Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-ve për planin e paqes: T’i jepet fund menjëherë luftës dhe të hapet Hormuzi!
Aktualitet

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-ve për planin e paqes: T’i jepet fund menjëherë luftës dhe të hapet Hormuzi!

• 10 Maj, 2026 • 11 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Irani u ka dërguar përgjigjen e tij Shteteve të Bashkuara lidhur me propozimin për planin e paqes duke thënë se “Jemi të përqendruar në përfundimin e konfliktit”, por nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë reagim. Mediat iraniane raportojnë se përgjigjja u është dorëzuar ndërmjetësve pakistanezë.

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, ka deklaruar se SHBA-të janë të gatshme për të vijuar rrugën e diplomacisë, por nëse është e nevojshme, edhe të rinisin luftën.

Lideri suprem i Iranit i ka dhënë një direktivë të re komandantit të Shtabit të Përgjithshëm Iranian, Khatam al-Anbiya, pasi ky i fundit i paraqiti një raport mbi gatishmërinë e forcave të armatosura për të sulmuar. Mediat shkruajnë se Mojtaba Khamenei i ka kërkuar komandantit që të vazhdojë përballjen me armiqtë me forcë dhe vendosmëri.

Përpjekjet e Uashingtonit për paqe vijuan me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio i cili bashkë me të dërguarin e Posaçëm Steve Witkoff, u takuan me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit në Miami për të arritur një marrëveshje.

Më herët, një anije tregtare u dëmtua nga një raketë e paidentifikuar teksa lundronte në Katar. Nga ana tjetër Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vranë 39 anëtarë të dyshuar të Hezbollahut në Liban dhe shkatërruan afërsisht 40 pika që besohet se ishin të lidhura me ta.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:16

Trump nuk përmbahet: Irani është tallur me ne për 47 vjet, tani s’do të qeshë më!

Presidenti Donald Trump sot ka përsëritur kritikat ndaj Iranit, menjëherë pasi vendi dorëzoi përgjigjen e tij ndaj propozimit amerikan për paqe përmes një ndërmjetësi pakistanez.

“Irani ka luajtur lojëra me Shtetet e Bashkuara dhe me pjesën tjetër të botës për 47 vjet (Vonesa, vonesa, vonesa!)”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale. Më tej, Trump kritikon ish-presidentët Barack Obama dhe Joe Biden për politikat e tyre kundrejt Iranit, port ani siguron se ky i fundit s’do të qeshë më.

“Për 47 vjet iranianët na kanë mbajtur pezull, duke na bërë të presim, duke vrarë njerëzit tanë me bombat e tyre anës rrugëve, duke shtypur protestat dhe së fundmi duke zhdukur 42 mijë protestues të pafajshëm dhe të paarmatosur, ndërsa qeshnin me vendin tonë që tani është sërish i madh. Ata nuk do të qeshin më!”, shkruan Trump.

Read more:Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës edhe gjatë armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, humbin jetën 3 persona

Ora 18:43

Bllokada në Hormuz, Komanda amerikane: 61 anije janë devijuar dhe 4 të tjera janë bllokuar

Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura Amerikane (Centcom) deklaroi se më shumë se 20 anije luftarake amerikane po zbatojnë bllokadën detare kundër Iranit.

Sipas një njoftimi të publikuar në platformën X, forcat amerikane kanë devijuar deri tani 61 anije tregtare dhe kanë neutralizuar 4 të tjera “për të garantuar respektimin e bllokadës”.

“Përtej 20 anijeve luftarake amerikane po zbatojnë bllokadën detare kundër Iranit. Forcat Centcom kanë devijuar 61 anije tregtare dhe kanë çaktivizuar 4 të tjera për të garantuar respektimin”, thuhet në deklaratë.

USS John Finn (DDG 113) sails behind USS Milius (DDG 69), USNS Carl Brashear (T-AKE-7), and USS George H.W. Bush (CVN 77) in the Arabian Sea.

Over 20 U.S. warships are enforcing the blockade against Iran. CENTCOM forces have redirected 61 commercial vessels and disabled 4 to… pic.twitter.com/gG9B2K5c9p

— U.S. Central Command (@CENTCOM) May 10, 2026

Ora 18:36

Irani kërcënon Francën dhe Britaninë e Madhe: Nëse dërgoni anije në Hormuz, do të përgjigjemi menjëherë

Irani ka paralajmëruar Britaninë e Madhe dhe Francën se forcat e tij të armatosura do të japin “një përgjigje vendimtare dhe të menjëhershme” ndaj çdo anijeje luftarake që do të dërgohet në Ngushticën e Hormuzit.

Paralajmërimi erdhi pasi Parisi dhe Londra kanë nisur anije në rajon dhe po udhëheqin përpjekjet për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar që synon sigurinë në Ngushticën e Hormuzit pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit. Në operacion është përfshirë edhe Italia.

“U kujtojmë se, si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje, vetëm Republika Islamike e Iranit mund të garantojë sigurinë në këtë ngushticë dhe nuk do të lejojë asnjë vend të ndërhyjë në çështje të tilla”, deklaroi në rrjetet sociale zv.ministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi.

Read more:Pakistani thotë se pret së shpejti një marrëveshje SHBA-Iran

فرانسه اعلام کرده است ناو هواپیمابر «شارل دوگل» را برای آماده سازی یک ماموریت آینده همکاری‌های مشترک میان پاریس و لندن با هدف تقویت آزادی کشتیرانی در منطقه تنگه هرمز، به سمت دریای سرخ و خلیج عدن فرستاده است. در همین حال، دولت انگلیس هم اعلام کرده که در همراهی با فرانسه، یکی از…

— Gharibabadi (@Gharibabadi) May 10, 2026

Ora 18:31

Netanyahu: Uraniumi iranian duhet marrë, lufta në Iran nuk ka përfunduar

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit mbeten të larta edhe pse po diskutohen mundësi për një marrëveshje paqeje me ndërmjetësimin e SHBA-së. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në një intervistë për CBS, se lufta “nuk ka mbaruar” dhe paralajmëroi se uraniumi i pasuruar duhet të nxirret nga Irani.

“Nuk ka përfunduar sepse ka ende material bërthamor, uranium të pasuruar që duhet të nxirret nga Irani. Ka ende impiante pasurimi që duhet të çmontohen. Ka ende grupe të armatosura të mbështetura nga Irani. Ka ende raketa balistike që ata duan të prodhojnë. Për të larguar uraniumin e pasuruar nga Irani, duhet të hysh dhe ta marrësh. Presidenti Trump më tha: ‘Dua të hyj atje’ dhe mendoj se kjo mund të bëhet fizikisht. Nëse ka një marrëveshje dhe shkojmë ta marrim, pse jo? Kjo është mënyra më e mirë”, deklaroi Netanyahu.

I pyetur nëse Izraeli apo SHBA do ta merrnin uraniumin me forcë në rast se nuk arrihet marrëveshje, Netanyahu shmangu përgjigjen.

“Nëse do të më bëni pyetje të tilla, do t’i shmang”, u shpreh ai.

Ora 18:21

Trump kërcënon Iranin: Ne kemi kontrollin, uraniumin e pasuruar do t’ia marrim

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar deklarata kërcënuese ndaj Iranit lidhur me uraniumin e pasuruar në zotërimin e tij

“Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që Irani të zotërojë armë bërthamore dhe të ketë akses në kapacitete bërthamore. Në një moment do ta marrim uraniumin e pasuruar, ne e kemi nën kontroll. Nëse dikush afrohet, mund t’ju themi emrin, adresën dhe numrin e identifikimit. Po e monitorojmë shumë nga afër dhe kushdo që afrohet, do ta hedhim në erë”, deklaroi Trump në një intervistë për emisionin amerikan “Full Measure”.

Read more:Trump poston një mori imazhesh të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të luftës me Iranin

Ora 18:04

Trump: Do të duheshin vetëm 2 javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran

1776693640_donaldtrump.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar në një intervistë se do të duheshin vetëm dy javë për të goditur “çdo objektiv” në Iran, duke shtuar se Republika Islamike është “e mundur ushtarakisht”.

Ai e ka cilësuar gjithashtu NATO-n si një “tigër letre” dhe ka akuzuar aleatët e Uashingtonit se nuk kanë ofruar ndihmë në fushatën kundër Teheranit.

“Janë të mundur ushtarakisht. Në mendjen e tyre, ndoshta nuk e dinë. Por mendoj se e dinë,” ka thënë Trump në intervistë, para se të shtonte: “Kjo nuk do të thotë që kanë mbaruar.”

Ai u shpreh se ushtria amerikane mund të “ndërhyjë për dy javë të tjera dhe të godasë çdo objektiv. Kemi disa objektiva që i donim dhe kemi goditur ndoshta 70% të tyre, por kemi edhe objektiva të tjerë që potencialisht mund t’i godasim.”

“Por edhe nëse nuk e bënim këtë, e di, do të ishin vetëm prekjet e fundit,” shton ai.

Ora 16:33

Irani kritikon Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Detyra e saj është siguria, jo përçimi i mesazheve politike

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, ka hedhur poshtë deklaratat e fundit të drejtorit të përgjithshëm të Rafael Grossi, lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe programin raketor iranian.

“Detyra e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është verifikimi, jo përhapja e mesazheve politike mbi Ngushticën e Hormuzit, raketat iraniane apo mënyrën se si duhet të sillet Teherani”, ka deklaruar ai në një mesazh në X. “Kur paanshmëria profesionale cenohet për propagandë politike ose për ambicie personale, institucionet humbasin besueshmërinë dhe me kalimin e kohës edhe efikasitetin”, thekson Baghaei.

Read more:Publikohen dokumentet sekrete mbi UFO-t pas urdhrit të Trump/ Pentagoni nxjerr mijëra video dhe foto: Tani keni akses në dosjet e deklasifikuara

Ora 16:23

SHBA: Duam ta zgjidhim konfliktin përmes diplomacisë, por gati tu rikthehemi armiqësive nëse është e nevojshme

Foto: Mike Waltz

Shtëpia e Bardhë synon ta zgjidhë konfliktin me Iranin përmes diplomacisë, por është gati të rifillojë armiqësitë nëse është e nevojshme, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz.

“Negociatat me Iranin dhe diplomacia janë duke vazhduar, kështu që do të shohim se çfarë na ofrojnë. Presidenti Donald Trump po i jep diplomacisë çdo mundësi të mundshme përpara se të rifillojë armiqësitë, por është absolutisht i gatshëm ta bëjë këtë”, tha ai.

Ora 15:38

Mediat iraniane: Përgjigja e Teheranit përqendrohet në ndalimin e luftës dhe ruajtjen e sigurisë detare

1778088534_luftaniran.jpg

Foto: Flamuri i Iranit dhe i SHBA-së

Objektivi kryesor i përgjigjes së Iranit ndaj kuadrit të propozuar nga SHBA-të është “ndërprerja e menjëhershme e luftës” dhe “rivendosja e sigurisë detare” në Gjirin Persik dhe Ngushticën strategjike të Hormuzit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA.

Sipas planit aktual të propozuar, negociatat në këtë fazë mbeten të përqendruara rreptësisht në mekanizmat për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të zgjidhur krizën rajonale.

Dorëzimi i këtij dokumenti konsiderohet një zhvillim thelbësor në përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të stabilizuar rajonin dhe për t’i dhënë fund konfliktit aktual ushtarak.

Ora 15:13

Plani amerikan i paqes, Irani u kthen përgjigje SHBA-ve

Irani u ka dërguar përgjigjen e tij Shteteve të Bashkuara lidhur me propozimin: “Jemi të përqendruar në përfundimin e konfliktit”.

Agjencia Irna nuk jep asnjë detaj mbi përmbajtjen e “përgjigjes” iraniane. “Sipas planit të propozuar”, shkruan agjencia, “faza aktuale e negociatave përqendrohet ekskluzivisht në ndërprerjen e armiqësive në rajon”. Përgjigjja iu dorëzua ndërmjetësve pakistanezë.

Read more:Vendet që zbatojnë sanksione ndaj Iranit do të "përballen me probleme" në Ngushticën e Hormuzit, thotë zëdhënësi i ushtrisë iraniane

Ora 14:52

Mojtaba Khamenei porosi forcave ushtarake iraniane: Luftoni armikun me forcë

1776954925_mojtabakhamenei.png

Foto: Mojtaba Khamenei

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm Iranian, Khatam al-Anbiya, i paraqiti një raport mbi gatishmërinë e forcave të armatosura Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, duke e siguruar atë se forcat iraniane janë shumë të përgatitura.

Televizioni iranian, raportoi se Udhëheqësi Suprem i dha direktiva të reja komandantit për të vazhduar “përballjen me armiqtë me forcë dhe vendosmëri”.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Khatam al-Anbiya, konfirmoi se çdo gabim ose sulm “do të kundërshtohet me vendosmëri dhe shpejtësi” dhe konfirmoi ekzistencën e planeve për të kundërshtuar “aktet armiqësore nga amerikanët dhe sionistët”.

Ora 14:36

Irani lëshon sërish dronë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot se kishin kapur dy dronë iranianë, pavarësisht armëpushimit të brishtë në konfliktin e Lindjes së Mesme që është në fuqi që nga 8 prilli.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë kapur dy dronë të lëshuar nga Irani”, tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp.

Ora 11:57

Teherani: Durimi po mbaron! Çdo sulm kundër anijeve iraniane do të përballet me një përgjigje të ashpër

1775831240_ngushticaehormuzit.webp

“Durimi po mbaron”, shkroi Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, në një postim në X, duke shtuar se “çdo sulm kundër anijeve iraniane do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe të fuqishme iraniane kundër anijeve dhe bazave amerikane”.

“Është në interesin e amerikanëve të mos kryejnë asnjë marrëzi dhe të mos zhyten më tej në moçalin në të cilin kanë rënë. Rruga më e mirë është të dorëzohen dhe të bëjnë lëshime. Duhet të mësoheni me rendin e ri rajonal”, theksoi ai.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anije #Anije luftarake #Armë #Barack obama #Benjamin netanyahu #diplomacia #Lufta në iran #Mojtaba khamenei #Ngushtica e hormuzit #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Përplasje diplomatike mes palëve, Trump kërcënon Iranin: Do ta paguash çmimin për vonesat në negociata
  • “Diktatori antisemit që kryen gjenocid ndaj kurdëve”/ Netanyahu reagon ashpër ndaj Erdoganit: Personi i fundit që mund t’i bëjë moral Izraelit
  • Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit: Miliona njerëz rrezikojnë urinë
  • Garda Revolucionare e Iranit godet flotën e 5-të të SHBA-ve në Bahrein, njofton se është përgjigje ndaj sulmeve të fundit amerikane
  • Sulmet amerikane ndaj Iranit, Teherani kërcënon me goditje më të ashpra: Nëse na shënjestroni sërish…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet “Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by