Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente
Botë

Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik.

Bëhet fjalë për fluturimin LH1753 me destinacion Mynihun dhe pilotët e avionit që ishte ngritur nga Athina në orën 18:19, vetëm pak minuta më vonë informuan pasagjerët se avioni duhej të kthehej menjëherë në aeroport për arsye sigurie.

Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.

Read more:Zbulohet pacienti ‘zero’ me hantavirus/ Pasioni për zogjtë i kushtoi jetën, dyshohet se u infektua gjatë ekspeditës me shpendë në Argjentinë

Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke.

Për disa minuta në bord mbizotëroi tension dhe konfuzion, ndërsa udhëtarët përpiqeshin të dilnin menjëherë nga avioni.

Në pistë ishin vendosur automjete zjarrfikëse dhe forca të sigurisë së aeroportit, ndërsa zjarrfikësit dhe personeli i emergjencës orientonin pasagjerët drejt zonave të sigurta.

Read more:Lufthansa shkurton 20,000 fluturime për shkak të rritjes së kostove të karburantit për aeroplanë

Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Ndërkohë, aventura e pasagjerëve nuk përfundoi me uljen emergjente në Athinë. Sipas mediave greke, ata u nisën sërish sot drejt Mynihut, por gjatë fluturimit përjetuan edhe dy incidente të tjera.

Read more:Gjykata e Mynihut: Burri që dëmtoi Porsche-n për t'i shpëtuar qenve nuk është përgjegjës për dëmin

Fillimisht, një i moshuar humbi ndjenjat në bord dhe ekuipazhi shqyrtoi mundësinë e një tjetër uljeje emergjente, derisa një mjek që ndodhej në avion i dha ndihmën e parë.

Më pas, gjatë uljes në Mynih, avioni preku pothuajse pistën, por në momentet e fundit mori sërish lartësi dhe u ul disa minuta më vonë. Sipas raportimeve, në aeroportin e Mynihut janë vënë në dispozicion edhe psikologë për pasagjerët që dëshirojnë të flasin për përvojën e tyre.

View this post on Instagram
Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Athina #Automjete #avion #defekt #Instagram #Lufthansa #Mynih #Pasagjerët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Nis evakuimi i banorëve, zjarri 50 metra larg spitalit! Arrestohet autori i zjarrëvënies (EMRI + VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 17 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 16 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen gjobat për celularin e shpejtësinë 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by