Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Kreditë me probleme arrijnë në 36.9 miliardë lekë, Banka e Shqipërisë thirrje për kujdes në dhënien e huave
Ekonomi

Kreditë me probleme arrijnë në 36.9 miliardë lekë, Banka e Shqipërisë thirrje për kujdes në dhënien e huave

• 13 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot, gjithnjë e më shumë qytetarë po hasin vështirësi në shlyerjen e kësteve të kredive. Rritja e çmimeve, kostot e jetesës dhe interesat më të larta të kredive po ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetet familjare.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme ka njohur një rritje të lehtë 3.85%, nga 3.8% që kishte qenë për shkurtin duke sinjalizuar presionin financiar që po ndjejnë familjet shqiptare.

Në vlerë absolute, kreditë me probleme kanë arritur vlerën e 36.9 miliardë lekëve, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.

Read more:“Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik

Për të mbajtur nën kontroll këtë tregues, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar më herët për nevojën e kujdesit në dhënien e kredive, sidomos për blerjen e banesave. Për këtë qëllim që prej korrikut 2025 u aplikuan disa masa kufizuese.

Totali i kredisë për ekonominë në fund të marsit arriti në 958.5 miliardë lekë, me një zgjerim të mëtejshëm prej 11.7 miliardë lekësh krahasuar me shkurtin. Kredia është në rritje vjetore me 10.6% më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Qytetarët tregojnë se shpesh një pagë nuk mjafton më për të përballuar njëkohësisht këstin e kredisë, qiranë, faturat dhe shpenzimet bazë. Në disa raste, familjet janë detyruar të reduktojnë shpenzimet mujore ose të marrin hua të tjera për të mbuluar pagesat ekzistuese.

Read more:Apple afër finalizimit të AirPods Ultra me kamera dhe AI

Ekspertët financiarë sugjerojnë që qytetarët të shmangin mbingarkimin me kredi dhe të planifikojnë me kujdes financat personale, ndërsa bankat pritet të tregojnë më shumë kujdes në vlerësimin e aftësisë paguese të klientëve.

Ndërsa kreditimi vijon të rritet, mbetet për t’u parë nëse edhe kreditë me probleme do të vazhdojnë të shtohen në muajt në vijim në një periudhë ku buxhetet familjare ndikohen nga çmimet e larta si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Lexo edhe
Ekonomi

Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian

Ekonomi

Nga Cakrani në tregun e BE-së/ Fermeri eksporton mbi 100 tonë perime në vit, por rruga e amortizuar i rrit kostot

Tags: #Banka #bankat #kredi #Raporti #rritja e cmimeve #Shpenzimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian
  • Nga Cakrani në tregun e BE-së/ Fermeri eksporton mbi 100 tonë perime në vit, por rruga e amortizuar i rrit kostot
  • Çmimet rriten, masat mungojnë/ Greqia ul çmimet e mbi 1600 produkteve, Shqipëria vetëm i numëron në platformë
  • Inflacioni në eurozonë 3.3%, energjia shtyn çmimet lart, Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë sërish normat e interesit
  • “Lumë” kredish për biznes dhe shtëpi, stoku i huave të dhëna nga banka kalon një trilion lekë
Nga të njëjtat tag-e
  • Inflacioni në eurozonë 3.3%, energjia shtyn çmimet lart, Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë sërish normat e interesit
  • “Lumë” kredish për biznes dhe shtëpi, stoku i huave të dhëna nga banka kalon një trilion lekë
  • Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit
  • Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës, BIRN: Ekspertët paralajmërojnë se ky akt mund të shërbejë për të justifikuar dëmet
  • Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë: Mundi dhe sakrifica e atyre që i shërbejnë vendit shpërblehet! (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 24 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 8 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 8 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian

Shqipëria pritet të krijojë një instrument të ri financiar si rrjedhojë e detyrimeve që ka ndaj procesit të…

• 16 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nga Cakrani në tregun e BE-së/ Fermeri eksporton mbi 100 tonë perime në vit, por rruga e amortizuar i rrit kostot

Fermeri Leonard Hoxhaj, nga Cakrani i Fierit, vijon të jetë një nga prodhuesit e suksesshëm të perimeve, duke…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Çmimet rriten, masat mungojnë/ Greqia ul çmimet e mbi 1600 produkteve, Shqipëria vetëm i numëron në platformë

Në raftet e marketeve dhe supermarketeve qytetarët shqiptarë e ndjejnë çdo ditë e më shumë rritjen e kostove…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by