Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rama: Marrëdhënia Shqipëri-BE, më e afërt se kurrë! Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë lidhet me përkushtimin tonë për të garantuar paprekshmërinë e Drejtësisë
Aktualitet

Rama: Marrëdhënia Shqipëri-BE, më e afërt se kurrë! Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë lidhet me përkushtimin tonë për të garantuar paprekshmërinë e Drejtësisë

• 10 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në mbyllje të javës, kryeministri Edi Rama foli për disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të ditëve që lamë pas, të lidhura me rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Kryeministri i cilësoi zhvillimet si pjesë e një procesi të pandalshëm reformash dhe transformimesh që po e afrojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë me objektivin historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke forcuar njëkohësisht institucionet demokratike, sundimin e ligjit, transparencën dhe mirëqeverisjen.

Read more:9 maji dita e Europës, kryeministri Rama: Shqipëria sot është më afër se kurrë familjes europiane

Rama tha se dje, më 9 maj në ditën e Europës, Shqipëria e gjeti veten më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Edhe njëherë, kreu i qeverisë rrëzoi pretendimet se negociatat mes Unionit dhe Tiranës zyrtare janë bllokuar, duke theksuar se diçka e tillë jo vetëm nuk është e vërtetë, por “për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion”.

Read more:BE ‘rrëzon’ ligjin anti-LGBTQ+ të Hungarisë: Diskriminues dhe kundër vlerave themelore të njeriut

“Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor”,- tha Rama.

Javën që po lëmë pas, Tirana mirëpriti sesionin hapës, preludin e Kongresit Botëror të Ligjit, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e shtetit të së drejtës që vjen në Shqipëri.

Read more:VIDEO/ Dhunë e egër dhe grushta te moshat, Tirana U-18 mposht Partizanin mes përleshjeve! Tifozët futen në fushë

Kreu i qeverisë se përzgjedhja e Shqipërisë për zhvillimin e këtij eventi elitar të jurisprodencës botërore nuk është rastësi, por lidhet me përkushtimin e mazhorancës për të garantuar paprekshmërinë e sistemit të drejtësisë.

Read more:​BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe kompromis për presidentin

“Kështu që është edhe një herë tjetër një arsye për të qenë jo thjesht krenarë për reformën në drejtësi, por të vendosur për ta çuar atë përpara duke i qëndruar besnik atij hapi dhe atij vendimi historik që kemi marrë për të ndarë politikën nga drejtësia, për të ndarë pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ nga pushteti i drejtësisë dhe për t’ia dorëzuar shpatën e drejtësisë zonjës së drejtësisë, e cila ka nevojë në Shqipëri të mbështetet, të ndihmohet, të mirëkuptohet në një proces ku, jo vetëm shpata, por edhe sytë e mbyllur dhe peshorja për të qenë e barabartë dhe e drejtë me të gjithë janë pjesë e kësaj përpjekje të madhe dhe të përbashkët”,- tha Rama.

lajm në përditësim..

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #BE #Edi Rama #Komisioni Europian #Kongresi Boteror i Ligjit ne Tirane #shqiperi #Shqiperia #tirana #Tirane #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të luftojmë për të drejtat tona”/ Protestuesi nga Diaspora Shqiptare e Amerikës: Fatkeqësi kombëtare që kemi një kryeministër si Edi Rama
  • “Rama ka thënë se do të qëndrojë se ka një kontratë”/ Malkaj sfidon Ramën: Ku janë arsimi, mjekësia falas dhe pensionistët e lumtur? Eja këtu, sepse ne jemi populli
  • “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen
  • “Do të jemi këtu deri në dorëheqjen e Ramës”/ Aktivisti Lleshi: Infrastrukturë nuk ka, por 4.2 milionë euro shkojnë për një fashist
  • Revolta e 42-të kundër qeverisë/ “Shteti s’ka Pet Scan, Rama ka 4.2 mln euro për koncertin”, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit: Rilindja 2.0? Llogaridhënia 0.0! Jep dorëheqjen (FOTO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 15 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 13 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 8 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by