Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Jelekët e strukturuar janë sërish në trend: Modelet që i japin stil edhe veshjeve të përditshme
Aktualitet

Jelekët e strukturuar janë sërish në trend: Modelet që i japin stil edhe veshjeve të përditshme

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dikur pjesë klasike e kostumeve elegante, këtë sezon jeleku vishet si bluzë, mbi këmishë, me xhinse, pantallona të gjera apo funde, duke krijuar pamje të rregullt, por aspak të ngurtë

Kemi shqyrtuar me kujdes koleksionet aktuale dhe një gjë është e qartë: jelekët e strukturuar, ata që duken sikur sapo janë shkëputur nga një kostum elegant, këtë pranverë kanë dalë përtej veshjeve zyrtare dhe janë kthyer në një nga pjesët më praktike të gardërobës së përditshme.

Ata vishen vetëm, të mbërthyer si bluzë, me xhinse, pantallona të gjera apo funde, por edhe në shtresa, mbi një bluzë të bardhë të thjeshtë ose mbi një këmishë më të gjerë. Gjithnjë e më shpesh shfaqen edhe si pjesë e kompleteve me pantallona ose fund të njëjtë, por pa xhaketë, duke krijuar një pamje moderne dhe shumë më të lirshme se kostumi klasik.

Read more:"Angry Birds" dhe "FIFA International Soccer" hynë në Hollin e Famës së video-lojërave

Rregulli kryesor është i thjeshtë: jeleku duhet të duket i rregullt dhe me prerje të pastër, ndërsa kombinimi nuk duhet të marrë pamje tepër serioze. Pikërisht ky ekuilibër mes elegancës dhe lehtësisë e bën këtë pjesë kaq të përshtatshme për përditshmëri.

Në fokus janë materialet e lehta, si liri, pambuku dhe përzierjet e buta që lejojnë lëvizje dhe ajrosje më të mirë. Më të kërkuarat mbeten ngjyrat neutrale, si bezha, e bardha, grija dhe e zeza, sepse kombinohen lehtë dhe duken gjithmonë të sofistikuara. Megjithatë, për ato që duan një pamje më të veçantë, këtë sezon spikatin edhe nuancat pastel, vijat e holla të frymëzuara nga kostumet mashkullore dhe modelet me kopsa dekorative, transmeton Telegrafi.

Read more:Ministrja Sala: Angazhimi vullnetar i të rinjve, një model që duhet ta zgjerojmë në të gjithë Shqipërinë

View this post on Instagram

A post shared by Monikh (@monikh)

Jeleku i strukturuar mund të vishet në disa mënyra, varësisht nga rasti. Për një dalje të zakonshme, mjafton ta kombinoni me xhinse të drejta dhe sandale ose atlete të bardha. Për në punë, duket shumë bukur me pantallona me bel të lartë dhe këpucë elegante. Ndërsa për mbrëmje, mund të vishet drejtpërdrejt në trup, me një fund saten ose pantallona të gjera, duke krijuar një pamje të thjeshtë, por shumë të rafinuar.

View this post on Instagram

A post shared by Anouk Yve (@anoukyve)

Për vajzat që pëlqejnë stilin më të relaksuar, jeleku mbi një këmishë të bardhë më të gjerë është zgjedhje shumë e mirë. Ndërsa ato që duan të theksojnë belin mund të zgjedhin modele më të ngushta, me prerje të qartë dhe gjatësi deri te beli. Modelet pak më të gjata janë më të përshtatshme për kombinime me pantallona të ngushta ose me funde të drejta.

Read more:Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

Është ideal për ditët kur temperaturat ndryshojnë, sepse lejon kombinime me shtresa dhe përshtatet lehtë nga mëngjesi deri në mbrëmje. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Fokus #Instagram #Jelekët #Moderne #Telegrafi #Temperaturat #zgjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ambasadorja e re e BE-së takohet me kreun e SPAK, rikonfirmon mbështetjen për institucionin
  • Braho zbardh strategjinë e re kundër krimit të organizuar: Në fokus gjurmimi i aseteve kriminale, si do të funksionojë skema
  • Konferenca e 42-të e Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, ministri Demo: Partneriteti ndërkombëtar nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri
  • Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë të gjata automjetesh! Qytetarët prej disa orësh të ‘bllokuar’ (VIDEO)
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 390 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Sarandë, ‘Tani i Rruzhdiut’ ekzekutohet sapo u ul për kafe, autorët me motor e skafandra, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për një plagosje në 2025-ën 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by