Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Kreu
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Kreu
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Autoriteti i Dosjeve, prova në Prokurori për 6 vendvarrime: Ku dyshojmë se ndodhen eshtrat e personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve, prova në Prokurori për 6 vendvarrime: Ku dyshojmë se ndodhen eshtrat e personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas dekadash pritjeje dhe kërkimesh nga familjarët e të zhdukurve të regjimit komunist, Autoriteti i Dosjeve ka dorëzuar në Prokurori prova për 6 vendvarrime të dyshuara, ku mendohet se ndodhen mbetje mortore të personave të ekzekutuar apo të zhdukur gjatë diktaturës.

Autoriteti shprehet se për vite me radhë informacionet e familjarëve apo denoncimet në prokurori dhe polici nuk kanë mjaftuar për të avancuar hetimet. Por ndryshimet ligjore të vitit 2022 i dhanë AIDSSH-së të drejtën për të kryer hetime administrative dhe verifikime në terren për rastet e personave të zhdukur.

Sipas Autoritetit tashmë janë dorëzuar prova dhe dokumente që mbështesin dyshimet për praninë e mbetjeve mortore në këto zona dhe për këtë arsye kërkon nga Prokuroria autorizimin për gërmime dhe zhvarrime të kontrolluara, me qëllim kërkimin, rikuperimin dhe identifikimin e eshtrave përmes analizave të ADN-së.

Read more:Publikohen dokumentet sekrete mbi UFO-t pas urdhrit të Trump/ Pentagoni nxjerr mijëra video dhe foto: Tani keni akses në dosjet e deklasifikuara

Referuar vendimit të organit kolegjial në dokumentacionin e përcjellë pranë organeve të drejtësisë, AIDSSH kërkon : “Shqyrtimin juridik të çështjeve dhe autorizimin e ndërmarrjes së veprimeve procedurale të nevojshme që lidhen me kryerjen e gërmimeve dhe zhvarrimeve të kontrolluara për qëllime kërkimi, rikuperimi dhe identifikimi të mbetjeve mortore, si edhe koordinimin ndërinstitucional për organizimin dhe ndjekjen e procesit të ndërhyrjeve në terren”.

Procesi vjen pas disa viteve hetime administrative, mbledhjeje dëshmish nga familjarët dhe verifikimesh arkivore, si edhe ekspertizash të realizuara përmes radarëve dhe metodave antropologjike, në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Sipas Autoritetit, radarët dhe metodat antropologjike kanë evidentuar me probabilitet të lartë praninë e mbetjeve mortore në disa prej zonave të dyshuara.

Read more:Filipçe: Javën e ardhshme, LSDM do të promovojë ligjin e ri për luftë kundër korrupsionit

Mes rasteve më të rëndësishme janë Varrezat e Rrmajit në Shkodër, ku dyshohet se ndodhen eshtrat e Jup Kazazit, Sait Kazazit, Gjon Shllakut dhe Dom Luigj Zojzit, të ekzekutuar në vitet 1948-1953.

Ndërkohë, në zonën e Shpalit pranë kishës, dyshohet se janë varrosur organizatorët e Revoltës së Spaçit të vitit 1973: Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko.

Read more:“Më falni”, Aurelien Tchouameni reagon për herë të parë pas përplasjes me Fede Valverde

Kërkime po zhvillohen edhe pranë ish-Burgut të Spaçit, në Mallkeq, në Shënvasil ku dyshohet për Hasan Hamzën, Fiqiri Marikën dhe Zyhdi Çitakun, si edhe në Shelegur të malit të Gramozit, ku dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të Dhimitër Konos.

Për shumë familje shqiptare, kërkimi i eshtrave të të afërmve mbetet ende një plagë e hapur. Ndërsa AIDSSH thekson se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një detyrim human, ligjor dhe moral, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të bashkëpunojnë me informacione për vendvarrime të tjera të dyshuara.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Detyrim #Familje #hetime #Prokuroria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT)
  • Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes – Blog
  • Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi
  • Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi
  • Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 5 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria, kur fluturojnë flamingot – Blog 4 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë Deklarata e Marjana Koçekut/ Reagon kryetari i komisionit të Jashtëm, Hasani: Kushdo që ndihet e kërcënuar, t’i drejtohet organeve 4 lexime · 1 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Mbyllet vettingu, procesi që nxori jashtë sistemit 442 magjistratë! BE: Historik, standardet e arritura të ruhen 4 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Sociale ‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive 4 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Botë Ngushtica e Hormuzit, largohen çisternat e para me naftë, sinjal i zbutjes së tensioneve 4 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by