Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Kurti e Vuçiqi në një dhomë për orë të tëra, s’dihet çfarë ka ndodhur” – Konjufca i përgjigjet Osmanit
Aktualitet

“Kurti e Vuçiqi në një dhomë për orë të tëra, s’dihet çfarë ka ndodhur” – Konjufca i përgjigjet Osmanit

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratat e Vjosa Osmanit në një tubim në Prishtinë, ku ajo tha se Albin Kurti, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryenegociatorin Miroslav Lajçak, për orë të tëra kanë qëndruar të mbyllur në një dhomë dhe, sipas saj, ajo nuk e di se çfarë është diskutuar aty.

Konjufca, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se dhoma e negociatave në Bruksel është pjesë normale e procesit diplomatik dhe se aty zhvillohen takime të gjata me praninë e ndërkombëtarëve.

Read more:Konjufca takon Sorensenin: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Sipas Konjufcës, Osmani po përdor dy tema kryesore në diskursin e saj politik – raportet me SHBA-në dhe Serbinë – për të sulmuar Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin.

Mes tjerash, Konjufca tha se të njëjtin diskurs e kanë përdorur edhe partitë opozitare, PDK dhe LDK, të cilat prej vitesh kanë përdorur të njëjtat tema politike, por pa sukses zgjedhor.

Read more:Haxhiu flet për largimet e ish-deputetëve që iu bashkuan Osmanit: Qytetarët do t’i vlerësojnë veprimet

“Ajo është dhoma e Brukselit, e negociatave ku natyrisht që rrihet me orë të tëra e ku janë të gjithë ndërkombëtarët. Por çfarë është duke ndodhur tash është që Vjosa Osmani është duke përdorur dy tema që janë Amerika dhe Serbia. Amerikën po e përdor siç e ka përdorur PDK-ja dhe LDK-ja, që prej gjashtë vjetësh po mendojnë me e mbrojt Amerikën prej Albin Kurtit, pasi mendojnë se Amerika është e rrezikuar dhe këta kanë mbetur me dalë e me e mbrojt. E dyta, me frikësu popullin me Serbinë. Kjo që është më e fuqishme e Vetëvendosjes me Serbinë – krejt ai ndryshim që ka ndodhur në veri sipas saj është iluzion dhe nuk ka ndodhur, të gjitha janë rrena. ‘Ajo që unë e di është shumë e rëndësishme njëfarë gogoli’ – PDK-ja e LDK-ja këtë temë e kanë përdorur që 6 vjet, tri palë zgjedhje i kanë humbur me këto tema dhe të katërtat kanë për t’i humbur”, u shpreh Konjufca.

Konjufca komentoi edhe raportin politik të Osmanit me Kurtin, duke thënë se ish-presidentja po përpiqet të fitojë mbështetje duke e sulmuar ish-aleatin e saj politik.

Read more:Albini, opozitari perfekt për rrëzimin e ‘Kurtit’ që ‘vdes’ për Mickoskin

“Osmani nuk mund të fitojë vota duke thënë se Albin Kurti është më i miri, ajo po mundohet të fitojë vota duke thënë se Albin Kurti është më i keqi. Këtë rrugë e ka zgjedhur dhe nuk po e di se kjo rrugë nuk funksionon. Ne jemi ata që kemi qenë më 2021. Albin Kurti është ai i vitit 2021 për të cilin ajo thoshte se është më i miri”, u shpreh Konjufca.

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Aleksandar vuçiq #Amerika #Bruksel #Debat plus #Glauk konjufca #Ldk #Vjosa osmani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kërkoi të bëhej palë në gjyqin e Veliajt kundër Dados, ish-prokurori Deda: U shkarkova nga detyra që të emërohej ai! I doli boja, a e ka bërë Magjistraturën?
  • Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale – Blog
  • PD kërkon anulimin e koncesionit Milot-Balldren, Këlliçi: Në konsorcium kompani e hetuar nga SPAK për pastrim parash në Aruba
  • Tritol në shtëpinë e vëllait të Julian Ballës në Shijak, dyshime për kërcënim! I përfshirë në organizatën e Çopjave, presidenti i klubit ‘Erzeni’ ende në kërkim nga SPAK
  • Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit! CDI mbështet kërkesat e popullit shqiptar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 15 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk “zënë vend” të vërtetat tona, nuk i thoni me empati… 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën! Qëndrimi i Berishës? Po bën sikur s’e dëgjon thelbin e revoltës 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by