Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vjosa Osmani në ‘tubimin e bashkimit’: Po kthehem në shtëpinë time! Akuza për Vetëvendosjen: S’ngopet kurrë, dërgon vendin çdo 3 muaj në zgjedhje
Aktualitet

Vjosa Osmani në ‘tubimin e bashkimit’: Po kthehem në shtëpinë time! Akuza për Vetëvendosjen: S’ngopet kurrë, dërgon vendin çdo 3 muaj në zgjedhje

• 11 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, në organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që shënon bashkimin e saj për të garuar bashkë me LDK-në, ka thënë se po kthehet në shtëpinë e saj.

Osmani para të pranishmëve deklaroi se ky ribashkim është dëshmi që duhet ditur të jesh më i madh se ndasitë.

“Mirë se ju rigjeta, motra e vëllezër kemi qenë gjithmonë. Nga thellësia e shpirti dhe në çdo rrahje të zemrës, dua t’iu them zemërplotë, po kthehem në shtëpinë time. Po kthehem këtu ku nisi ëndrra jonë e përbashkët për Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja nuk është vendi ku gjithmonë pajtohesh por është vendi ku gjithmonë përket. Sot ky ribashkim është dëshmi se ne dimë të jemi më të mëdhenj se ndasitë tonë”, ka deklaruar Osmani.

Read more:LDK vendos, Osmani kandidate për presidente dhe bartëse e listës, Abdixhiku kandidat për kryeministër

Osmani deklaroi sërish se e pranon besimin për të qenë kandidate për presidente nga radhët e LDK-së.

“E pranoj besimin për të qenë kandidatja juaj dhe e popullit të Kosovës për presidente të Republikës së Kosovës. Ndërkaq ju sot pranoni besën time, pranoni vullnetin tim, pranoni zotimin tim të palëkundur që Kosovën do ta rikthejmë në lartësinë e vizionit të atit tonë themeltar, dr. Ibrahim Rugovës”, ka deklaruar Osmani.

Read more:Osmani: Qytetarët më kthyen në LDK

Ajo akuzoi sërish partinë në pushtet që vendin e dërgoi sërish në zgjedhje sepse i pengoi një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë. Rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminim e çdonjërit që Republikën e vendosë para çdo interesi partiak e ideologjik. Rrugën e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje të panevojshme e ia refuzuan popullit 51% vetëm për ta eleminuar një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, është rruga e aleancave të forta, respektit ndërkombëtar”, deklaroi Osmani.

Read more:Nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit, Hoti: Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci

Në organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ndryshe u quajt “tubimi i bashkimit”, ish-presidentja Vjosa Osmani i ftoi edhe ata që nuk ishin të pranishëm, t’i bashkohen këtij rrugëtimi.

Në tubim sërish nuk u panë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Pjesë e tubimit nuk ishin as kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ai i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Read more:Tensione në Kuvend, Bajrami i shkon te ulësja Ahmetit – ndërhyn Haxhiu

“Sot ju ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, ka thënë Osmani.

Ky tubim shënoi bashkimin e ish-presidentes Vjosa Osmani me listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Avdullah hoti #Familje #Hykmete bajrami #Imri ahmeti #kosove #Ldk #Lumir abdixhiku #Perparim rama #Vjosa osmani #Zgjedhjet ne kosove

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by