Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ndërhyrja që tremb shumë gra shtatzëna: Kur është e nevojshme epiziotomia dhe si ta lehtësoni shërimin
Aktualitet

Ndërhyrja që tremb shumë gra shtatzëna: Kur është e nevojshme epiziotomia dhe si ta lehtësoni shërimin

• 11 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dikur përdorej më shpesh, ndërsa sot rekomandohet vetëm kur ka arsye mjekësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se epiziotomia nuk duhet të bëhet në mënyrë rutinore gjatë lindjes vagjinale

Epiziotomia është një ndërhyrje kirurgjikale obstetrike që bëhet gjatë lindjes vagjinale, kur mjeku ose mamia bën një prerje të kontrolluar në perineum, pjesën e indeve ndërmjet hapjes vagjinale dhe anusit.

Qëllimi është të zgjerohet dalja e kanalit të lindjes, të lehtësohet dalja e foshnjës dhe, në disa raste, të shmanget çarja e pakontrolluar e indeve. Prerja zakonisht bëhet në momentin kur foshnja është duke dalë, ndërsa pas lindjes qepet, më së shpeshti me penj që shpërbëhen vetvetiu.

Megjithatë, epiziotomia nuk konsiderohet më ndërhyrje që duhet bërë në çdo lindje. Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se përdorimi rutinor ose i gjerë i epiziotomisë nuk rekomandohet te gratë që lindin në mënyrë vagjinale spontane. Sipas OBSH-së, nëse bëhet epiziotomia, duhet të ketë arsye të qartë mjekësore, anestezi lokale efektive dhe pëlqim të informuar të gruas.

Read more:Adrian Gaxha bëhet baba për herë të parë

Kur dhe pse bëhet epiziotomia

Sot epiziotomia bëhet në mënyrë përzgjedhëse, vetëm kur ekipi mjekësor vlerëson se përfitimi është më i madh se rreziku.

Ajo mund të merret parasysh kur foshnja duhet të lindë më shpejt për shkak të gjendjes së saj, kur përdoret instrument obstetrik, si forcepsi ose vakuumi, kur perineumi nuk zgjerohet mjaftueshëm, ose kur ekziston rrezik për çarje më të rëndë të indeve. Mayo Clinic po ashtu thekson se profesionistët shëndetësorë nuk e rekomandojnë më epiziotominë për shumicën e lindjeve, por ajo mund të jetë e nevojshme në rrethana të caktuara, sidomos kur foshnja duhet të lindë shpejt.

Sipas udhëzimeve të ACOG, përdorimi i kufizuar i epiziotomisë është më i favorshëm sesa përdorimi rutinor, sepse ndërhyrja e panevojshme mund të rrisë dhimbjen, nevojën për qepje dhe rrezikun e komplikimeve të caktuara pas lindjes, transmeton Telegrafi.

Read more:Gratë në Turqi shndërrojnë gurët e natyrës në kukulla

Si duket shërimi pas epiziotomisë

Shërimi ndryshon nga një grua te tjetra. Dhimbja dhe parehatia zakonisht janë më të theksuara në ditët e para pas lindjes, ndërsa përmirësimi vërehet gradualisht.

Në shumë raste, shërimi i plotë zgjat rreth katër deri në gjashtë javë, megjithëse koha mund të ndryshojë varësisht nga madhësia e prerjes, mënyra e qepjes, kujdesi pas lindjes dhe gjendja e përgjithshme e gruas. Mayo Clinic thekson se çarjet më të rënda vagjinale mund të kërkojnë katër deri në gjashtë javë ose më shumë për t’u shëruar.

Gjatë kësaj periudhe mund të ndihen dhimbje gjatë uljes, ecjes ose urinimit, ndjesi djegieje, tërheqje në zonën e plagës dhe parehati gjatë lëvizjes. Këto shqetësime janë të zakonshme, por duhet të zbuten me kalimin e ditëve, jo të përkeqësohen.

Read more:Rriten bizneset, jo punësimi/ Shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa staf, 51% e tyre pa punonjës

Kujdesi që ndihmon shërimin

Higjiena është shumë e rëndësishme. Zona duhet të mbahet e pastër, të shpëlahet me ujë të vakët dhe të thahet butë, pa fërkim. Kujdesi i rregullt ndihmon në uljen e rrezikut për infeksion.

Pushimi po ashtu ka rëndësi, sidomos ditët e para. Shmangia e qëndrimit të gjatë ulur dhe përdorimi i një pozicioni më të rehatshëm mund ta zvogëlojnë presionin mbi perineum.

Dhimbja nuk duhet të injorohet. Nëse është e nevojshme, mund të përdoren barna kundër dhimbjes, por gjithmonë sipas këshillës së mjekut, veçanërisht nëse nëna ushqen foshnjën me gji.

Read more:Tre shenja që tregojnë se jeni rritur me prindër emocionalisht të padisponueshëm

Ushtrimet e dyshemesë së legenit mund të ndihmojnë në rikthimin e tonusit muskulor dhe në uljen e presionit mbi plagën, por ato duhet të nisin vetëm kur gruaja ndihet gati dhe kur mjeku ose mamia e këshillon. NHS Wales thekson se forcimi i muskujve rreth vagjinës dhe anusit mund të ndihmojë shërimin dhe të zvogëlojë presionin mbi zonën e prerjes.

Kur duhet të kërkohet ndihmë mjekësore

Kontrolli mjekësor është i nevojshëm nëse dhimbja shtohet në vend që të ulet, nëse shfaqet skuqje, ënjtje, rrjedhje me erë të pakëndshme, qelb, temperaturë ose ndjesi se qepjet janë hapur.

NHS këshillon që gruaja të kontaktojë maminë ose mjekun nëse qepjet bëhen më të dhimbshme, nëse ka rrjedhje me erë të pakëndshme ose nëse lëkura rreth prerjes është e kuqe dhe e ënjtur, sepse këto mund të jenë shenja infeksioni.

Read more:Nga mëngjesi i freskët te mbrëmja elegante: Xhaketat që dominojnë sezonin

Epiziotomia nuk është diçka nga e cila duhet pasur frikë paraprakisht, por është ndërhyrje për të cilën gruaja duhet të jetë e informuar. Në mjekësinë moderne ajo nuk bëhet si procedurë rutinore, por vetëm kur ka arsye të qartë për ta mbrojtur nënën, foshnjën ose ecurinë e lindjes.

Biseda e hapur me gjinekologun ose maminë para lindjes mund të ndihmojë që gruaja ta kuptojë më mirë kur epiziotomia është e nevojshme, si bëhet dhe çfarë duhet të presë gjatë shërimit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Biseda #Epiziotomia #Foshnja #Gratë #jetë #Kujdesi #Lëkura #Shtatzëna #Shtatzënia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër nis numërimi mbrapsht, largohu para se të vijë shtatori!”, protestuesi paralajmëron Ramën: Ik, ose do të përballesh…
  • 1 minutë heshtje në nder të viktimave në Shkodër! Aktivisti Ilir Xhemalaj S’ka lekë për rrugë e zjarrfikëse! Rama gjenocid me shqiptarët, e ka vendin në Hagë si Millosheviçi
  • Revolta popullore! Thirrja e fortë e të moshuarit për intelektualët: Reagoni, heshtja juaj mund të jetë më e rëndë se fjala e të ligjve
  • Aksident në Lezhë, humb drejtimin dhe përfundon poshtë mjetit bujqësor, shoferi ndërron jetë në vend (VIDEO)
  • Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 13 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 13 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by