Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Erërat e forta shkaktojnë 17 intervenime në Prishtinë
Aktualitet

Erërat e forta shkaktojnë 17 intervenime në Prishtinë

• 12 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Erërat e forta që kanë përfshirë gjatë ditës së sotme Prishtinën dhe disa zona të tjera të vendit kanë shkaktuar incidente të shumta, duke detyruar ekipet emergjente të realizojnë dhjetëra intervenime në terren.

Sipas njoftimit të Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet emergjente, Ndërmarrja Publike Gjelbër dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë kryer gjithsej 17 intervenime në territorin e Prishtinës dhe Fushë Kosovë.

Intervenimet kanë qenë kryesisht për largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave dhe tjegullave të dëmtuara nga era, prerje të drunjve, si dhe trajtim të rasteve të zjarreve.

Sipas njoftimit, intervenime janë realizuar në lagjen Dardania për largim llamarine, në rrugën “Aziz Abrashi” për largim reklame, te Trafiku Urban për prerje të një plepi, në rrugët “Mark Isaku” dhe “Muharrem Fejza” për largim llamarinash, si dhe te ish-Kino ABC për largim tjegullash.

Read more:27 fustane solemne e dy vello – Dogana zbulon mallra të padeklaruara në një hapësirë të fshehur në autobus

Po ashtu, ekipe emergjente kanë intervenuar te Bosna në lagjen Kurriz, në fshatin Hajvali për probleme me tela të rrymës dhe tym në një shtëpi, në Sinidoll për zjarr në bari të thatë, si dhe në Teneshdoll dhe Mramor për raste zjarresh.

Ndërkohë, intervenime janë raportuar edhe në Bregun e Diellit për largim ulluqesh, në banesat sociale në Dardani për largim kulmi, në rrugën “Eqrem Çabej” për largim llamarine, si dhe në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë për largim kulmi të dëmtuar.

Sipas Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, dy intervenime vazhdojnë ende të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen në terren.

Read more:Paralajmërohen erëra të forta, Fushtica: Nuk ka vend për panik

“Falënderojmë të gjitha ekipet operative për reagimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, erërat e forta kanë përfshirë jo vetëm Prishtina, por edhe pjesë të tjera të vendit, ndërsa institucionet lokale kanë qenë në gatishmëri për t’u përballur me situatat emergjente. Fatmirësisht, deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar apo dëme më serioze.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Drejtoria për siguri dhe emergjenca #Emergjenca #Fushë kosovë #Komuna e prishtinës #kosove #Mramor #Njoftim #Prishtina #prishtine

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fundi i sezonit veror/ 41 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për fundjavë, 8 mijë pasagjerë largohen nga Porti i Vlorës drejt Italisë
  • Fundi i gushtit sjell fluks nga Kosova drejt Shqipërisë, trafik në Rrugën e Kombit
  • “Çmimi më i lartë në botë!”/ Nafta 220 lekë/ litri, Berisha: Fajin e ka qeveria! Takson karburantin më shumë se rajoni
  • Në kërkim nga Kosova për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 57-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO)
  • I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari (EMRI + VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 12 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by