Në Apelin e GJKKO-së po shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë. Vetë ish-presidenti Meta ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancë dhe do të përfaqësohet nga avokati i tij Kujtim Cakrani. Ky i fundit kërkoi zhvillimin e seancës pa Metës, ndërsa theksoi se ish-presidenti do të marrë pjesë vetëm në gjyqin në themel.
Avokati Cakrani tha se pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rishikoi praktikën e arrestit me burg, kërkojnë zbutjen e masës së sigurisë.
“Gjykata duhet të parashohë rrethanat dhe rrezikshmërinë e individit, duhet arsyetuar nga gjykata pse mbahet në paraburgim një individ. Gjykata e Lartë liroi Mirlinda Karcanajn që akuzohet për grup kriminal, ndërsa Meta mbahet prej 19 muajsh në paraburgim”, tha avokati.
Read more:Mero Baze: Nga ‘paprekshmëria’ e politikës tek ‘paprekshmëria’ e drejtësisë
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim…




