Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Alarm në Evropë/ Rriten me ritme shqetësuese përdhunimet dhe dhuna seksuale
Botë

Alarm në Evropë/ Rriten me ritme shqetësuese përdhunimet dhe dhuna seksuale

• 9 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një raport alarmues mbi rritjen e dhunës seksuale në Evropë ka ngritur shqetësime të forta mbi sigurinë e grave, funksionimin e drejtësisë dhe ndikimin e krizës së emigracionit në përshkallëzimin e fenomenit.

Sipas të dhënave të publikuara, në Greqi incidentet e dhunës seksuale janë rritur me 145% nga viti 2010 deri në vitin 2024, ndërsa përdhunimet kanë shënuar një rritje prej 64%. Vetëm në vitin 2022, ankesat për përdhunim u trefishuan krahasuar me një vit më parë, duke tronditur autoritetet dhe ekspertët.
Fenomeni shtrihet në të gjithë Evropën. Në vitin 2024, Bashkimi Evropian regjistroi mbi 256 mijë incidente të dhunës seksuale, ku afro 100 mijë prej tyre lidhen me përdhunime. Sipas statistikave, gjatë dekadës së fundit krimet seksuale në BE janë rritur me 94%, ndërsa përdhunimet me 150%.

Read more:Anije misterioze me dron e eksplozivë në Greqi, nisin hetimet

View this post on Instagram

Raporti evidenton gjithashtu se një në tre gra në Evropë ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale, ndërsa vetëm një në katër raste raportohet tek autoritetet. Në Greqi, sipas të dhënave, vetëm një në 24 përdhunime denoncohet, duke treguar se përmasat reale të problemit mund të jenë shumë më të mëdha. Në krye të statistikave evropiane renditet Franca, e ndjekur nga Gjermania dhe Suedia. Ndërkohë, debati është përqendruar edhe te ndikimi i emigracionit dhe integrimit social, me raportin që përmend të dhëna nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia mbi përfshirjen e emigrantëve në statistikat e krimeve seksuale. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se fenomeni nuk mund të reduktohet në një shkak të vetëm. Kriminologia Kelly Ioannou thekson se dhuna seksuale lidhet me faktorë të shumtë socialë, ekonomikë dhe kulturorë, si ndjenja e pandëshkueshmërisë, frustrimi social, mungesa e edukimit mbi pëlqimin dhe normalizimi i sjelljeve abuzive.
Sipas saj, rritja e rasteve të raportuara nuk do të thotë domosdoshmërisht se dhuna është shtuar në të njëjtën masë, por se shoqëria po e ekspozon më shumë një fenomen që për vite ka mbetur i fshehur.

Read more:Evakuim ndërkombëtar nga anija e goditur nga hantavirusi në Spanjë / Britania dhe vendet e BE-së dërgojnë avionë për riatdhesim

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Bashkimi evropian #Franca #Gjermania #greqi #Instagram #Mbreteria e Bashkuar #Raporti #Suedia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • Raportuesi i Shqipërisë në BE tregon detyrat e shtëpisë për politikën shqiptare: S’është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria
  • “Debatojmë shumë gjëra për së brendshmi këtu në vendin tonë”, Rama komenton para europarlamentarëve protestat për dorëheqjen e tij: Jeni argëtuar me flamingot, por…
  • Alarm për inteligjencën artificiale/ Altman dhe Amodei paralajmërojnë OKB-në: Duhet më shumë kontroll dhe bashkëpunim
  • Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by