Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!
Politikë

Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!

• 28 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Organizatës Këshilluese për Sigurinë Jashtë Vendit (OSAC), strukturë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të qartë të situatës së sigurisë dhe qeverisjes në Shqipëri.

Sipas Kedhit, raporti evidenton një rritje me 17% të kriminalitetit në vend gjatë një viti, të lidhur kryesisht me trafikun e drogës, mashtrimet dhe armët. Ai theksoi se dokumenti përshkruan rrjetet shqiptare të krimit të organizuar si të përfshira në trafik droge, pastrim parash, trafikim njerëzor, zhvatje, prostitucion dhe korrupsion.

Kedhi kujtoi gjithashtu raportin e fundit të Europol-it, sipas të cilit grupet kriminale shqiptare janë shndërruar në aktorë transnacionalë që kontrollojnë pjesë të rëndësishme të trafikut të kokainës drejt Evropës, në bashkëpunim me kartelet latino-amerikane dhe organizata të tjera kriminale.

Sipas opozitës, raporti ngre shqetësime edhe për kapacitetet e kufizuara të Policisë së Shtetit, duke theksuar mungesën e personelit dhe burimeve, si dhe vonesat në reagim ndaj rasteve të ndryshme. Në deklaratën e tij, Kedhi kritikoi qeverinë edhe për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke pretenduar se mungojnë investimet për sigurinë, shëndetësinë dhe arsimin, ndërsa akuzoi ekzekutivin se favorizon shpenzime të tjera.

Ai u ndal edhe te pjesa e raportit që trajton korrupsionin, duke theksuar se investitorët e huaj evidentojnë mungesë transparence, konkurrencë të padrejtë, ekonomi informale dhe zbatim të dobët të kontratave.

Read more:Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale – Blog

Sipas nënkryetarit të PD-së, raporti ngre shqetësime edhe për infrastrukturën, sigurinë rrugore, shërbimet e urgjencës, transportin publik dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Në lidhje me zgjedhjet, Kedhi tha se raporti përmend përfshirjen e elementëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa rikujtoi rekomandimet e misioneve ndërkombëtare për një reformë të plotë zgjedhore.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi:

Mirëdita!

Dje u publikua Raporti i Sigurisë për Shqipërinë nga OSAC, strukturë e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tregon se çfarë duhet të dijë një qytetar amerikan përpara se te vije ne vendin tone.

Një raport më shumë që tregon realitetin e dhimbshëm me të cilin ne përballemi përditë.

Read more:“Në shah mbreti mbrohet deri në fund dhe sakrifikohen ushtarët”/ Këlliçi llogari Nufit për kontratat e prodhimit të armëve: Heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia, pyet dhe shefe Belën

Sipas raportit, kriminaliteti në Shqipëri është rritur me 17 për qind brenda një viti. Rritja lidhet kryesisht me krimet e drogës, mashtrimet dhe armët.

Raporti i OSAC flet për rrjete të krimit të organizuar të përfshira në trafik droge, pastrim parash, trafikim njerëzor, zhvatje, prostitucion dhe korrupsion. Evidenton gjithashtu se armë dhe eksplozivë që qarkullojnë në Europë kanë origjinë ose kalojnë përmes Shqipërisë. Të njëjtën kambanë alarmi ngrinte dhe raporti i ri i Europol pak ditë më parë, i cili dokumentonte se rrjetet kriminale shqiptare janë shndërruar në aktorë transnacionalë, që kontrollojnë zinxhirë të tërë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, bashkëpunojnë me kartelet latino-amerikane dhe me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare, ndërsa përdorin komunikime të enkriptuara, pastrim parash dhe biznese të ligjshme për të fshehur aktivitetin e tyre.

Pas trembëdhjetë vitesh, Shqipëria ka më shumë krim, më shumë para të pista në ekonomi dhe një shtet që nuk u përgjigjet dot qytetarëve me shpejtësinë dhe kapacitetin e nevojshëm.

Vetë raporti evidenton se reagimi i policisë vonohet për shkak të mungesës së personelit dhe burimeve, ndërsa aftësia e saj për të mbrojtur dhe ndihmuar qytetarët është e kufizuar në zona të caktuara. Qeveria i gjen 4.2 milionë euro për t’ja dhënë Kanye West, por nuk ka para për sigurinë e qytetarëve, ashtu si nuk ka për zjarrfikëset apo spitalet dhe as për arsimin.

Read more:U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

Qytetari shqiptar paguan taksat, por kur ka nevojë për shtetin, e gjen atë të vonuar, të munguar apo të kompromentuar.

Pasojat e kriminalizimit të Shqipërisë nuk i vuajnë vetëm viktimat e drejtpërdrejta të krimit.

I vuan biznesi i ndershëm, që duhet të konkurrojë me paratë e drogës dhe klientelizmin.

I vuan profesionisti, që zbulon se puna dhe aftësia nuk vlejnë sa lidhjet. I vuan familja e zakonshme, që paguan gjithnjë e më shumë dhe ndihet gjithnjë e më shumë e pashpresë.

Read more:Shkodër/ U kapën në një lokal me armë zjarri dhe lëndë narkotike, tre të arrestuar! Mes tyre edhe dy 18-vjeçarë (EMRAT+VIDEO)

I vuan i riu, të cilit çdo ditë i jepet mesazhi se në këtë vend ecën më shpejt ai që njeh dikë, jo ai që punon më shumë.

Raporti është po aq i rëndë për korrupsionin. Investitorët e huaj evidentojnë se korrupsionin eshte i kudondodhur, në qeveri, në drejtësi, në prokurimet publike dhe në media. Ata ngrenë shqetësime për mungesën e transparencës dhe konkurrencës, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave.

Gjithashtu, theksohet se aksidentet janë te shpeshta, shërbimet e urgjencës te kufizuara, nuk ka transport per ne spital, kujdesi mjekësor eshte i papërshtatshëm, transporti publik nuk rekomandohet, uji i çezmës nuk përmbush standardet dhe siguria ne rruge gati nuk ekziston.

Sa i përket zgjedhjeve, raporti vë në dukje se në to janë përfshirë elementë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe se misionet e ODIHR, OSBE, Asambleja Parlamentare e OSBE, Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian kërkuan reformë të plotë zgjedhore, duke identifikuar keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet si shqetësim kryesor.

Read more:‘Nëse duam turizëm elitar duhet të kemi resorte’, eksperti: Protestat kanë ndikuar në anulimin e udhëtimeve, turistët nuk shohin emrin e hotelit, por review-t

Mbi të gjitha, raporti arrin në një përfundim të qartë: pandëshkueshmëria mbetet një problem serioz.

Pandëshkueshmëria vendos se kush fiton tenderin. Kush merr lejen. Kush ndërton aty ku të tjerëve u ndalohet. Kush pasurohet përmes shtetit dhe kush detyrohet të largohet sepse nuk pranon të bëhet pjesë e sistemit.

Raporti ndalet edhe te protestat masive të këtyre gati dy muajve, duke konstatuar se edhe pse nisën si reagim mjedisor, sot janë shndërruar në protesta kundër korrupsionit qeveritar.

Pas trembëdhjetë vitesh abuzim, vjedhje dhe shpopullim, ka vetëm një akt që kjo qeveri dhe ky Kryeministër duhet të bëjnë: dorëheqja!

Lexo edhe
Politikë

“TIMAK Defence” dhe KAYO në qendër të denoncimit të PD: Thesari pagoi 8.6 mln lekë! Si u lëshua fatura para procedurës?

Politikë

Pjesë e debatit të Asamblesë së Përgjithshme, Rama mban sot fjalimin në OKB

Tags: #Amerika #Amerika latine #Armë #Armët #Biznese #Biznesi #droge #Ekonomi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “TIMAK Defence” dhe KAYO në qendër të denoncimit të PD: Thesari pagoi 8.6 mln lekë! Si u lëshua fatura para procedurës?
  • Pjesë e debatit të Asamblesë së Përgjithshme, Rama mban sot fjalimin në OKB
  • Sot 118 ditë radhazi revoltë popullore – Mes skandaleve të reja, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij
  • VIDEO/ “Gjithë Shqipëria të urren” – Protestuesit ndjekin Ramën edhe në New York, e qëllojnë me vezë para vizitës në OKB
  • “Burg, hajdut”/ Protestuesit kapin mat Bledi Çuçin. Revoltohet Delina Fico, gjuan me lugë e shishe qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT)
  • Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit
  • Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO)
  • Tensione në Kuvend/ PD kërkon debat për SHISH: Ra siguria kombëtare, Rama të dorëhiqet! PS rrëzon kërkesën, opozita bllokon foltoren
  • Mbante armë automatike dhe fishekë në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Patos (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“TIMAK Defence” dhe KAYO në qendër të denoncimit të PD: Thesari pagoi 8.6 mln lekë! Si u lëshua fatura para procedurës?

Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje lidhur me një pagesë prej 8.6 milionë lekësh ndaj kompanisë “TIMAK Defence”, duke…

• 3 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Pjesë e debatit të Asamblesë së Përgjithshme, Rama mban sot fjalimin në OKB

Kryeministri Edi Rama pritet të ngjitet sot në podiumin e Kombeve të Bashkuara, ku do të mbajë fjalimin…

• 3 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Sot 118 ditë radhazi revoltë popullore – Mes skandaleve të reja, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në kryeqytet për të shënuar ditën e 118-të me radhë të protestës…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by