Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Veturat elektrike shiten “për hekur” pas vetëm 3 vitesh
Aktualitet

Veturat elektrike shiten “për hekur” pas vetëm 3 vitesh

• 12 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Veturat elektrike janë bërë pothuajse “material i konsumueshëm” në Kinë, ku një luftë e ashpër çmimesh po shkatërron tregun. Xing Zhou nga kompania konsulente AlixPartners shpjegon se veturat elektrike po ndjekin një cikël të ngjashëm me telefonat inteligjentë.

Shumë modele kineze konsiderohen të vjetruara vetëm pak vite pas daljes në rrugë, gjë që e bën tregun e automobilave të përdorura shumë pak tërheqës për blerësit lokalë, sipas një analisti kinez për Autobild. Çmimet e ulëta të makinave të reja e bëjnë pothuajse të pakuptimtë shitjen e atyre të përdorura.

Ndërsa prodhuesit evropianë zakonisht shpenzojnë 4–5 vite për zhvillimin e një modeli, në Kinë kjo bëhet në rreth dy vite. Çdo vit prezantohen rreth 140 modele të reja, duke bërë që makinat trevjeçare të konsiderohen tashmë të vjetra dhe të dalin nga përdorimi shumë shpejt.

Read more:Nepali po përdor gjithnjë e më shumë automjetet elektrike, duke u bërë një nga vendet me rritjen më të shpejtë në këtë fushë

Ky ritëm ka krijuar “varreza makinash” që dalin nga tregu pas vetëm 3–5 vitesh, duke ushtruar presion të madh mbi mjedisin dhe sistemet e riciklimit. Për më tepër, konkurrenca e mbi 140 markave ka ulur ndjeshëm çmimet e tregut.

Mes viteve 2023 dhe 2025, çmimet e makinave elektrike kineze ranë mesatarisht me rreth 23%. Një shembull është BYD Seagull, që në Kinë kushton rreth 6900 euro. Shumë prodhues llogarisin që automjetet të përdoren vetëm për disa vite para se të çmontohen dhe riciklohen si pajisjet elektronike.

Read more:Netflix nën kritika në Teksas/ Akuzohet për ‘spiunazh’ të përdoruesve të rritur dhe të mitur, duke shkaktuar varësi

Megjithatë, sistemi i riciklimit nuk po arrin të ndjekë këtë ritëm, duke lënë parkingje të mëdha plot me makina të braktisura. Bateritë e tyre kanë vlerë për shkak të lëndëve të rralla që përmbajnë, por menaxhimi i tyre mbetet problematik.

Kjo situatë ekstreme ka çuar edhe në falimentimin e disa markave kineze të veturave elektrike, duke lënë punonjës pa paga dhe vende pune. Ndërkohë, kompanitë kineze po përpiqen me çdo kusht të depërtojnë në tregun evropian, ku fitimet janë më të larta. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Automjetet #Bateritë #Byd #euro #Kompania #Makinat #Pajisjet elektronike #Veturat elektrike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 4 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin