Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Putin propozon ish-kancelarin gjerman Schroeder si ndërmjetës për luftën në Ukrainë
Aktualitet

Putin propozon ish-kancelarin gjerman Schroeder si ndërmjetës për luftën në Ukrainë

• 10 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, si ndërmjetës në luftën e Ukrainës – një ide që është pritur me skepticizëm në Berlin.

I pyetur të shtunën se kë do të donte të ndihmonte në rifillimin e bisedimeve me Evropën, Putin tha se “personalisht” do ta preferonte Schroeder, i cili udhëhoqi Gjermaninë nga viti 1998 deri në vitin 2005.

Schroeder, 82 vjeç, ka mbetur “pranë udhëheqësit të Kremlinit” shumë kohë pas largimit nga detyra, duke qëndruar larg shumicës së udhëheqësve perëndimorë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët gjermanë reaguan me kujdes, duke thënë se i kishin “vënë re” komentet e Putinit, por i kishin parë ato si pjesë të “një serie ofertash të rreme” nga Rusia, thanë burime qeveritare për AFP të dielën.

Një burim tha se një provë e vërtetë e qëllimeve të Moskës do të ishte zgjatja e armëpushimit aktual tre-ditor.

Read more:Putin mendon që konfliktit në Ukrainë 'po i vjen fundi'

Siç vënë në pah mediat, qëndrimi i Schroeder e ka bërë atë një figurë të diskutueshme në vend.

Ai kurrë nuk e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës, duke i kushtuar disa privilegje që normalisht u jepen ish-kancelarëve.

Ai më parë mbajti role kyçe në projektet ruse të energjisë, duke përfshirë punën në tubacionet e gazit Nord Stream dhe një vend në bordin e firmës ruse të naftës Rosneft, nga e cila hoqi dorë në vitin 2022.

Kështu, disa politikanë gjermanë nga partia SPD e Schroederit – një partner i vogël në qeverinë e koalicionit të Gjermanisë – thonë se kjo e bën atë të papërshtatshëm për çdo rol ndërmjetësi.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

Putin mendon që konfliktit në Ukrainë ‘po i vjen fundi’

Michael Roth, ish-ligjvënës i SPD-së dhe kryetar i komitetit të punëve të jashtme, tha se një ndërmjetës “nuk mund të jetë shoku i Putinit”, në një intervistë me Tagesspiegel.

Ai theksoi se çdo ndërmjetës duhet mbi të gjitha të pranohet nga Ukraina. “As Moska dhe as ne nuk mund ta vendosim këtë në emër të Kievit”.

Megjithatë, të tjerë brenda partisë kanë qenë më të hapur ndaj sugjerimit të Putinit.

Cituar nga Der Spiegel, zëdhënësi i SPD-së për punët e jashtme në parlament, Adis Ahmetovic, tha se propozimi duhet të “shqyrtohet me kujdes” me partnerët evropianë.

Read more:Skënder Minxhozi: Habia është pse habiteni!

Ligjvënësi i SPD-së, Ralf Stegner, argumentoi, në të njëjtën revistë, se “nëse nuk duam që Putini dhe (Presidenti i SHBA-së, Donald) Trump të vendosin të vetëm për të ardhmen e Ukrainës”, Evropa duhet të shfrytëzojë çdo shans të mundshëm – sado të vogël qoftë.

“Duhet t’i drejtohemi ish-kancelarit. Çfarë kemi për të humbur?”, tha Fabio De Masi, kreu i partisë së majtë pro-ruse BSW, duke folur për AFP të dielën.

Të tjerë mbeten të pabindur, me Marie-Agnes Strack-Zimmermann të FDP-së liberale që paralajmëroi se kishte “dyshime serioze” se ish-kancelari ishte zgjedhja e duhur si ndërmjetës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…

Aktualitet

Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit

Tags: #Berlin #Evropa #Gerhard schroder #Gerhard Schroeder #Gjermania #jetë #Kriza në ukrainë #Lufta në ukrainë #Rusia #Ukraina #Vladimir putin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…
  • Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit
  • Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar
  • Vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, TCH siguron skedën amerikane me 6 krime, i kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika
  • Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, reagon Ministria e Punëve të Jashtme: Hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Laver Bariu, ustai i fundit’, ‘Bisedë me Volterin’ dhe ‘Sekreti i fundit’! Melodia e Vargut sjell vargjet e Martin Camajt
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina
  • Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Greqia pas protestave të dhunshme në Zvërnec? Athina zyrtare quan minoritet banorët e zonës, Beleri letër KE-së 6 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit 4 lexime · 24 minuta më parë
  4. 04
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues 4 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve 3 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…

Regjisori Besnik Bisha ka folur sot për ‘Diellën’ dhe përdorimin e imazhit të bashkëshortes së tij, Anila Bisha.…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me incidentin e dhunshëm ndodhur në Zvërnec një ditë më…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së Ali Demit në Tiranë. Gazetarja e…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by