Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestën e dytë: "Nëse menduat se u ndalëm, gabuat"
Aktualitet

Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestën e dytë: "Nëse menduat se u ndalëm, gabuat"

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Nëse menduat se e ndalëm, gabuat! Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen!” Kjo është porosia që studentët shqiptarë të Fakulteteve Juridike në Maqedoninë e Veriut po e shpërndajnë tashmë nëpër qytete të ndryshme të vendit, duke paralajmëruar mobilizim të ri dhe protestën e dytë në Shkup për kërkesën që provimi i Jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Pas protestës së parë, studentët thonë se institucionet kanë dhënë vetëm premtime politike, por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë. Zëvendëskryeministri Bekim Sali, kryetari i Komunës së Çairit dhe ai i Tetovës, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasamk, si dhe zyrtarë të tjerë të VLEN-it kishin deklaruar publikisht se çështja e provimit në gjuhën shqipe do të zgjidhej. Në ndërkohë, reagoi edhe Avokati i Popullit, i cili dërgoi shkresë zyrtare në Qeveri, ndërsa u paralajmërua edhe formimi i një grupi pune për tejkalimin e problemit. Megjithatë, gjithçka ka mbetur vetëm në nivel deklarativ.

Read more:Ndryshimi i rregullave po afron: IFAB synon ndërhyrje në goditjet standarde pas polemikave mes Arsenalit dhe West Hamit

“Premtime pati shumë, por rezultat nuk ka. Asnjë vendim, asnjë ndryshim konkret dhe asnjë afat i qartë”, thonë organizatorët e protestës.

Sinjalet e para për organizimin e protestës së dytë tashmë kanë nisur. Pasditen e së dielës, studentët shqiptarë të degës Juridik nga universitetet shqiptare në vend, të cilët protestuan edhe herën e kaluar në Shkup, filluan mobilizimin nga Kumanova, duke paralajmëruar zgjerim të aktiviteteve dhe koordinim më të madh në ditët në vijim.

Read more:Sali: 30 vite partneritet me BE – tani është koha për rezultate konkrete

Mbishkrimet dhe mesazhet protestuese janë shfaqur në disa qytete të vendit, ndërsa studentët insistojnë se kërkesa e tyre nuk është politike, por elementare – e drejta për ta dhënë provimin profesional në gjuhën amtare.

Read more:BDI: Izet Mexhiti, promotori i nepotizmit brutal në politikën shqiptare

Kjo çështje, e cila fillimisht u trajtua si problem administrativ, tashmë po shndërrohet në një revoltë më të gjerë studentore, ku në qendër të kritikave janë institucionet që, sipas tyre, vazhdojnë të zvarrisin zgjidhjen e një problemi që prek drejtpërdrejt mijëra studentë dhe të diplomuar shqiptarë, ndërkohë që është një e drejtë themelore e garantuar me ligj./Koha.mk/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsimi në maqedoni #Avokati i popullit #Bekim sali #Izet mexhiti #Kumanova #Para #Shqiptarët e maqedonisë #Studentët e maqedonisë #Vlen

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Policia shoqëroi brutalisht protestuesit gjatë tubimit te Parlamenti/ Komiteti i Helsinkit: Do të zbardhim çdo rast, do të ndiqet rruga institucionale
  • Reshjet e dendura godasin Hasin, 80% e segmenteve rrugore në Golaj raportohen të dëmtuara
  • “Rama rrezik për vendin, kapo i trustit të betonit”/ Lubonja ‘skanon’ deklaratat e kryeministrit: I pabesë. Përdor teknika mashtrimi. Vetëm me skandalin e Ballukut…
  • VIDEO/ Momente paniku gjatë protestës, fëmijë të frikësuar pasi policia tenton të shpërndajë qytetarët
  • Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 17 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by