Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Netflix nën kritika në Teksas/ Akuzohet për ‘spiunazh’ të përdoruesve të rritur dhe të mitur, duke shkaktuar varësi
Botë

Netflix nën kritika në Teksas/ Akuzohet për ‘spiunazh’ të përdoruesve të rritur dhe të mitur, duke shkaktuar varësi

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Netflix po përballet me një padi të rëndë nga shteti i Teksasit, ku autoritetet e akuzojnë platformën e transmetimit për mbledhje të fshehtë të të dhënave të përdoruesve, përfshirë edhe të miturit, si dhe për përdorimin e funksioneve që nxisin varësinë nga përmbajtja.

Read more:Seriali i ri i Netflix "Legends" merr vlerësime të larta nga kritikët

Padia është ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, i cili pretendon se kompania ka “spiunuar” qytetarët duke regjistruar miliarda të dhëna mbi sjelljen e tyre në platformë.
Sipas autoriteteve, çdo ndërveprim i përdoruesve në Netflix është kthyer në një “pikë të dhënash”, duke përfshirë zgjedhjet e përmbajtjes, kohën që përdoruesit kalonin mbi tituj apo imazhe të caktuara, si dhe lëvizjet e mausit dhe pauzat gjatë navigimit. Padia pretendon se Netflix, ndërsa publikisht prezantohej si një alternativë më private ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë, në të vërtetë ka ndërtuar një sistem të gjerë monitorimi të përdoruesve.
Në dokumente përmenden edhe deklaratat e ish-drejtorit ekzekiv të kompanisë, Reed Hastings, i cili në vitet 2019 dhe 2020 kishte deklaruar se kompania nuk komercializonte të dhënat e përdoruesve për reklama.
Autoritetet e Teksasit pretendojnë se që nga viti 2022 Netflix ka filluar të shfrytëzojë në mënyrë agresive të dhënat e mbledhura nga familjet dhe fëmijët, duke i ndarë ato me ndërmjetës komercialë të të dhënave dhe duke gjeneruar miliarda dollarë të ardhura.
Padia kritikon gjithashtu përdorimin e funksioneve si “autoplay” dhe mekanizmave të tjerë që, sipas prokurorisë, janë krijuar për të mbajtur përdoruesit sa më gjatë në platformë dhe për të nxitur konsum të pafund të përmbajtjes.
Nga ana tjetër, Netflix i ka mohuar kategorikisht akuzat. Në një deklaratë për Reuters, kompania tha se padia është “pa bazë” dhe e mbështetur në informacione “të pasakta dhe mashtruese”.
“Netflix e merr seriozisht privatësinë e anëtarëve të tij dhe respekton ligjet për mbrojtjen e të dhënave në çdo vend ku operon,” deklaroi zëdhënësi i kompanisë.
Autoritetet e Teksasit kërkojnë që gjykata të urdhërojë Netflix të fshijë të gjitha të dhënat e mbledhura në mënyrë të paligjshme nga banorët e shtetit, të ndalojë përdorimin e tyre për reklama të synuara dhe të çaktivizojë automatikisht funksionin “autoplay” në profilet e fëmijëve. Çështja vjen në një moment kur platformat e mëdha dixhitale po përballen me presion në rritje për mënyrën sesi dizajni i aplikacioneve dhe algoritmet mund të ndikojnë në sjelljen dhe varësinë e përdoruesve.

Read more:Skënder Minxhozi: Habia është pse habiteni!

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Fëmijët #Gjykata #Kompania #Netflix #padi #Private #reuters #Spiunazh

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Besoj se Gjykata e Apelit mund ta ndryshojë situatën”/ Bedri Islami: Thaçi e dinte se mund të shkonte në Hagë, por kishte shpresë te drejtësia
  • 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Sala Jashari: Vendimi i Hagës është politik, aspak e drejtë për Kosovën!
  • Mbahet në Toshkëz të Lushnjës, ‘Festa e vreshtarisë’! Tradita dhe puna e fermerëve në një panair
  • Vdekja e bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve! Dënimi për mjekim të pakujdesshëm
  • Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by