Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Raporti britanik, reagon Specialja: Interpretimet janë të pasakta
Aktualitet

Raporti britanik, reagon Specialja: Interpretimet janë të pasakta

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë, kanë reaguar ndaj raportimeve të fundit dhe interpretimeve të raportit të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, duke thënë se janë bërë pasaktësi në paraqitjen e përmbajtjes së raportit.

Në njoftim thuhet se raporti është përgatitur me kërkesë të Zyrës së Avokatit të Popullit të Kosovës, por nuk ndikon në aktivitetin gjyqësor të DHSK-së.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) janë institucion gjyqësor i pavarur. As Avokati i Popullit i Kosovës, as Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit nuk kanë të drejtën e paraqitjes së parashtrimeve në Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagim.

Specialja s’e njeh Avokatin e Popullit të Kosovës, për raportin e britanikëve thonë se “s’e ka të qartë statusin”

DHSK theksojnë se Kushtetuta e Kosovës dhe ligji përkatës përcaktojnë qartë funksionimin dhe juridiksionin e tyre.

Read more:PDK reagon ndaj raportit për Specialen: Alarm për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Duke pasur parasysh këtë kornizë kushtetuese, raporti i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, i porositur nga Avokati Popullit, nuk ndikon dhe nuk do të ndikojë në aktivitetin gjyqësor të Dhomave të Specializuara”.

Në reagim thuhet gjithashtu se disa interpretime të bëra nga Avokati i Popullit nuk përputhen me përmbajtjen reale të raportit.

“Në kundërshtim me deklaratat publike të Avokatit të Popullit në Kosovë, Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit nuk ka konstatuar se ndonjë prej vendimeve të gjykatësve të Dhomave të Specializuara ka shkelur të drejtat e njeriut të të akuzuarve”, theksohet në reagim.

Read more:OVL e UÇK-së kritikon shtyrjen e vendimit në Hagë: Gati gjashtë vjet paraburgim pa vendim është dënim pa aktgjykim

Sipas DHSK-së, raporti nuk arrin në përfundimin se jurisprudenca e Dhomave të Specializuara bie ndesh me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Po ashtu, raporti nuk arrin në përfundimin se jurisprudenca e Dhomave të Specializuara shkel apo bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet më tej.

Raporti i Avokatit të Popullit: Dhomat e Specializuara kanë devijuar nga qëllimi fillestar

Në njoftim përmendet edhe fakti se disa çështje të ngritura në raport janë aktualisht pjesë e procedurave juridike dhe mund të rishikohen në apel.

Read more:Gjykata Speciale, OVL e UÇK-së i shkruan ambasadave: Argumentet juridike janë shteruar, vendimi përfundimtar ta forcojë besimin në drejtësinë ndërkombëtare

“Në raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit gjithashtu nuk konstatohet asnjë shkelje e konventave të të drejtave të njeriut në vendimet në lidhje me paraburgimin”, thekson Gjykata Speciale.

Në fund, Dhomat e Specializuara rikujtojnë rolet e palëve në proceset gjyqësore dhe theksojnë se vetëm trupi gjykues merr vendime përfundimtare mbi fajësinë.

“Vetëm Trupi Gjykues vlerëson provat, bën konstatime mbi faktet e çështjes gjyqësore dhe në fund vendos nëse fajësia është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Avokati i popullit #Dhomat e specializuara #Dhomat e specializuara të kosovës #Gjykata #Gjykata speciale #Gjykimi i krerëve të uçk #Hagë #Institucion #Raporti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTO-VIDEO/ “Liri për Çlirimtarët”! Numërimi mbrapsht në Hagë, orët e fundit para vendimit për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
  • “Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë”/ Berisha: Nesër ditë e veçantë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës
  • “Ora e Pritjes” në Hagë/ Qindra shqiptarë nga Kosova dhe Disapora mblidhen në mbështetje të krerëve të UÇK-së, nesër pritet vendimi
  • Përplasja për pagat e magjistratëve/ “Të mbajë përgjegjësi për Veliajn e Ballukun”, Agron Shehaj: Rama është i dëshpëruar, nuk di më se çfarë bën! Nuk i shpëton dot drejtësisë!
  • Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by