Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Memento
Aktualitet

Memento

• 10 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kam varret e të dy prindërve në Sharrë, shkoj t’i vizitoj rrallë – varret jo prindërit. Më pëlqen, megjithatë, të meditoj i rrethuar nga shenjat e buta të vdekjes, i turbulluar nga aromat e dheut, të barit të lagur dhe të supersticionit.

Varreza më shfaqet si një shifër komplekse mes albumit dhe një qyteti të ngrirë, ku secili varr luan atë rol që Roland Barthes-i ia pat parashkruar fotografisë: të tregojë nëpërmjet gjurmëve diçka, një person a një send, që ka qenë. Ngjashëm me gjurmët që lë drita e një ylli të largët në film a në pllakën fotografike – ajo dritë së cilës ndonjëherë i janë dashur miliona vjet për të mbërritur.

Dhe në këtë katalog astronomik të kujtesës gjejnë vend edhe imazhet e zbehura të të varrosurve në porcelan, edhe lulet detyrimisht të thara mbi rrasat, edhe emrat e gdhendur hijshëm në pllaka – emra gjithnjë të vjetruar, sa familjarë aq edhe dëshmi thuajse muzeale të një kohe tjetër. Emra të tillë që sot vetëm të vdekurit mund t’i mbajnë seriozisht, aq sa për një çast duket sikur bartësit e tyre nuk kanë jetuar kurrë, përveçse si personazhe melodramash.

Read more:Benedict Cumberbatch në qendër të debatit me çiklistin pas kalimit në semafor të kuq

Më i forti prej supersticioneve na bën të besojmë se atje, në varret, poshtë rrasave të mermerta, dergjen vërtet njerëz, me ekzistencë të pakësuar por kurrë zero dhe me trupat – tashmë të shndërruar në eshtra – që gjithnjë presin. Kjo bindje ka zënë vend edhe në gjuhë, me shprehje si varri i filanit, ku filani merr në imagjinatë funksionet e të zotit të varrit, njëlloj siç themi shtëpia e filanit, kali i filanit, bastuni i filanit.

Por eshtrat nën dhé nuk janë më shumë se bardhezia e shkruar në një foto që vjen e zverdhet. Na kujtojnë atë që ka qenë, na kujtojnë që ta përdorim atë memento dhe të mendojmë për çfarë ka mbetur.

Read more:Një gjethe nga kuzhina mund t’i forcojë lulet dhe t’i mbrojë nga dëmtuesit

Shumë nga emrat që gjej në varret afër atyre të prindërve të mi më tingëllojnë të njohur dhe disa i kam njohur vërtet. Më çojnë në fëmijëri dhe në një botë ku e përfytyroj veten ende fëmijë. Secili prej të vdekurve ka tani një shtëpi simbolike, në qytetin që u është dhënë për t’u “prehur” (nuk di njeriu ku t’i vërë thonjëzat). Por nuk e kap dot logjikën e renditjes së emrave aq fatale dhe as kuptimin e fqinjësisë më të përjetshme se fqinjësitë në qytetet tona.

Disa varre më duken, kushedi pse, më të vetmuar se të tjerët.

Të afërmit e mi të vdekur janë të shpërndarë në parcela të ndryshme, madje disa në varreza të ndryshme. Edhe të doja, nuk do të dija si t’i gjej. Por një prej tyre tejet i dashur për mua, që më ka rritur dhe më ka dhënë nga vetja më shumë se kushdo tjetër, e ka lënë emrin në një varr diku afër të mive.

Read more:U arratisën nga pronarët e tyre, tre kuaj shkaktuan kaos në një autostradë të Francës

Këtë e kam ditur prej vitesh, por gjithnjë kam ngurruar të shkoj. E kam ndëshkuar veten për mospërfilljen, me fajin e ri të vonesës. Edhe pse këtë vjeshtë, duke ecur kuturu mes varreve gjithë kujdes që të mos shkelja atje ku nuk duhej (pezull mes supersticionit dhe respektit abstrakt), u ndesha me emrin e njeriut tim ballë për ballë. Një rrasë modeste, pak e errësuar nga vitet, por me dinjitetin të ruajtur, disi e zhytur në dhe nga pesha.

Atë grua e mendoj shpesh, ndoshta po aq sa prindërit. Jam i vetëdijshëm për gjërat që ka lënë tek unë dhe m’i ka besuar që t’ia ruaj, tashmë si pjesë të miat. Më e vështirë është të vendos një lidhje mes vetes time të tanishme dhe varrit të saj.

Read more:Të dielën vranësira dhe intervale me diell, temperaturat deri në 22 gradë

M’u shfaq atë ditë si provë arkeologjike e kuptimit të ekzistencës sime në të shkuarën. Varr ilir, me një mbishkrim që më provoi autoktoninë e subjektit. Shenjë modeste, por e një monumentaliteti të hatashëm që vetëm unë, për fatin tim, mund ta perceptoj.

Ky ndoshta është edhe misioni që u ka mbetur sot varreve, përtej premtimeve për amshim dhe ringjallje: të na ndihmojnë që ta mbajmë gjallë atë lloj jete që është distancuar prej dheut dhe eshtrave. Ringjallje edhe kjo, por më pak kinematografike, më e ngadalshme, si ai zjarri i të vjetërve që duhej mbajtur gjithnjë ndezur në premtim të Prometeut. Ftesë për të besuar se njeriu që ka jetuar, mund të jetojë sërish e sërish në kujtimet. Argument se varri nuk përmban vdekjen, por veç provën delikate të jetës që vazhdon.

Read more:Performuesja meksikane ngre 75 kilogramë me flokët e saj

Por i duhet gjithnjë njeriut guxim dhe përulësi, për ta dëgjuar jetën që gjëllon në varrezat dhe për ta shfletuar dhe për ta evokuar kujtimin e banorëve onomastikë, si një lloj detyre jo vetëm morale por edhe filozofike.

Nëse të varrosurit vërtet presinnë ndonjë farë mënyre figurative, presin pikërisht që ne të gjallët të kujtohemi për këtë mision. Dhe të mësojmë si t’i përdorim thonjëzat edhe kur tastierës sonë të përditshme i mungojnë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ardian Vehbiu #Drita #Femije #Foto #Kali #Lulet #memento #Parcela #Pesha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Riatdhesimet nga Siria, Lamallari për Report Tv: Gjithçka vullnetare, operacioni kompleks zgjati 8 muaj! Kemi identifikuar 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në ato kampe
  • Pickimet nga ‘peshku harabel’ rrezik për pushuesit në Darëzezë, 3-4 raste çdo ditë! Mjekët: Shkakton dhimbje e mpirje, paraqituni për mjekim
  • Riatdhesimet nga Siria, zv/ministrja: Kërkuan të vinin në Shqipëri! Fëmijët e ardhur më parë janë integruar në shkolla, bëjnë jetë normale
  • Policia zbulon dy parcela me 215 bimë kanabisi në Bulqizë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza (EMRI+VIDEO)
  • Shkoi për të marrë nipin dhe mbesën pas vdekjes së djalit! 79-vjeçarja e riatdhesuar nga Siria, nëna e Sherit Taushanit i cili u vra si pjesë e ISIS
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 10 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by