Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fëmijët në fshat dhe në qytet përballen me probleme të ndryshme të shëndetit mendor
Aktualitet

Fëmijët në fshat dhe në qytet përballen me probleme të ndryshme të shëndetit mendor

• 11 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një studim në Pediatric Investigation tregon se fëmijët në zonat rurale shfaqin më shpesh probleme emocionale, ndërsa ata në qytete kanë më shumë prirje për probleme të sjelljes

Fëmijët që rriten në zonat rurale dhe ata që jetojnë në qytete nuk i përjetojnë njësoj problemet e shëndetit mendor. Një studim i publikuar në revistën shkencore Pediatric Investigation ka treguar se fëmijët dhe adoleshentët në fshat dhe në qytet zakonisht përballen me forma të ndryshme të vështirësive psikologjike.

Sipas studimit, fëmijët në zonat rurale shfaqin më shpesh probleme emocionale, sidomos simptoma që lidhen me depresionin, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre në qytete kanë më shumë prirje për probleme të sjelljes.

Read more:Një burrë në Angli ka shpikur një gardh të pazakontë për të ndaluar shoferët që parkojnë mbi barin pranë pronës së tij

Për këtë studim, studiues nga Kina analizuan të dhënat e 19.711 nxënësve, të moshës 6 deri në 16 vjeç. Prej tyre, 9.566 jetonin në zona urbane, ndërsa 10.145 në zona rurale. Nga numri i përgjithshëm, 3.003 fëmijë dhe adoleshentë kishin çrregullime mendore.

Vlerësimi fillestar u bë përmes listës për kontrollin e sjelljes së fëmijës, ndërsa më pas u përdorën intervista neuropsikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe intervista me psikiatër.

Rezultatet treguan se fëmijët në zonat rurale janë më të prirur ndaj problemeve emocionale dhe psikologjike. Te ta u vërejtën më shpesh simptoma të tërheqjes në vetvete, depresionit dhe vështirësive sociale.

Read more:Ministrja britanike premton 'një formë' kufizimesh në mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Në anën tjetër, fëmijët në qytete shfaqnin më shpesh simptoma të sjelljes, veçanërisht ato që lidhen me çrregullimin e vëmendjes dhe hiperaktivitetit, ADHD, transmeton Telegrafi.

Mjedisi ku rritet fëmija ka rëndësi

Sipas studiuesve, vendi ku rritet një fëmijë mund ta formësojë shëndetin e tij mendor në mënyra të ndryshme. Trysnitë e jetës urbane, nga stresi akademik deri te ritmi më i shpejtë i përditshmërisë, mund të lidhen me rritjen e problemeve të sjelljes.

Ndërsa fëmijët në zonat rurale shpesh përballen me vështirësi të tjera: varfëri, izolim, qasje më të kufizuar në shërbime dhe, në disa raste, ndarje nga prindërit që migrojnë në qytete për punë. Këta faktorë mund të ndikojnë në ndjenjat e braktisjes, depresionit dhe pasigurisë emocionale.

Read more:SHBA ndaloi dronët DJI

Studiuesit analizuan edhe nëngrupin prej 3.003 nxënësish të diagnostikuar me çrregullime mendore. Brenda këtij grupi, dallimi ndërmjet zonave rurale dhe urbane ishte edhe më i dukshëm.

Nxënësit nga zonat rurale shfaqnin më shumë simptoma të tërheqjes dhe depresionit, probleme sociale, vështirësi në të menduar, shkelje të rregullave dhe sjellje agresive. Ndërsa nxënësit nga zonat urbane kishin më shumë ankesa trupore dhe sjellje agresive.

Një gjetje e veçantë lidhej me gjininë. Te djemtë u vërejtën dallime më të mëdha në simptomat psikologjike, varësisht nga vendbanimi, ndërsa te vajzat nuk u gjet një dallim i tillë. Studiuesit vlerësojnë se shëndeti mendor i djemve mund të jetë më i ndjeshëm ndaj mjedisit ku rriten.

Read more:Burri i intervistuar aksidentalisht drejtpërdrejt në BBC në vend të një eksperti teknologjik u bë përsëri viral

Varfëria, presioni për sukses dhe mungesa e mbështetjes

Autorët e studimit përmendin disa faktorë që mund ta shpjegojnë këtë dallim. Fëmijët në zonat rurale të Kinës shpesh përballen me kushte më të vështira socioekonomike, më pak burime arsimore dhe qasje më të kufizuar në shërbime të shëndetit mendor.

Një faktor i rëndësishëm është edhe fenomeni i “fëmijëve të lënë pas”, pra fëmijëve prindërit e të cilëve kanë migruar në qytete për punë, ndërsa ata rriten nga gjyshërit ose të afërm të tjerë.

Read more:LSDM: Mickoski po bllokon ekstradimin e Gruevskit

Për fëmijët në qytete, presioni është i një natyre tjetër. Fokusi i madh i prindërve te suksesi në shkollë dhe sistemi arsimor konkurrues mund të çojnë në zbulim më të shpeshtë të ADHD-së dhe problemeve të tjera të sjelljes.

Autorët theksojnë se zonat rurale kanë nevojë për kontroll më të mirë të shëndetit mendor, sidomos për depresionin, si dhe për shërbime më të qasshme, përfshirë telemjekësinë. Ndërsa në qytete duhet të forcohet zbulimi i hershëm i ADHD-së dhe mbështetja në shkolla dhe familje. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Adoleshentët #Familje #Fëmija #Femije #Fëmijët #Intervista #jetë #Kina #Shëndeti mendor

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi
  • “Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Qëndroni dhe rezistoni për të ardhmen! Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
  • Kur klienti të nxjerr karton të kuq – Blog
  • “Të luftojmë për të drejtat tona”/ Protestuesi nga Diaspora Shqiptare e Amerikës: Fatkeqësi kombëtare që kemi një kryeministër si Edi Rama
  • “Nuk jemi dëmshpërblyer për përmbytjet”/ Protestuesi: U ktheva nga emigrimi dhe investova 100 mijë euro. Bëra gabimin më të madh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 17 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 17 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 10 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by