Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fëmija qan kur i afrohet një i panjohur? Kjo mund të tregojë zhvillim të shëndetshëm
Aktualitet

Fëmija qan kur i afrohet një i panjohur? Kjo mund të tregojë zhvillim të shëndetshëm

• 9 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Frika nga të panjohurit është pjesë e zakonshme e fëmijërisë së hershme dhe tregon se fëmija po mëson të dallojë fytyrat e njohura, të kërkojë siguri dhe të krijojë lidhje emocionale me prindërit

A ju vjen në siklet kur fëmija juaj fillon të qajë sapo i afrohet një person i panjohur? Në shumicën e rasteve, nuk ka arsye për shqetësim. Përkundrazi, kjo sjellje mund të jetë një shenjë krejt normale e zhvillimit emocional dhe njohës të fëmijës.

Kur një foshnjë ose fëmijë i vogël reagon me të qarë, turpërim ose tërheqje ndaj një personi të panjohur, kjo shpesh lidhet me atë që njihet si frikë nga të panjohurit. Sipas American Academy of Pediatrics, përmes platformës HealthyChildren, ankthi ndaj të panjohurve zakonisht është një nga arritjet e para emocionale të foshnjës dhe, në këtë moshë, zakonisht nuk duhet të shihet si diçka shqetësuese.

Në këtë periudhë, fëmija fillon të dallojë më qartë fytyrat e njohura nga ato të panjohura. Ai e kupton se prindi, kujdestari ose personi i afërt është burim sigurie, ndërsa fytyrat e reja mund t’i duken të pasigurta, sepse ende nuk i njeh. Sipas MSD Manual, frika nga të panjohurit lidhet me aftësinë e foshnjës për të dalluar të njohurën nga e panjohura; zakonisht fillon rreth moshës 8 deri në 9 muaj dhe zbehet deri rreth moshës 2 vjeç.

Read more:Komuna e Mitrovicës së Jugut hap regjistrimin e nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2026/27

Kjo nuk do të thotë se fëmija është “i llastuar”, “i pasjellshëm” ose se prindërit kanë gabuar në edukim. Përkundrazi, reagimi tregon se fëmija ka ndërtuar një lidhje të sigurt me njerëzit që kujdesen për të dhe, përballë diçkaje të re, kërkon mbështetje tek ata. Sipas NHS, ankthi i ndarjes dhe frika nga të panjohurit janë të zakonshme te fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 3 vjeç dhe zakonisht janë pjesë normale e zhvillimit, transmeton Telegrafi.

Pse fëmija qan kur i afrohet dikush i panjohur?

Për një të rritur, një përshëndetje e thjeshtë nga një i panjohur mund të duket e padëmshme. Por për një fëmijë të vogël, fytyra, zëri, aroma, lëvizjet dhe afërsia fizike e një personi të panjohur mund të jenë përvojë e re dhe e fortë.

Në atë moment, fëmija nuk po bën “teka”. Ai po reagon sipas mënyrës se si funksionon truri i tij në atë fazë zhvillimi. Po mëson të njohë kush është i afërt, kush është i panjohur dhe ku ndihet i sigurt.

Read more:Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja

Reagimi mund të jetë i ndryshëm nga një fëmijë te tjetri. Disa fëmijë qajnë menjëherë. Disa të tjerë fshihen pas prindit, kapen fort për të, heshtin ose shikojnë me kujdes nga distanca. Këto ndryshime varen nga temperamenti, përvoja, mosha dhe mënyra si të rriturit i afrohen fëmijës.

Sipas HealthyChildren, edhe të afërmit ose kujdestarët që fëmija i ka parë më parë mund ta bëjnë të qajë ose të fshihet, sidomos nëse i afrohen me nxitim.

Çfarë duhet të bëjnë prindërit në këto raste?

Read more:Fëmijët që dëgjojnë këto fraza shpesh u krijohet ankth në të ardhmen

Gjëja më e rëndësishme është që prindi të qëndrojë i qetë. Fëmija e lexon shumë shpejt reagimin e prindit. Nëse prindi bëhet nervoz, ndihet i turpëruar ose e qorton fëmijën, ankthi i tij mund të rritet edhe më shumë.

Nuk është mirë që fëmija të detyrohet të përshëndesë, të japë dorën, të përqafojë ose të qëndrojë në prehrin e dikujt, nëse nuk është gati. Kontakti social duhet të vijë gradualisht. Më mirë është t’i lejohet të shikojë nga distanca, të qëndrojë pranë prindit dhe të vendosë vetë kur ndihet më i sigurt.

Një mënyrë e mirë është që personi i panjohur të mos i afrohet menjëherë fëmijës, por të flasë qetë me prindin, të buzëqeshë dhe t’i japë kohë fëmijës të mësohet me praninë e tij. Pas disa minutash, fëmija shpesh relaksohet vetë.

Sipas NHS, prindërit mund ta ndihmojnë fëmijën duke e qetësuar, duke ruajtur rutinën dhe duke e mësuar gradualisht se ndarjet e shkurtra ose kontaktet me njerëz të tjerë nuk janë të rrezikshme.

Read more:Edukimi i duhur financiar për fëmijët krijon breza të ardhshëm të përgjegjshëm – Leksioni i parë financiar për fëmijë nga Halkbank

Kur duhet të kërkohet këshillë profesionale?

Në shumicën e rasteve, frika nga të panjohurit zbehet gradualisht me rritjen e fëmijës dhe me përvojat e reja sociale. Megjithatë, prindi mund të kërkojë këshillë nga pediatri ose psikologu i fëmijëve nëse frika është shumë e fortë, zgjat përtej moshës kur pritet të zbutet, pengon jetën e përditshme, shoqërohet me panik të theksuar ose fëmija nuk arrin të krijojë kontakt as në ambiente të sigurta.

Sipas MSD Manual, kohëzgjatja dhe intensiteti i frikës nga të panjohurit mund të ndryshojnë shumë nga një fëmijë te tjetri, por ajo duhet dalluar nga ankthi që shfaqet më vonë ose bëhet i papërshtatshëm për moshën dhe pengues në jetën e përditshme.

Read more:EKSKLUZIVE/ Sulmet pasi takoi Veliajn në gjyq, flet Robert Ndrenika: Pse reagojnë kështu?! S’i kuptoj! E kam bir për shpirt, ia njoh jetën e do jem sërish nëse ka nevojë

Një shenjë e vogël e një zhvillimi të madh

Pra, e qara e fëmijës para një personi të panjohur nuk është gjithmonë arsye për shqetësim. Shpesh është një shenjë se truri i tij po zhvillohet, se po mëson të dallojë fytyrat, të krijojë lidhje emocionale dhe të kërkojë siguri tek njerëzit e afërt.

Në vend që të turpërohemi nga ky reagim, është më mirë ta kuptojmë si një hap të natyrshëm në rrugën e fëmijës drejt pavarësisë, besimit dhe sigurisë në botën që sapo ka nisur ta njohë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ankthi #Aroma #Edukim #Fëmija #Femije #Fëmijët #I panjohuri #jetë #Të qarët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi
  • “Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Qëndroni dhe rezistoni për të ardhmen! Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
  • “Të luftojmë për të drejtat tona”/ Protestuesi nga Diaspora Shqiptare e Amerikës: Fatkeqësi kombëtare që kemi një kryeministër si Edi Rama
  • “Nuk jemi dëmshpërblyer për përmbytjet”/ Protestuesi: U ktheva nga emigrimi dhe investova 100 mijë euro. Bëra gabimin më të madh
  • Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 17 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 16 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë Media franceze ngre alarmin: Evropa i mbyll dyert, qeveria Rama i jep fond të majmë këngëtarit kontrovers 8 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by