
Pas një denoncimi paraprak në SPB Veles nga një qytetar, fëmija i mitur i të cilit ndodhej në autobus me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, i cili po kthehej nga ekskursioni, se autobusi disa herë kishte pasur defekt gjatë rrugës, më 08.05.2026 në orën 22:50, në pikëpagesën “Otovicë”, në autostradën Veles-Shkup, nga nëpunës policorë të SPB Veles, ishte ndaluar autobusi “Setra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.Gj. (43) nga Shkupi.
Siç kumtoi MPB-ja, autobusi është konfiskuar dhe dërguar në stacionin e kontrollit teknik për konstatimin e gjendjes së tij teknike.
Udhëtarët, me një autobus tjetër, janë transportuar në mënyrë të sigurt deri në destinacionin përfundimtar.
Read more:14-vjeçari gjeti 46 mijë denarë dhe i dorëzoi në polici, merr mirënjohje nga SPB Veles
Pas kompletimit të plotë të rastit dhe përfundimit të kontrollit të jashtëzakonshëm teknik do të parashtrohen parashtresa përkatëse.




