Andi Toromani, nga fshati Shilbater i Elbasanit, zotëron 500 rrënjë qershi të hershme për të kapur çmimin e dëshiruar.
Por subvencionet e munguara e drejtojnë tregtarin të blejë qershi të huaj, sepse prodhimi vendas i jep atij më pak fitim.
“Konsumoni qershitë e tokës shqiptare dhe jo ato greke, është bio”, u shpreh fermeri Andi Toromani.
Read more:ESHA me mendim negativ për shpenzimin e parave në Ministrinë e Çështjeve Evropiane të RMV-së
Andi thotë se edhe atëherë kur tregtarët blejnë qershinë e tokës së tij, 1 kg qershi e shesin 150% më shtrenjtë nga vlera fillestare. Çmimi i kripur i qershisë, që ëmbëlson tregtarët, shkakton pakënaqësi tek fermerët dhe konsumatorët.
“Kjo është një super qershi bishtshkurtër. Një kg qershi po e shes me 6 mijë lekë, por në Tiranë e shoh që shitet me 15 mijë lekë. Ky çmim i lartë e mban larg konsumatorin dhe për këtë arsye ne shesim më pak”, tha ai.
Tregtia e pandershme e detyron 37-vjeçarin të jetojë mes fshatit të Elbasanit dhe qytetit Këln të Gjermanisë. Kërkesat e tij për t’u shpërngulur përgjithmonë në vendlindje janë bazike për një bujk që do të punojë tokën.
Read more:Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj
“Unë emigroj në Greqi, Itali dhe tani në Gjermani, ku punoj në ndërtim. Por sytë i kam këtu, dua të kthehem dhe kërkoj vetëm drita, ujë dhe rrugë. Nuk mund ta mbash pemën me bidona, ujitja kërkon sistem”, u shpreh Andi.
Ekstremiteti i temperaturave përgjatë stinës së dimrit dhe pranverës ka sjellë më pak prodhim për fermerët e qershive.




