivalë ndër vite, pavarësisht suksesit të tij, që përfshinte edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Edhe stoli i Madridit po e përdor nofkën? Duket se nofka nuk është vetëm për rivalët. Gazetari Manolo Lama pretendon se edhe disa nga yjet e Real Madridit që po ngrohin stolin po e përdorin këtë term për trajnerin e tyre.

Ai tha: “Shumë nga problemet vijnë nga fakti se lojtarët spanjollë që nuk luajnë, kur janë në stol, vazhdojnë ta quajnë Arbeloan ‘koni’.

Read more:Pse po “digjet” Real Madridi nga brenda? Zbulohet arsyeja që çoi në përçarjen e lojtarëve

‘Shikoje atë kon, sa i dobët është… shikoje atë kon, nuk po e kupton’”.

Thuhet se Arbeloa nuk e ka dëgjuar drejtpërdrejt këtë nofkë, por informacioni i ka shkuar atij përmes stafit të tij.

Ndërkohë, AS raporton se Real Madridi ka menduar madje edhe për “vendosje kurthesh” për të kapur personin që po nxjerr informacione nga dhoma e zhveshjes, pas rrjedhjeve sensacionale që kanë zbuluar gjendjen e trazuar brenda klubit./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alvaro arbeloa #Alvaro carreras #Antonio rudiger #El clasico #jetë #Komunikim #Real madrid #spital #Telegrafi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin